Micat ulqinake

Mic atje moj çka lyp ti 

Kta ulqinaket vend nuk më lanë

Jam ba azil me lypë n’Angli

Macat I dojnë ashtu m’kanë thanë!

Ik the qafën more dac i keq

Gjithë më thojnë sa shkoj n’oborr

Thua se panë të ziun dreq 

Kush nji herë nuk m’prek me dorë!

Daci me micën po ankohen,

Azil po lypin në Perendim,

Kah po sillen veç dënohen,

Duan të ikim nga i bukuri Ulqin!

Por çka bajmë ne kur shkojmë n’ Angli 

Erën e peshkut ku ta marrim 

Ku e gjejmë na gjithë këtë liri ,

Ditën ndër hije netën dalim !

Jo more jo nuk lajmë këtë vend 

Vendosi mica mos me lanë Ulqinin 

Masllahatin e azilit e qitën n ‘kuvend,

Ku ndrrohet bakri me arin dhe florinin!

Ulqinakun në mbledhje mica e thirë 

Veç pak peshk dhe ujë n’teneqe

Si n ‘Ulqin ku ka ma mirë 

Mos m’përzen se s’jam e keqe !

Mic atje e çyp more qen,

Na përzajnë gjithkah kah shkojmë 

Por na s’ikim nga ma i bukuri vend 

Qeni me macën po kuvendojnë !

Maje t’ullirit u kurulldis 

Mica ulqinake zi e bardhë 

Me lanë Ulqinin nuk levërdis

Vdeksha unë e lumja që këtu kam ardhë.

Se ndroj Ulqinin me asnji tjetër 

Jabanxhi nuk shkoj as refugjatë

T’jetosh këtu n’qytetin më t’vjetër

Është marifet por edhe nafak!

Scroll to Top