Yjet,Hana dhe Toka e durimit

E kemi një të ashtuquajtur shtet ku Kryeministrat luajne rolin e idiotit, Presidentet rolin e Zotit,partitë rolin e grindavecëve ,dhe populli rreh shuplakë pa u ndalë herë me lot ndër sy nga gazi histerik i të çmendurit , herë nga vaji i qyqes, të huajt spektatorët e ulur në balkonin e mbretërive me dyrbitë klasike të cilat i  kanë me vite, me një sarkazëm që shpon trunin dhe zemrën , me një autor tragjedi-komedi të panjohur që mund të na habisë me veprat a Bukowskit,Dostoyevsky, Kundera Migjeni dhe kryeveprave botërore.
E kemi një popull me një durim të paspjeguar ,qesharak, të dhimshëm prej palce deri në kupën e qiellit, që për çudi ende nuk hyri në libër të Guinness-it , me një histori të përgjakur nga I huaji dhe nga tradhëtija vendase puro organike, me lot ndër faqet e shekujve që po mundohen me na fshi nga fytyra e tokës por vet Zoti nuk lejon sepse rolin e ti nuk guxon t’a luaj askush , bile as vet Presidenti.
Populli do t’vazhdojë me rrehjen e shuplakave me lot gazi dhe dhimbje deri në verbërimin total,duke shtrirë duart me lutje herë kah Lindja herë kah Perëndimi , herë me kryq në gjoks e herë me Kuran në dorë pa e vërejtur kurrë bukurinë e rrallë e tokave të Nemura dhe me një harresë totale identiteti të vjetër sa vet toka.
Spektatorët vijnë e shkojnë me bileta kthyese levërdije ,herë me këmbana kishe, herë me Ezanin mbi minaret që prekin qiellin e përlotur,gjithmonë me një shkop magjik që na ndanë si delet me njëqind çoban të turpit dhe pangopjes !

Perdja bie dhe çohet,spektatorët rrahin shuplakë,viktimave i bie t’fikët nga të qeshurat.
Besën e kemi në gjak, tradhëtinë në shpirt,durimin në gjenet tona,lirinë në ëndrrën e përjetëshme.Kurse dashurinë për këto toka të nemura e kemi në ninullat e nanave fisnike që përkundin djepin e shqiponjës ,të asaj shqiponjë që kurrë nuk ngjitet në qiell dhe asnjëherë nuk zbret në këto toka nga friga e turpit tonë në qiellin e kaltërt me yje të verdha në pikë të ditës që verbojnë syrin dhe gjysëm hënës në qiellin e kuq veç me një yll!
Dhe unë ……dhe unë nuk di asgjë tjetër veç i ngrisë duart lartë në drejtim të Perëndisë me lutejen e sinqertë “shpëtoje Zot kombin tim nga hajnat ,tradhëtija,dhe syni i verbër.Nuk jemi mëkatarët e vetëm në këtë planetë dhe të lutem na shliro nga sindromi Ballkanik.Na falë Zot që menduam që jemi më të aftë se ti !
Unë ty ta fali që më linde aty dhe dhe te faleminderit qe linda aty dhe askund tjetër ! Ta fali edhe që u desht  me ikë dhe nuk po zë rrënjë askund ! Të kam ty mbi gjithë dhe vazhdojë të lutem ! Por o Perendi të lutem shpëtoi tokat e Nemura nga sindromi lakmisë të komshiut të keq dhe lakmisë të nikoqirit ndaj kolltukut ! Digje, përvloje at kolltuk dhe na i kthe odat e burrave dhe epokën e besës. Të lutem Perendi se edhe unë dua të kthehem aty ku  gurgullima e ujit flet shqip, ku zogu mbi qiell është kuq e zi dhe kur heci rruges dhe  e them një fjalë të gjithë më thojnë tungjatjeta ,sa mirë që paske ardhë!

Perendi ma kthe vendlindjen time me nder dhe krenare ashtu edhe si na gjete ! Digje çdo kolltuk të   lutem.  Sinqerisht bija yte nga Ulqini.

Scroll to Top