Tokat Ilire janë tokat e hyjnisë. Aty ku dielli, hana yjet dhe vetë Zoti zgjodhën tokën e azilit vet. Ne si shqiptarë duhet pafundësisht të kujdesemi për qëndrimin e përhershëm të diellit,hanës ,yjeve dhe mos ti frigsojmë nga qëndrimet dhe veprimet tona. Po ikën dhe na lanë mbesim në terrin e përjetësisë.
Pikë së pari ta duam vehten shumë.
Mos t’ia nisim asnjë bisedë me “shqipëtarët “”sa herë që kritikojmë vehten por t’i a nisim me ” ne shqipëtarët. ” Le ta kyçim edhe vehten në çdo mëkat ,se po e lejove të keqen je edhe vetë bashkëpunëtor i historisë.
E dyta çdo komb , çdo shtet e marrim si idol para se t’i shohim disa t’mirat tona që i kemi .
Anglezi kështu e bënë, françezi ashtu dhe bile edhe kastravecat nuk i kemi ngrënë të pa qëruara deri sa u vërtetum që anglezi nuk po i qëronka. Pra mbasi Anglezi nuk i qëron mundemi edhe ne me i ngrënë të pa qëruara.
E kemi idenë por nuk e kemi guximin dhe vetbesimin.
Le t’ia nisim me “ne shqiptarët jemi bujar, mikpritës, punëtor të dalluar, intelegjent dhe popull i bukur.”
Si popull i lashtë se di se sa shumë pritëm të shohim se ç’farë të tjerët bëjnë dhe pastaj t’ia nisim ne.Por ne edhe kur ia nisim duam t’tia kalojmë të gjithëve me marrina dhe maskarllyqe.Edhe kur ia nisim ia nisim keq .
Me dashurinë dhe adhurimin që e kemi mbi të gjithë , por më së paku për vetëvehten ,mund t’a frigojë diellin, hanën , yjet dhe vet Zotin.
Po ikën nga tokat e Ilirisë mbesim në terrin e përjetshëm.
Zoti na i dha gjithë këto shekuj dhe vjetrsinë, na vuri në test. Kurrë nuk kemi vdekë edhe pse na vrasin , por sa herë gjatë gjithë historisë përsëri lindim.
Lindim me një shansë në dorë.Po qe se u lodh Zoti nga ne ,na e merr bukurinë hyjnore , mledhë plaçkat , e merr diellin, hanën dhe yjet, ikën dhe merr azil në një tokë që ne e kemi ëndërr.
M’besoni, nuk shëndrrisin askund më bukur se në tokat e Ilirisë.
Përkuluni bukurisë tyre , sepse unë i lashë dhe ika në tokën ku ju mendoni që drëndafillat janë pa ferra !
Unë morra azil dhe çdo ditë e pyes Zotin ,pse na i dha gjithë ata bukuri me shumë njerëz me virtyte por na e çove at pakicë të flliqtë dhe të pa ngopur por që gjithmonë na udhëhq.
He,he .. Zoti çdo ditë qesh me mua dhe më thotë:edhe ti moj çdo bisedë ia nisë me “shqiptarët ” e jo me “ne shqiptarët .” Edhe ti je bashkpuntore e e historisë moj !
E di ,e di por të lutem Zot mos i braktis ato zonat e mija ,mos merr azil askund tjetër ,ta them veς nga malli ,se nuk ka me to ,nuk ka me hanën,yjet dhe diellin tonë,vetëm edhe pak durim .
Të bukura i kemi ato toka të nemura mos i braktis edhe ti ashtu si unë që i braktisa.Sepse ne njerzit nuk durojmë,vetëm ti lartmadheri ke durim pa kufi ! Po ike ti ,na e merr hanën,diellin dhe yjet !
Mos të lutem mos ço duartë nga ne por zhduke një herë e për gjithmonë lakmuesin e fotelave ! Sepse veç atëherë do te behet mirë