E kishte nji trup të hollë dhe ishte e vogël. Nji hund pak të mpreht, dy sy të imte ngjyrë si të ullirit dhe nji buzëqeshje sharmante. Nishanin që e kishte në fytyrë ende e kujtoj E vogël me trup por me nji tru të mprehtë, bistër që thojmë na ulqinakt . E shkathtë e shpejtë dhe puntore. Nuk ndalej .Ishte shumë simpatike.
Kishte nji humor të veçant dhe mençuri të rrallë. E rrahur nga jeta si edhe shumë nana tjera shqiptare, me mjeshtrinë ma të madhe e mbulonte çdo vrazhdësi të jetës .
Rruga ime për në shkollën fillore Marshall Tito më çonte ka pragu I shtëpisë sajë. Dhe si çdo fëmi që i gëzohet familjarëve edhe unë nuk dallojsha nga të tjerët.
Ndalesha rrugës dhe para se shkoj në shkollë I kalojsha pak orë me të dashurën time.
Vajza e Alush Shurdhës dhe Feride Hoxhës Shurdha, bi e Gjeranave dhe njera prej kapetaneve të familjes Shurdha,tezja ime Nurja e hapte derën me gëzim deri sa ngjitesha shkallëve në shtëpinë e re dhe të bukur,dhe më përqafonte ke pragu I derës sikur nuk më kishte parë shumë kohë. Dhe kjo përsëritej gati çdo ditë.
Tak tak në derë,, hapja e derës, përqafimi.
-Ty t’pastë tezja, sa mirë bane që erdhe .
Ama me gjithë dashurinë që e kisha për të gjithë tezet e mija , nana ime edhe ata të gjashtat e kishin një të keqe.
Nuk më linin rahat.
Njëra duke e ditë që nuk ka morra me thoshte:
-Nëse me gjin nji marr t’i jap shumë dinar!
Unë e shkreta minuta të tera lypsha morrin por as për ilaç. E dëshpruar që nuk ka asnjë morr, i lutesha zotit bile nji të gjej. Por jo….
Tjetra kishte marak me ia kru shpinën .
Nuk më thoshte kurrë mjaftë deri sa unë vet I thojsha “ eiiiiii u lodha ma. Bile nji ditë edhe ta marrë nji gazetë , e baj duq dhe ia kruj shpinën.
-Uuuuuuu ça je tuj ba moj ? Ma bane shpinën tiftik ? Gazi nuk i ndalej por ky nuk ishte fundi. Shpinën ia kam kru deri në pleqërinë e vonë.Herëve tjera pa gazetë, por aja nuk la kuj pa I tregu dhe sa herë i tregonte mekej gazit.
Kurse tjetra donte me ia ngjesh trupin. Për masazher nuk e kisha kryer por më thonin që dora ime po ia shëron secilën dhimbje të trupit që nuk kishte vend që nuk i dhimbte nga mosha dhe jeta.
Dhe kështu nana dhe 6 tezet e mija me radhë .
Herë shpina, herë trupi herë krahnin që veç me jepnin në dorë mos rastesisht gjej një morr.
Por nga dashurija që kisha për ta, unë e shkreta I durova të gjitha. Ia vlente.
Prap kalova at ditë pranë derës sajë rrugës për në shkollë dhe u nala.
- U ty t’pastë tezja , ardhsh e bardhë, sa mirë bane që erdhe.U ula si zakonisht , dhe si bujaret që ishin ende pa e nxe mirë fotelën të gostitshin me diçka të mirë dhe të shijshme nga duartë e arta .
Nejse nuk kaluan shumë dhe thashë me vehten, para se më thotë, hajde të bahem e mirë dhe i ofrova masazh trupi.
U gzu, u gzu pa masë .
-Ty t’pastë tezja , m’i pushove tana dhimbjet,trupin tiftik e kam,ty Zoti të rahatoftë, ti u plaksh me t’mira, ty shnet t’u baftë-.”
E ku ta di unë rendi i uratave nuk ndalej .
Edhe unë, sa ma shumë që aja
uronte unë ma shumë nuk ndalesha.
Por nji aromë pak ma ngacmonte hundën . Sa vinte e shtohej. Tash nuk ishte ma aromë . Ishte pak erë e rëndë . Sa vinte e shtohej .
Sikur digjej diçka! - Teze moj, a nin ti nji erë ? Dikuj valla n’kajshi pa I digjet misdita!” Dikush ktu n’kajshi e hangri e shkreta. I shkej misdita për helaq!”
Hej kuku…. çka me ju kallxu!
E di, e di! Ju merr mendja tesh !
Hop, hidhet tezja prej kauçit !
Pllanci! Pllanci more miqt e mi! Ishte djeg ishte ba shkrum !
Jo, jo, asesi i kojshive !
Ishte pllanci tezes teme që e kishte la e pastru me orë për marak. Ishte pllanci kapama i pregaditur për marak sepse antart e familjes i kishte marrë malli. Ishte nji specialitet që rrallë pregaditej sepse kishte shumë punë me u pastru ama të rriturit e donin shumë.
Gratë tona të shkreta e paguanin shtrejtë çastet e pushimit. Sikur nuk kishin leje për pushim.
Ena ekspres, apo pretisi siç e thirshim Ishte shëndrru në një bishë të pa mëshirshme . E kishte rrëmby pllancin me kthetrat e veta pa pikë mëshire.Sikur gjelozonte tezen teme të mirë.
Deri sa unë u mërzita, u mërzita aq shumë, tezen time Nuren e kishte kap një gaz që nuk ndalej !
Puna pllancit morri dheun. Nuk la kuj pa i kallxu tezja ime. Në sy e kam at gaz dhe buzëqeshjen e sajë të ambël dhe bujare.
Iku pllanci pa pikë mëshire por kujtimet e ambla ende mbetën të gjalla. Dashurija e sinqertë nuk vdes kurrë.
Lum ai që rritet i rrethuar me plot dashuri .
Edhe kur ma vonë dallgët e jetës të rëndojnë , ajo dashuri të ngroh ende !
Të mban gjallë.
Isha ma e vogla prej të gjithë nipave dhe mbesave por arrita ta shijoj dashurinë e tyre .Edhe kur u rrita pak, por edhe ma në moshë ata më merrnin ende si të vogël. T’ju tregoj të drejtën pak edhe më pëlqente .
Pllancin more të uruar nuk e kam hangër tash 30 vjet ndoshta,ama gazi më kap sa herë e kujtoj !
Iku ai pllanc i shkret pa nam e nishan, u djeg u ba shkrum ama tregimi mbeti!
N’Kosovë thojnë “ nji sefa nji dajak!”
Tezja ime e pagoi shtrejtë at ditë masazhën e trupit , që ia pushoi secilën dhimbje të trupit të sajë të lodhur .
Por a mendoni që u mërzit?
Hiç, aspak bile!
Apo unë ashtu besova sepse gazi që e kishte kap nuk i ndalej !Ishte e knaqur me duartë e mija që nuk i ndala at ditë për shumë minuta.
Ika në shkollë ngadalë e mërzitur sepse unë isha ajo që i ofrova masazhën . Era ndëgjohej deri në Marshall Tito …..