Kaq e vogël jam për ty
Sa nji dromcë bukë
Sa nji akrep ore
Sa nji orë dore
Deri sa më zhduk!
E ti,
Për mu je edhe ma e vogël
Taman sa nji gogël
As verej që po jetoj
Veç ngutem veç vrapoj
Mendoj që me vehte kam me t’marrë
Me dukesh e vogël sa nji arrë !
Çdo ditë harroj që askush me vehte s’te morri
As I njerzishmi, as horri !
E as unë me vehte s’kam me t’marr
Por me ty çdo ditë baj pazar!
Herë ti më mashtron mu
Herë unë t’mashtroj ty
Veç ditë me kalu e vite me shty!
Botë …. Sa rrence je!
Foto: Kings Road