Disa e thërasin gamar, disa gomar, disa magar.
Disa të ofendojnë me “ hiqu he gamar gamarit .” Të shanë ty edhe babën besa, hiç i shkreti prind pa pasë faj.Disa e ngarkojnë deri sa i del gjuha përjashta.Disa i vejnë samarin dhe e dekorojnë at samar.
Disa i vejn patku sikur kalit.
Mua më kujtohen shumë nga fëmirija ime si kafshë e diskriminuar së bashku me qenin , micat dhe kafshë tjera.
Ishin hamallët më të përbetuar të ulqinakut në ullishtë, në Pinjesh,Kodra, Gjerana, Kala dhe çdo vend ku nuk depërtonte askush tjetër për veç ti.Për disa ishte automjet prej Ulqini në Shkodër, prej Kraje Ostrosi Katerkolli, Kllezna apo viseve tjera për në Ulqin.
Ata më të previlegjuar kishin edhe kalin.
Dikur në kohë të arta kur Ulqini vizitohej nga shumë Gjerman dhe ishte në hijeshinë e vet që po lulzonte, gamari na u ba edhe atrakcion.Në pikë të vapës që shkon edhe deri 40 gradë, i shkreti gamar prej mjesit deri në perendim të diellit shetiste plazhave të Ulqinit duke ba selfie, duke marrë poza i veshur me petkat më të bukura që egzistonin.
Rizo Shurdha apo Rizo Harapi siç e thirshim na ulqinakt nuk ndalej së shkrepuri dhe nuk besoj që të ket turist apo ulqinak që bile një foto nuk e ka mbi ose pranë gamarit.
Mandej i kemi edhe ata thanjet apo perlat popullore“ ush gamar sa të dalë bar .”Apo ajo tjetra “ nuk ka çka i ban kalit dhe ia mshen gamarit.”Ose “qet shqelma si gamari.”“ Ka ngulë kamb si magari n’lloç “e tjera e tjera.
Pra i shkreti gamar po kalonte në faza të ndryshme të diskriminimit.
Qeshim në hesap tyre pa e ditë faktin se sa janë intelegjent, besnik dhe të dashur.Ata mund të kujtojnë vendin ku kanë takuar mikun e vet edhe para njëzet viteve deri sa ne harruam masakrat, dhunimet dhe vrasjet para 20 viteve.
(Equus africanus asinus) apo gamari është një kafshë e zbutur nga familja e kuajve e adaptuar për vet njeriun dhe nevojat e tija.Paraardhësi i ti i egër Ishte African wild ass.Shërben si hamall për mbi 5000 vjet dhe tregon qartë ka histori edhe më të vjetër se vet shqiptari.Vetëm në disa shtete të zhvilluara ai merret për lazdrim dhe knaqsi. Në shumicën e shteteve merren për fuqi punonjëse.Është puntor i shkreti, punon me shekuj por ende nuk arriti të merr reputacionin dhe mirënjohjen duhur.Në gjuhën angleze mashkulli gamar quhet jack deri sa femra jenny apo jannet.Jenny apo jannet e mbanë shtatzaninë 12 muaj dhe kur lind lind një ose rrallë herë lind edhe bineq.Gjatësija tyre shkon prej 79 cm deri 1.60 me peshë prej 80 kg deri 400 kg.Janë kryeneç, kokëfortë sepse jeta i ka mësu ashtu dhe vet instikti I vetmbrojtjes,por janë të dashur dhe simpatik .Mendohet që vendlindje e tyre është në Egjypt apo Mesopotamia ku pastaj perhapet në shtetet tjera afrikane dhe në botë.Në Amerikë së pari i bartën me anijet në kohën e Christopher Columbus .Besohet që dika janë tash ka 41 milion gamar në botë ku veç Kina i ka 11 milion . Mbas vjen Ethiopia, Pakistani dhe Mexico.Në viset e Ballkanit janë në zhdukje dhe numri po i zvoglohet ama po vijnë në një formë tjetër.
Të gjithë bota ia pa hajrin , por veç ne shqiptarët jo.
Gamarët tonë nga zori i madh disa u shëndrruan në Ministra, Presidenta, Kryeministra.
Gamarët tonë ushqehen me karkaleca, gjela deti, shkojnë në pushime ku as kryesitë e shteteve më të zhvilluara në botë nuk shkojnë dhe popullit ia hudhin barin para hundës sepse ata vet nuk e kanë at aftësi me e përtyp.Gamarët tonë mbushin akontet bankare mbi samarin e popullit.Gamarët tonë shesin tokat e popullit aty ku gamari i asaj kohe hecte baraz me të Zotin në ata toka të bukura Ilire .Gamarët tonë to modës parisiane me patkenj apo pa patkenj po bëjnë pazare në kurrizin e popullit .Gamarët tonë po na hakmirren shumë ,shumë rëndë .Gamarët tonë e kanë një hall,po qesin bagla kah po shkelin.
Sa herë që ndëgjoj lajme ulem e qetë, më pikojnë ca lot nga malli për ata gamarët e vërtetë ulqinak që aq shumë i kemi munduar.Sa shumë i kam dashtë.Ishte kohë e bukur ajo kur dihej se ku e ka vendin gamari, me gjithë dhimbjen që e kisha në zemër kur i shihnja të munduar, të raskapitur të lodhur nga vapat ulqinake.Dhe vërtetë më këput një nostalgji për Ulqinin , për ato ditë të bukura të verës kur çdo gja Ishte e bukur.
Rrezitesha pranë bregut detit , dhe gjithë ditën aparati nuk ndalej së shkrepuri.Rizo Harapi shkllap shkllap me aparat, muzika deti dielli….gamari I veshur.
Gamar na e ban hallall, sepse ty veç hajrin ta pamë .Na ka zanë gjynahi juaj, na ikën gamart punëtor, të mirë të ndëgjushëm që nuk ia kemi ditë aspak dhe na erdhën këta gamarët që po ofendojnë intelegjencën e popullit.
Çka t’i bëjmë kytyre gamarve të sotit që luajnë me popullin si po dojnë vet, erdhën me gamar dhe po hipin në Jaguar!
Dhe në fund.
Vjen një ditë një mik i Nasreddin Hoxhës dhe troket në derë . Ai i thotë gruas vet, dil e thuaji që nuk jam në shtëpi.Del gruaja e Nasreddinit dhe i thotë
Nasdreddini nuk gjindet në shtëpi, ka dalë në pazar.”At moment bertet gamari prej ahrit me sa ka fuqi.-Po gamarin në shtëpi e paska, Nasreddin nuk del kurrë pa gamar, ia kthen miku që priste mbas dere.I mllefosur Nastredini nga ky mosbesim ia kthen-Po ti a i beson gruas time çka po të thotë apo gamarit?”
An old English saying “when a donkey attains a PHD he becomes a smart ass.