Runcorn


Ishte viti 1999.
Ditët e përfundimit të bombardimeve të Natos mbi qiellin e kriminelëve.
Menduam të gjithë se aty është fundi .
Një flux i refugjatëve kishte marrë drejtimin për Angli dhe po merrnin rrugë në gjithë zonat dhe qytetet e Britanisë Madhe.
Nga kampet e Maqedonisë , Shqipërisë , Malit të Zi tashma për to ishin çel shumë rrugë në gjithë shtetet e botës por më shumë ishin nisë nëpër Europë .
Mjerisht.

Shteti britanez ishte çu në këmbë dhe ishte angazhuar për akomodimin e refugjatëve.
Ne që kishim ardhë viteve 92, 93 pak a shumë e flisnim anglishten. Disa shumë mirë disa më pak por nevoja për interpreter, përkthyes kurrë nuk kishte qenë më e madhe.
Po ashtu edhe pagesa.
Edhe unë u lajmrova në agjencion dhe më ra të shkoj në Runcorn, një qytet industrial me një mesatare apo të ultë të standardit.
Për veç rrogës majme, të gjithë shpenzimet tjera i kishim të paguara. Mëditja dhe taxi prej hotelit deri në vendin ku ishin vendos njerëzit tonë. Për secilin detal ishin kujdes anglezët. Ama bash secilin.

Hoteli ishte një ndër vendet ku kishte pushuar Winston Churchill. Një hotel me histori dhe me një natyrë të përkyer. Pagesa ishte po ashtu mos vet sa e lartë,por shte i paguar.
Për me qenë çdo gjë në nivel si duhet dhe me dinjitet, ne përkthyesit duhej me shku më hejret nja dy ditë.
Isha tepër e emocionuar dhe kisha pak frigë nga i gjithë ky udhëtim. E dijsha paraprakisht se secili nga ata që po vjen ka një tregim trishtues .
Rruga me tren Ishte shumë e bukur dhe veç kishte gjelbrim. Në tren takova edhe njërin nga përkthyesit.
Na pritshin këshilltarë të spicializuar me PTD dhe një training se si duhet të sillemi me njerëzit të lënduar me shpirt që tashma po ikin në drejtim të panjohur por bile e kishin të garantuar një kulm dhe një sofër me gjithë të mirat.
Dreka e parë për ne ishte prap në një hotel lux .
Ishim 3 veta nga Kosova, një nga Shqipërija edhe unë.
Çdo gjë ishte e organizuar deri në perfekt sa që ia morra inatin vehtes që pse kurrë nuk më kishte shkuar mendja për disa detale dhe secilën imtësi që po na pregaditshin si me e pritë popullin tonë?
Një ndër rregullat që gjithsesi duhej t’i bindeshim Ishte edhe momenti kur refugjatët të dalin nga aeroplani.
Na porositën rreptsisht se kur ata të dalin, nëse rastësisht dikush nga përkthyesit e dallon apo e njeh ndonjë familijar të vetin, mos me dalë nga dhoma me xhama në aeroportin e Manchester.Me ndej I qet fare.
U nisëm të gjithë për Manchester. Aty ishin shumë përkthyes shqiptar nga të gjithë vendet e Anglisë . Aeroporti Ishte plot.
Ne e pritshim aeroplanin të gjithë me një ankth të pa përshkruar.
Arriti edhe momenti. Aeroplani u ulë ngadalë sikur paralajmronte një takim trishtues.
Ishte momenti kur refugjatët nisën me dalë një nga një ku thikat më shponin zemrën pa ndalë. Më dridhej gjoksi nga zori me ndalë lotët.

Ishin fytyra të zbehura, të lodhura rraskapitura.
Por ama kur loti lotin nuk ma ndalte ishte momenti kur ata që ishin me kancer apo ndonjë sëmundje tjetër kishin edhe nga një varse rreth fytit dhe për shkak shëndetsor ato do të futeshin drejtë në dhomën ku i prisnin shërbimet mjeksore.
Veç që zemra nuk më ndali.
E shtërngova fort nga turpi sepse aty në at mes kishte disa që edhe nuk e dinin a takohen ndonjë herë ma me të afërt.

Më kujtoheshin filmat e hebrejve në at moment,mu kujtua filmi Źigosani dhe mu kujtua Migjeni me at fjalën “ ah që nuk e kam një grusht t’i bie malit.
Njëra nga përkthyeset nga një grup tjetër, papritmas morri turr drejtë dritareve që ishin fund e kry prej xhamit.
“ Uluriste në drejtim të xhamave dhe me gjithë tentimet e security nuk kishte Zot me e ndalë.
“Teze, teze, uluriste.
E kishte dallu tezen e vet duke iu ofru dritareve të aeroportit. Nuk më kujtohet por dikush tha se i kishte ra të fikët.
At moment vdes dhe nuk e harroj kurrë.
Unë dhe të gjithë qëndronim si një shkëmb.
Lot rridhnin edhe në faqet e anglezve.
Ishte vështirë të durosh me gjithë keshillat që i patëm.
Prisnim takimin e rradhës dhe udhëzimet.
Mbas gjithë proceseve të gjithë u vendosën në një pushimore me shtëpiza të vogla ku në mes Ishte një bahçe e madhe.
U ba mesnata deri të gjithë u rahatuan.
Ne shkuam në hotel dhe në mëngjez duhej me u lajmru në dhomën bazë , ku tashma ishin deyrat e reja.
Na priste një punë e lodhshme.
Me një iniciative tonë, vendosëm edhe ne tash mos me shku ma në hotel por me ndejtë në mesin e njerzëve tonë, sepse disa shtëpiza ishin të shprazta.
Ishte çu i gjithë qyteti Runcorn në këmbë.
Disa punonin vullnetarisht deri sa ne paguheshim.
Të gjithë supermarketat gjigante sikur Asda, Sainsbury’s dhe të tjerat sillnin çdo mëngjez ushqime pa u ndalë.
Nuk kam fjalë me e tregu solidaritetin e kti populi në qytetin e Runcorn.
Çdo servis po krynte shërbimet e veta , çdo servis rrinte i gatshëm.
Vishin mjek, psiholog, serviset e beneficioneve.
Ishte populli. Jo politika e Tony Blair, jo e atyre që i ndanë tokat tona, jo e asnjë partije.
Ishte vet ai popull që shumica e tyre ende nuk e kishin pa Londrën kurrë. Ishin ata që kurrë nuk kishin dalë jashtë lëvizhgës industriale të Runcorn. Njerëz modest me vullnet bamirësije. Me shpirt humanitar.
I madh e i vogël ishin çu në kambē me ndihmu secili në mynyrë të vet.
Na shetristën në disa qytete dhe mundoheshin me shpirt me lehtesu vuajtjet e atyre refugjatë të vuajtur. Disa nga refugjatët kishin humb antaret e familjes.Ishte një grua që kishte humb shumë antarë të familjes dhe nuk delte nga dhoma vet fare. Tregimet e saja në at fshat ishin rënqethêse.
Ditët kalonin dhe u bamë si një familje e madhe. Kaluan më shumë se një muaj.
Kafet dhe çaji mëngjezit pihej prej një shtëpize në tjetrën. Nuk mungonte as pitja as fli.

Aty festuam edhe ditën e fundit të bombardimeve ku në mesin e atyre shtëpizave u ngreh vallja shqiptare .
Fli, pite,gotat e çajit cingrrr cingrrr dhe këngë me tupan.
Festonin edhe anglezët me ne se bashku me një popull që as nuk kishin ndëgju më parë, por e ndëgjuan zërin e dhimbjes.
Aty disa nga ne festuam fitoren e Kosovës, nen qiellin e Runcorn. Festohej deri në kupë të qiellit.
Ishin lot gëzimi at ditë. Nuk ndaleshin. Vallja kishte marrë dheun.
Kur u larguam nga ai qytet të gjithë ata anglezët që ndihmuan dhe ishin pjesë e atyre ditë u ndan me lot ndër sy. Ende i ruaj dhuratat e tyre që m’i dhanë kur jemi nda.

Pra pritja sot që po i bahet ekipit anglez më ben të mburrem.
E ju që po kritikoni ata varzat që kanë dalë me I pritë me lule,ndoshta më mirë është të kritikoni ndonjë dashnore të udhëheqësisë tuaj që rri në mes martesës me burrë të martuar me vite dhe dekada.
Kto varza të reja pa kurrë farë faji po i njollosni, për një pritje ndoshta pak të pa organizuar dhe pak naive por kurrsesi shëmtuese siç po mundoheni disa edhe situatat e bukura me I sjellë në shëmtira.
Sikur të kishin dalë me prit Madonën, Leonardo di Caprio kishte pasë farë dallimi?
Knaquni me lojën.
Gëzohem shumë nëse fiton Kosova, por nuk mërzitem nese fiton Anglia.
Dora që ushqen nuk kafshohet.
Mirënjohja nuk është servilitet.
Mikpritjen e kemi traditën tonë.

Relaksohuni dhe shkarkohuni pak nga gjykimet o popull i dashtun.

Scroll to Top