Shën Valentini na iku i ngrati
Erdhi me 14 shkurt dhe shkurt e pati
Vetëm një ditë vjen dhe na i kujton dashuritë
Sikur nuk i njeh hallet dhe të gjitha mërzitë .
Këputa një lule sot në mëngjezin me shi
Mes shumë gjembave e gjeta , dhe e solla në shtëpi .
E lagur e zbutur nga shiu i mërzitshëm Londonez ,
Por e bukur e dashur e rritur me marifet britanez.
Shën Valentinit deshta t’i them pse nuk vjen çdo ditë?
T’na i ngjet copat e zemrave të thyera dhe atyre që janë mërzitë.
T’i fshin lotët e endacakëve të pa strehë në botën e mjerë,
T’pastrosh botën nga mëkatet dhe t’na sjell pak verë.
Jo veç sot jo veç një ditë por çdo ditë të bardhë
Petalet e lagura derdhen në dyert e botës çdo ditë pa u ndalë.
Të kalbura,vyshkura pa aspak dashuri
Pa mëshirë , pa rreze lulja nuk rri.
Një ditë dashuri nuk mjafton në vit
Një lule e vetme thahet dhe vdes nga mërzitë.
Një fjalë e bukur veç sot e merr era
Një kartolinë zbehet , duhen edhe shumë tjera
Një premtim harrohet një ditë veç dhe pastaj
Kush na e shtrinë dorën kur syri është plot vaj
364 tjera ku shkojmë?
Pse të larguar dhe të mllefosur jetojmë?
Petalet e thara moj lule pse nuk t’i mbledhim,
Apo të presim edhe 364 ditë tjera rrugës të bredhim
E gjeta në mes gjembave sot at lule që po priste pak diell,
E këputa , i hodha 364 petalet e saja në qiell
Dhe të gjithë po presim 14 shkurtin tjetër
për pak dashuri ndaj njerzimit.
Në shkurt vjen dhe shkurt zgjatë kjo ditë e gëzimit.
Ashtu e ka kjo botë se ashtu vet e dojmë
Shën Valentini vjen veç me 14 shkurt dhe veç at ditë dashurojmë !
Harrojmë ditët tjera harrojmë që një ditë shkojmë,
Sa mëkatar në këtë botë jemi përditë harrojmë.
Dhe ja Shën Valentinin kjo lule ma kujtoj
E gjujta në qiell por kurrë nuk më harroj !
Petalet e saja sa shpejtë i morri era ,
Por aroma e sajë për mua mbetet edhe 364 ditë tjera.
Shën Valentini na vjen dhe sa shpejtë ik i ngrati,
Salltaneti derdhet me lule dhe stoli dukati
Petalet e luleve t’i hedhim në dritën e qiellit
Ngrohtësi për zemrën të marrim prej rrezeve të diellit!
