Si armike më zgjon nga gjumi

Si katile më vjen natën hiç e pa ftuar,

Më zgjon nga gjumi pa pikë mëshirë,

Dhe ende fare pa e kuptuar,

Çohu më thua,se bënë më mirë.

Ik he dreq pse nuk më len rehat,

Jam përgjumshëm sonte nuk mund t’duroj,

Si të çohem që as nuk kam takat ,

Nga kjo dhimbje koke si të shpëtoj ?

Ashtu e pa ftuar si çekiq më bjen,

Rrahje kokës hiç pa u ndalë,

Edhe vet se di se kah më vjen,

Si një armik i keq që nuk mund ta falë!

Se ç’farë të bëra në pikë të natës,

Ti moj dhimbje tinzake që më le pa gjumë,

Kërkon luftë në terr me at teh të shpatës,

Ik,ik he dreq pse më vjen ke unë ?

Nuk kam çajre pa ardhë nga një herë,

Jam fat i Zotit dhe nga gjumi të zgjoj ,

Veç shendet kërkoni o ju të mjerë,

Ankesat tua më nuk i duroj !

E di,e di i thashë tash më le rehat,

Ndali ato çekiqa se ma shpove kokën,

Më jep kivet ta marrë një hap,

Ti lutem Zotit për shëndetin dhe mbarë botën!

M’trullove kaq shumë dhe pa pikë mëshirë,

Të thashë tash ik e më len rehat,

T’i çeli sytë e kam vështirë,

Të lutem minutin mos ma ben sahat !

Unë iki dhe vi kur dëshiroj vet,

Veç t’ju kujtoj se jam vlera e parë ,

Shëndet kërkoni o ju të shkretë,

Se unë s’kursej as mbret as pashallarë !

Më ik më ik aman të lutem,

Më len rahat në këtë natë pa hanë,

Nga gjitha dhimbjet më lejo të shkëputem,

Më jep kivet me u lutë për tanë!

Scroll to Top