Pa teklif

32 vjet shoqni
Pa teklif
Pa asnji fjalë
Kemi da disa llafe
Kemi da të njajtin mall!
Me sa humor e me sa dhimbje
N’kry ia kemi dalë!

N’shpatulla kemi bajtë çdo peshë
Tuj ba hajgare e tuj qesh
Vjet tuj ik
Na tuj prit!
Kthehemi nji ditë thojshim
E ashtu edhe mendojshim!
Pleqnija tuj na nxanë
Diku në nji vend me namë !

E na tuj harru me u kthy
A thu shpresa u kry?
E musafir ku jemi
A atje kur vijmë
A në këtë vend kur kthehemi?

Thojshin n’vend t’huj
I huji t’bahet i vet,
N’dever e n’milet!

 

Scroll to Top