British passport

Shumë shqiptar të Shqipërisë ,kur erdhën në Angli, për me pasë të drejtë azili u deklaruan Kosovar!
Shumë vite më parë, shumica shqiptarëve të Kosovës kur kishin shku në SHBA ishin deklaruar si të Shqipërisë .

Parola gjindu si të din e si të mundesh .
Kush prej lufte, kush prej rezhimit, kush kushteve ekonomike ,të gjithë t’shkretit kemi luftu për egzistencë ,një fillim diku tjetër.

Home office i UK e dinte shumë mirë dhe shpesh herë  kanë pyetur kur kam punu si përkthyese se a mund t’i dalloj kush nga ku vjen,dhe unë i jam përgjegjur , – unë jam veç përkthyese dhe asgjë tjetër !”

Kur familja ime derguam kërkesën për British passport, mas një pritje të gjatë më thërasin nga Home Office në telefon dhe më thojnë që rasti familjes tonë qenka i komplikuar dhe kjo është edhe arsyeja që mund të zgjasë edhe më shumë.
– Si bënë,më tha oficerja , burri juaj i lindur në Pejë , është Gjakovar ka jetuar gjithë jetën në Sarajevë por është Kosovar , ti ke lind në Ulqin që është Mali Zi, je deklaruar shqiptare , djali madh ka lind në Prishtinë dhe është shqiptar , ka pasaport të Bosnës , djali vogël ka lind në Sarajevë,ka pasaport të Bosnës, dhe fëmijët i keni deklaruar shqiptar ???

Pra e keni tash parasysh,që familje ime kishte dy kosovar që kishin lindur në Kosovë por njeri isht shqiptar njeri kosovar.Unë shqipëtare e Malit Zi por me pasaport bosnjake,kurse djali vogël i lindur në Sarajevë i vetmi që nuk kishte te beje me trojet shqiptare por deklarohet shqipëtar.
Haj medet thashë, ka t’ja nisi . Gati një orë në telefon . Nuk e kuptonte që nuk e kuptonte.
Kur një i Skotlandës i thashë, që ka lind në Scotland vjen si fëmi me jetu në Angli ,martohet me skotlaneze që ka lind në Wells (Wales), I lind një fëmi në Edinburgh , një në Londër a i thojnë vehtes skotlandez apo si ?
T’ju ba lamshi asaj aq shumë, nuk e kuptonte që nuk e kuptonte. Jugoslavija nuk egzistonte ma, të Shqipërisë nuk ishim , por baba ishte Kosovar , nana shqipëtare e Malit të Zi me një djalë shqiptar nga Kosova dhe tjetri nga Sarajeva por tre shqiptarë dhe kryefamiljari Kosovar ????
Haj medet !
Nejse pasaportat na erdhên një javë apo dy mbas asaj bisede.Faji nuk ishte i imi për këtë komb të ri kosovar ! Kush e krijoi një dreq e di .

Ende edhe sot nuk e kuptoj që pse ajo nuk e kuptoj që shqiptar lind e nuk bahesh !

Scroll to Top