Baba i saj një tregëtar me namë,mes Napoli të Italisë ku edhe e kryen shkollën tregtare në Napoli dhe mes Tiranës plaçkitet padrejtësisht nga rezhimi komunist shqiptar dhe kërcnohet me burg për pasurinë e vet së bashku me shumë familje tjera të forta ekonomisht nga Shqipërija ku edhe sot e kësaj ditë pasuria tyre nuk I kthehet. Ishin pra familjet më të kamura të Tiranës para regjimit të Enver Hoxhës; Grabitja historike e 112.469.828 franga ari, plaçkitja, vrasjet përndjekjet deri në zhdukje të tregtarëve.
Kjo është e shënuar por shuma që la ishte edhe më e madhe nga gojëdhënat e dëshmitarëve të familjes.
I ati kthehet në Gjakovë përsëri në mahallën e Hadumit dhe prap viteve 48-49 shpërngulet së bashku me bashkshorten, fëmijët,prindërit dhe vllezërit në Sarajevë. Mbas familjes Axhanela ishin ndër familjet e para që ishin vendos në Sarajevë dhe pastaj një mbas një vijnë edhe shumë familje gjakovare por edhe nga viset tjera shqiptare.
Baba I sajë dhe vllezërit e blejnë komplet ndërtesën në zemër të Sarajevës nga një familje Hebrew që veç edhe ata tashma po shpërnguleshin në një vend tjetër.
Vjen një jabanxhi, e blen shtëpinë nga një jabanxhi tjetër që tashma ai së dyti vazhdon udhëtimet e mërgimit përsëri. Dhe kështu një qark i jetës pa fund .Një që vjen nga ekzekutimet fashiste dhe ik e vjen një që frigohet nga ekzekutimet e komunizmit dhe shtetit shqiptar .
Tre vllezërit me prindërit e tyre vazhdojnë bisnesin e tekstilit dhe rrobaqepsisë në Vase Miskina të Sarajevës prap prej fillimit.
Familjet shqiptare sa vijshin shtoheshin.
Por ata të gjithë ishin si familje e madhe. Nuk hahej buka pa musafir asnjë ditë.
Shtëpija vlonte edhe me biznes edhe me musafir.
Por si çdo gjeneratë e parë që tmerohet për asimilimin dhe martesë të përzier edhe baba i sajë tmerohej nga friga që varzat ose djelmt mund të merrnin boshnjak ose boshnjake.Në shtëpi nuk guxonte kush të fliste një fjalë boshnjakçe .
Ky është tmerri i çdo shqiptari .
Ajo Ishte fëmiu i tretë prej pesë fëmijëve. Një motër dhe vëlla më të vjetër dhe një motër dhe vëlla më të ri.
Si çdo e re shijon vitet e bukura të rinisë, jetën në Sarajevë, shoqet dhe gjithë bukurinë e jetës. Në mes reve dhe qiellit nuk i bahej vonë për asgja dhe dallohej nga të gjithë.
Mirë po baba i vet një ditë e fejon shumë të re me gjakovar aty edhe nga I kanë rrënjët.
Deshti nuk deshti vajza që shijonte të gjithë bukurinë e Sarajevës kthehet prap në Gjakovë!
Ç’të them ?
Ishte kohë e të Zotit të shtëpisë atëherë dhe veç njëri kishte të drejtë të kollitej.
Vjen nusja në Gjakovë dhe nata e parë e darsmës. Bijnë defat e Esmas jevges të bukur në të gjithë anët.
Nusja si maraklije që ishte për vallzim dhe çapkëne që nuk i trembej syri,nisë ngadalë përcjellë ritmin e defit me një kambë . Defi binte , këmbë e sajë shtonte ritmin.
Dikush nga mishlizi i vëren dhe ia nisë jep sinjale me sy e vetulla.
Esmaja, e bukur nuk ndalej. Defi shkonte në kupë të qiellit. E ku mos t’pëlset defi për nusen e re nga Sarajeva me dy gjylat më të bukura në faqet e veta dhe buzëqeshjen të vet Olivia de Havilland.Këmbë e sajë shkonte me ritmin. Nuk ndalej e shkreta këmbë .Sinjalet tashma sa vinin shtoheshin . Sy e vetulla tashma gjithë anët. Si ban nusja me vallzu?
Obbbboboooo moj nuse.
Nejse dikur u ndal defi. Shtëpija plot musafir dhe tashma të gjithë ranë në gjumë.
Ishte nusja e para ajo që duhet me u zgju me la oborrin, me pastru këpucët e të gjithëve dhe me përvlu çajin.
Del drita e parë e mëngjezit, dhe na çohet nusja çapkëne.
Çel derën. Çka me pa?!
Dhjetra e dhjetra parë këpucë, papuçe, nallona!
– Ah ç’më gjeti mu të shkretën !
-Ah more bac tu thaftë ajo dorë me cilën ma ke ba për hajr! Eh më solle nga asfalti në baltë të Kosovës! Deri sa ti nuk mundesh të vish në këtë baltë , dhe të pëlqen jeta e asfaltit me gjithë mallin që ke për Kosovë, përse neve po na kthen prap në vendlindje , dhe nga gyrbeti po na çon në gyrbet ?
Ku e pastroj tash unë këtë lloç ? Kah me ia nisë? I pikojnë disa lot nga sytë. I kujtohet e gjithë bukurija dhe gjallërija Sarajevës.
Mendon e shkreta kah me ia nisë.
Ulet ngadalë shkallëve merr këpucët një nga një dhe hopa në oborrin e kojshive. Fluturojnë mbi avllinë këpucët sikur të ishin magjike .
Çohen musafirët një nga një. Kërkojnë këpucët!
Ku janë këpucët ?
Nusja si nuse e mirë që duhej të ishte nuk i ndihet zani.
A nuk i kishin thanë të gjithë që nuk bënë me folë sepse bëhet “horr “.
Po pra, nuset nuk bënë me folë dhe ajo e shkreta I bindet urdhërit .
Nuk e çel gojën .
Dhe kjo nuk është e tëra!
Ma vonë vjen motorri, vjen tavolina dhe shumë e shumë tjera që unë nuk kam guxim t’i tregoj asesi pa lejen e autores.
Myza pra!
E bija Qamil Zhubit dhe Shefkije Ije Rezniqi. E bija e tregëtarit më të madh , një gjakovari me zotësi që mjerisht askush at zotësi nuk mund ta përcillte.
Çapkënja e një bote të vet e martuar në një botë komplet ndryshe. Myza që kur delte me vallzu nuk ndalej defi. Atmosfera rreth Myzës digjej me gaz dhe vallzimi sajë edhe vonë në pleqëri të mahnit.
Myza që nuk len film të Hollywood pa e pa 4-5 herë, nuk le serial pa e përcjellë dhe nëse ti qëllon aty rastësisht deri sa ajo i shikon ata, më mirë e ke nisja me I shiku edhe ti se nuk ta ven veshin se çka ke folë.
Nuk të përfillë bile fare që je në dhomë !
Myza e bakllavave unike ,Myza piteve briliante, Myza e musafirve. Ajo Myza që shtëpija e sajë nuk është e saja dhe kafshatën e fundit e ndanë me të tjerët!Myza që mbledh rreth vehtes të gjithë me bisedat dhe humorin!
Myza gruaja e njeriut më të mirë në botë që e kam njohur, Islam Kumnova që sa herë kam shku në shtëpinë e tyre nuk jam ndi hiç ma pak se në shtëpinë time. Nuk e refuzonte dot sharmin e Myzës Islami dhe nuk ia prishte kurrë. Eeee si t’ia prishte ?
E kush nuk ka ndëgjuar për çapkenllyqet e saja nga ata që e njohin ? Çapkënja që i ati, vjehrri im ia ndërpren të gjithë ëndrrat veç nga friga që varzat i marrin boshnjak deri sa vet kurrë nuk kishte guximin me ik prej asfalti. Patrotizëm të dyfishtë kemi ne shqiptarët. Vet zgjedhim gyrbetin nga halli por nga qefi i kthejmë fëmijët tonë në gyrbet ose marrim nga vendlindja dhe vazhdojmë udhëtimet e pa fund të gyrbetqarit .
Kunata ime më fal dhe e di sharjet tuaja marë e mbrapsht që më presin mbas këti postimi por ama nuk u durova ,dhe felemendero Zotin që nuk e shkruva masllahatin e motorrit!
Kësaj herë mirë shpëtove !
Për Myzën nuk mjafton një kapitull me volum të madh.
Sa herë na i tregonte çapkënllyqet e veta, palonte duart në prehën,i pakte sytë me demek “ah medet” dhe dhoma mbushej gaz nga të qeshurat e të gjithëve.
Ishte unike në gatimet e veta, aktrim kur duhej, mikpritje, zemërgjanë dhe tregimet e saja mbushnin dhomën .
