Suzi ti po fërgon vezë


Udhëtimi i parë mbasi morrëm statusin e refugjatit ishte mbas 6 viteve e gjysmë qëndrimi në Angli.
Ishin momente tepër të rënda plot emocione.
Nuk kishim Skype Facebook Vyber dhe fytyrat veç i paraftyronim.
Udhëtim i parë ishte për në Sarajevë.
Të rrahurat e zemrës nuk ndaleshin deri sa aeroplani po prekte tokën e mushur gjak dhe varreze të bardha në çdo cep të Sarajevës.
Takimi me njerzit e dashtun në aeroport më kujtonte secilin film që kam qa me lot .
Më vinte para sysh fytyra e bukur e Vivien Leigh që lufta e kushte shëndrruar në bishë, në një qingj, flutur, shkëmb dhe pambuk por kurrë nuk u dorzua the ajo thanja e famshme “ I’ll think about it tomorrow.”
Për çudi asnjeri nuk ishte plakë ma shumë se unë. Isha unë ajo që kisha ndryshu më shumë se të gjithë.
Jeta refugjatit ishte një luftë në vehte. Një luftë pa rrezik jete por ne në vend të mbrohesh nga fishekët dhe granatat ne mbroheshim nga malli, nga nënçmimet, nga të panjohurat që duheshim me u përballë çdo ditë. Ishte një luftë në vehte. Luftë me shpirtin.
Zoti im sa shumë i kishte zbutë rrudhat e tyre gjithë ajo vuajtje katër vjeçare.
Unë që nga frika mendova që secili nga ata ishte në një gjendje të rëndë fizike dhe paiqike, u befasova për të mirë.
Takimet, emocionet, kujtimet më shponin zemrën. Por ajo që më së shumti më shponte në zemër ishin tregimet e tyre.
Ato tregime që nuk ndaleshin ishin si një lum që të merr me vrull, të merr, të qet diku larg , të hedh mbi një gur dhe të le të vish në vehte me një busollë të thyer pa lindje, veri, perendim apo jug.
Ishin si një shkëmb që të then gjoksin dhe krahrorin.
Sa niste njeri, fillonte tjetri dhe me gjithë çudinë time se sa qenka e mundur me duru njeriu , ata dukeshin të qetë dhe të lumtur.
Ashtu bile më dukej mu.
Të lumtur që kishin mbet gjallë .

  • Kurrë nuk kemi qenë ma të bashkuar, ma humanitar, ma besnik, ma të dashur për njeri tjetrin , vazhdon bisedën Suada.Edhe mijtë që lodronin në mesin tonë pa pikën e frikës ishin bashkuar me hallin tonë.Nuk na e kishin frikën, nuk ia kishim frikën.
    Mes një miu dhe një granate gjithmonë zgjidhnim miun. Ama bash gjithmonë!
    Ishim të mbledhur të gjithë në bodrumin e shtëpisë tonë. Sikur ai bashkim na e garantonte një shpëtim. Realisht të sigurt nuk ishim askund, askush, aspak. Me qindra granata që binin si shi i mortajës, shansat për një humbje ishin secilin moment. Sa herë që dikush dilte nga dera, mund të lente hallallykun në prag të asaj derë ende pa u ngjitë shkallëve deri ke dera shtëpisë.
    Ushqim herë kishim, herë nuk kishim.
    Shkëmbim i një qepe me një cigare, një domate me një kërtoll, apo një grusht hitha me pak miell ishte berë trend i ditës, muajit dhe vitit.
    Se ku lindën gjithë ato receta të reja të skamjes as vet se di.
    Pite me oriz, pite me hitha.
    Hithat ishin shëndrruar në një specialitetin më të kërkuar që edhe sot mund të sfidojnë kuzhinën e Gordon Ramsey apo Nigella Lawson .
    Kafja pihej dhe telbja e sajë perdorej disa herë.
    E ku ta di sa e sa zbulime dolën nga truri i skamjes.

-Një ditë një kojshi e imja, vazhdon bisedën Suzi, ma jep nji vo, dhe më thotë. Kur të shpërndahen të gjithë me fjet natën vonë, ti me Fuadin e fërgoni këtë vo.
Ashtu edhe ndodhi.
Mbramje vonë, të gjithë u shpërndanë , edhe kunata ime që kishte 4 djelm , edhe gjithë të tjerët.
Unë dola në oborr me ndez shporetin e druve. Ishte qetsi. Bile edhe ata të Trebeviqit ishin lodhë nga gjuajtjet e granatave.
Uh thashë sa më paska ra malli për nji vo. E ndeza shporetin ngadalë. Mes oborrit tonë dhe oborrit kunatës ishte një derë e vogël që e ndante oborrin e kalldërmës.
Papritmas ndëgjoj një shkërrrrrc, shkërrrrc shkërrccc. Më del një kry i vogël nga ajo derë dhe ma ban me gishtin tregues pak edhe qortues “ aaaaaaaa Suziiii ti to pržiš jaja! “
Zoti im, që m’u lidh në fyt ende pa ia nisë kafshatën. Eja eja ta hajme bashkë, ia kthej me një gaz aq sa i dhimshëm aq edhe I lezeçëm që një fëmi më zuni në faj. E shkreta po kujt i dilte nji vo? Gjithë ata që ishim.Por prap se prap nuk me shkoi ajo vo që e prita aq shumë pa disa pika lot. Prap se prap më dukej vehtja fajtore.
Ky Ishte tregimi Migjenit pra i kafshatës që nuk kapërdihet.
Ishte djali kunatës që e ndam at vo përfundoi bisedën Suada. E kishte marrë erë nga shtëpija e ti.
Bisedat vazhdonin , por unë nuk kisha fuqi me ndalë loti lotin që më pikonte.
A thu more Zot sa mundet me duru njeriu?
A thu sa muaj duhet të ndëgjoj dhe t’i qesim në letër?

Me kot se kanë thanë “Zot mos ço sa ban robi.”

Por për çudi, çdo gja harrohet dhe jeta vazhdon me avazin e vjetër sikur kurrë nuk ka ndodhë diçka e tillë.

Salltanet vazhdojnë, dhe çdo kujtim mbetet mbrenda asaj kornizë plot trauma, por qenijen tonë shumë pak e ndrron.

Scroll to Top