Edhe del prap një hajvan tjetër dhe flet për ne,a thua se nuk ka hallet e veta aty ku edhe fashot ,çarçafi ,gjylpera duhet të blehet nga vet pacienti i shkretë.A thu se ne jemi fajtor ,e jo vota e ti …
Po ti hyni rend secilës shtëpi, çdo e dyta e ka një jabanxhi diku në një tokë të huaj .
A është fat apo fatkeqësi nuk e di as vet edhe pse shpesh herë bi në këtë dilemë që nuk ka përgjigje .
Diaspora e ka origjinën shumë vite më parë,shekuj bile.Njerëzimi nuk i ndal kurrë luftrat,dhe instikti njerëzor nuk ndalet kurrë t’i iki frigës dhe tmerrit ? Shpërndarja e njerëzve jashtë vendlindjes vet.
Fjala vet ka origjinë greke ku do të thotë shpënda,përhethë. Besohet që vjen edhe para shekullit tonë kur Jahuditë dëbohen nga (Babilonasit dhe Romakët ) Palestina.
Nuk ndalet bota të jetë diasporë ,as diaspora nuk ndalet ta don deri në vdekje vendlindjen. Por edhe po përbuzet,përqeshet,e përfolet nga disa. Mllefi i madh shpesh shkakton ashpërsi në veprime dhe shprehjet e disave. Kohëve të fundit shumë ashpërsi të pa kuptim po shohim.Megjithëate e drejtë e çdo individi.Por aman se ç’farë keni me ne ?
Mark Zuckenberg na e mundëson të gjithëve të shprehemi,me lidhje,pa lidhje,si t’na merr mendja . I ka paramendu ai edhe disa opcione tjera që t’i marrim shtru mendimet dhe postimet e secilit. Like,delete,friend request,follow,unfollow ,scroll up ,scroll down,unfriend,close account ,shut down,indifferent fare:) Zgjidhjen e kemi në duart tona .(Faleminderit Mark….) Pra shkruani,çka të doni,postoni çka ju pelqen,dhe opcionet janë aty për ne .E fshini,e kaloni por edhe e hekni nga lista fare mikun e Facebook -it.
Komentet e shumta që po shprehen kundër diasporës ,nuk na lajnë indiferent,asnjërin që jeton jashtë trojeve të veta. Nuk po shkruaj nga mllefi. Më duket obligim moral t’i përkujtoj disa gjëra që harrohen dhe humbin si të shkruara në zallë. Shkruaj sepse kam dëshirë me shpreh mendimet.Sa për analista,keni me bollyk ju atje,na nuk analizojmë,na shohim dhe shprehemi . Pikërisht ktu po i a nisi,ke diaspora,nga diaspora. Pik s’pari ne nuk kemi qenë gjithmonë diasporë,kemi le aty ,ku keni le edhe ju , ju që po drejtoni gishtin nga Perëndimi.Është tokë e jona aq sa edhe e juaja,hiç më pak ,dhe hiç më shumë !
Por për dalim ne nga malli e dojmë pak më shumë se sa ju po pra ….prej mallit. Ende i ruajmë me plot nostalgji fakturat e 3% që me vite i kemi nda prej vehtes ,dhe secili prej nesh e dijmë sa vështirë i fitonim. Bile edhe një flamur kuq e zi na ishte në ato faktura të 3%-it ,ashtu që nuk e ndienim at dallim ,a jemi Ulqinak,Kosovare apo cilës trevë shqipëtare? Veç të ndihmojmë,ai ishte ultimatumi që na vinte nga zemra si një bypass.
Nisë ajo etapa e tmerrshme e luftës ku shumë të ri erdhën nga gjithë anët e botës,dhe luftuan.”Atdheu thëret” e quajshim.O sa shumë më kujtohet.Nuk e shihje një fytyrë të qeshur ato ditë. Ishim zbehë të gjithë nga friga për ju. Dhe shpesherë na përlasej ftyrës “lehtë e keni ju! Dhe aty nuk mori fund…..çdo e treta familje egzistonte nga dikush që e ka në diasporë.
Një kohë si përkthyese kam pasur shumë rast të takoj shqipëtarë nga çdo vend,takova shumë të ri të moshave 16-17 vjeçare,ku ende fëmijë të pa formuar vetë,punojshin 13-14 orë me mbajtë ku me ditë sa antarë të familjes.Besa edhe me plot mburrje. Zoti na ruajt po mos të ishte diaspora ndegjohej nga secili i ri.
Secili frigohej për familjen e vet,për atë pjesën tjetër të shpirtit që e kishin lanë pas. Kontributi vazhdon ende….,me investimet e ndryshme. Aeroportat janë plot e përplot.Sa vizitat në New York ,Paris,Londëre gjithë metropolat e botës.Kam djalin,kam vajzën,kam vllaun…..po thojnë me gojën plot.Po i ipet rasti çdo kuj me pa botën,që ndoshta ëndërr se kishin pa.Në fatkeqësi ka edhe fat të mirë shpesherë. Mos të flasim për apelet që shpirtin na e këpusin nëpër Facebook dhe secili prej nesh në mynyrën më të mundëshme mundohet sado pak të ndihmojë.Familjet në skamje, ata me sëmundje të ndryshme.Deri atje sa ngriten hotele,bisnise ,darsma,makina luksoze,prap eshte diaspora ajo që vrapon e para në gjitha apelet dhe me gjithë zemër urojmë .
Ne nuk kritikojmë,ne kontribojmë me mendime,me ideja,me gjitha mundësitë që secili i ka .Edhe kur ju na harroni,na nuk ju harrojmë. Nuk marrim kurrfarë orjentime politike.Nuk merremi me politikë,merremi me hallet dhe padrejtësitë që po i bahet popullit.Dhe nëse mendoni që jemi veç vëshguez nga diku larg,gabim e keni! Gabim. Jetojmë në shtetet që ka rregull dhe demokraci pak a shumë më tepër se atje dhe nëse mundohemi t’i përcjellim disa ide ,ajo fare nuk duhet t’ju pengojë,përkundrazi përqafoni çdo ide të mirë ,dhe mos e përbuzni që po vjen nga një “qe kta të diasporës po na shesin mend”.Nëse po lejoni Amerikën t’përzihet ku don dhe çka don ,si shpëtimtare e juaja,pse mos të lejoni diasporen poashtu shpëtimtaren e zemrës,por me dallim nga Amerika dhe shtetet e huaja ne e dojmë ndryshimin jo vetëm për stabilitet të Evropës siç e dojnë të huajt(,se atyre nuk ju plas rrashta fare për ne,kanë hallet e veta).Por ne e dojmë ndryshimin,me zemër me shpirt me trup se gjysën tonë e kemi lanë atje.Edhe shumica si dëshirë të fundit zgedh tokën e vet.E si mos t’plotësohet dëshira e fundit? Mos e drejtoni ma at gisht në drejtim tonin.
Mos e përbuzni shpëtimtarin e sinqertë!
Edhe atë mendje të madhe që mendoni që e kemi ,e kemi nga xhelozija. Po ma thoni pse ju a e meritoni më shumë se ne të vdisni aty ku neve andërr e kemi.Çohemi të djersitur nga friga kur shohim një ëndërr që Zot mos e ban frymën e fundit e kemi këtu. Ne jemi në një luftë të përhershme, një luftë të dyfishtë.Në një ankth. Mundohemi ta prezentojmë kombin tonë në mynyrën më të bukur që është e mundur. Një efort i juaj atje ktu është I dyfishtë. Një efort që duhet se nuk kemi çajre ,tjetri një aprovim nga i huaji për ne.Luftojmë për një emër të mirë.Një emër të mirë edhe për ju që nesër dikush ta ketë një besim dhe vështrim tjetër për ne. Nënë Tereza ishte në diasporë,e asaj diasporë që po e përqeshni.Përkundër faqeziut Enver që i mbeti “Besnik” vendit vet dhe sot është objekt i gazit,e Shenjta Tereza na e zbardhi faqen. Ishin Jeronim De Rada,Faik Konica,Zef Serembe,Vellezërit Frashëri e qindra shqiptarë që nga jashtë e shihnin vendlindjen ndryshe.Veprat më të bukura dhe më madhështore lindin në diasporë.Dhe tjerët na shohin ndryshe nga veprat e tyre. E shohin edhe sot Kadare ,Rita Ora, Dua Lipa, shumë artista ,mjek,shkenctarë nëpër diasporën e përfolur që gjithve ju japin një bindje tjetër për ne.
* Diogjeni admironte shumë një harpist me duar tepër të shkathta, por e urrente shumë për karakterin e tij të dobët. Kur e pyetën se pse ushqente gjithë atë admirim u përgjigj: – Sepse, duke pasur në duar gjithë atë shkathtësi për të vepruar, është bërë harpist në vend të bëhej vjedhës.
Pra edhe ju në vend që t’na urreni e përqeshni, ma mirë adhuroni shkathtësinë e diasporës,sepse ajo diasporë në vend se të zgjedhin me dashtë vendin ku fiton bukën,zgjedhë dhe vazhdon ta don vendin ku ende ka nevojë të dërgohet buka. Nuk është diaspora ajo që vjen vetëm me shitë mend dhe me derdh salltanet por është ajo që e don at vend deri në frymën e fundit.Sepse ju nuk jeni aty para nesh .Kurrë !Aty është toka e të parëve tonë që nuk e terej loti për jabanxhitë !Ajo është toka jonë,shkojmë e vijmë kur dojmë vet.Nuk kerkojme leje për vizitë as për kthim .
Ju don diaspora ,se ju jeni ne,ne jemi ju! Por kur t’na ofendoni dhe drejtoni gishtin në drejtim tonin, ngritni një herë kokën larg në drejtim të qiellit që sa shumë qesh dhe gëzohet kur mbushet gjatë sezonave të vizitave kur i vijnë bijtë dhe bijat e veta.