Kaçurreli gjyshes


Hej hej moj gjyshe unë mbusha një vjet
Sa shpejtë kaloi viti nuk po besoj as vet
Do t’më duash kaq shumë ti mua gjithmonë
Dorën time ti a do t’ma shtërngon ?

Përralla të bukura ti do t’më tregon
Kaçurrelat e mija ti do t’mi lëmon?
Sherre kur t’baj mos m’bërtit të lutem
Jam i vogël moj gjyshe dhe nganjëherë ngutem.

Snickers-in e vogël nuk e la rahat,
Shpesh herë grindemi kur bëjmë masllahat
Por kur të rritem me te do të shetris
Shumë do ta dua dhe nuk do ta mërzis.

Nuk t’bërtet ty gjyshja o shegë devedishe
Por të uroj nga zemra me dëshira shumëfishe
Zanat e malit dëshirat ti plotsofshin
Me ty gjithë bota të lumtur rrnofshin.

T’më jetosh sa malet zemrën ma bafsh mal
T’më degjosh zërin e drejtësisë more portokall
T’ma gëzofsh jetën more shpirti im i gëzuar
T’ma duash njerzimin more sy I shkruar

T’ma dëshirosh rrugën e drejtë ore bilbili
T’mi udhëtosh njëqind udhëtime ore bandill
T’ma duash shumë, hanën diellin o rrezja ime,
T’mi arrish yjet dhe dritat me të bukura premtime

T’më lumturosh shumë zemra të botës o luan
T’më këndosh gjithë jetën o dallandysh o xhan
T’më shterngofsh duar që kanë nevojë për ndihmë deri n’pleqëri
Të mbash derën e hapur kur të ket dikush nevojë për ty

T’mi dhurosh botës ambëlsi o sharqini kuq I ambël
T’ma kesh zemrën e pastër të bardhë si tamël
T’ma ndriçofsh gjithë qytetin si dielli me shkëlqim
T’ma gëzofsh ditëlindjen o bilbili mëngjezit tim

T’më përcjellsh rrugën e diturisë voglushi jonë
T’ma vlerësosh jetën ore lepurush gjithmonë
T’më vallzofsh vallen e burrave o kaçurrel shqiptar
T’më qëndrofsh modest por me lartësi si mal

Por mbi të gjitha t’ma duash njerëzimin të mbetesh njeri o xhan .
T’më duash pa kusht ashtu si të dua unë ty ore sy filxhan
T’ma kesh fatin e gjithë botës o ëmbëlsirë.
Kurrë mos të mungoftë vullneti dhe dita e mirë

T’mi gëzofsh edhe njëqind nipi im si mjaltë
Por kurrë mos lejo të tjerët mbi ty me gjuajtë baltë.
T’mi kujtosh fjalët e mija deri sa të jesh gjallë
T’jetosh i lumtur ,botës lumturinë edhe ti ia falë

Eh more gjyshe nganjëherë sa t’mërzitshme jeni
Por na mbesat dhe nipat shumë xhan ju kemi
Fjala e juaj është vulë që vjen nga përvojat e shenjta
Të gjithë këshillat e juaja janë thesar dhe të shtrejta.


Scroll to Top