Dita e librit

Ai që shkruan, është me fat.

Udhëton gjithë botën në ëndrra, kthehet në t’kaluarën, shkon në të ardhmen , dhe përsëri kthehet.
Shkon e vjen kur don dhe kthehet kur don.
Lind dhe vdes kur don.
Gëzohet dhe hidhërohet kur don!
Kujton at që e don, harron at që ia lëndon shpirtin.

Ka lirinë, dhe hyn në jetën dhe ëndrrat edhe të tjerëve.
E ngrit në qiell at që e don, e ul për tokë at që nuk e don.
I jep shpirt lules, diellit e qiellit, ndalon rrotullimet e tokës!
Ven zinxhir florini rreth qafës, ven pranga robit !
Është arrogant, rebel I përjetshëm,ka mëshirë ,është sublim, i qetë ,i trazuar kur dëshiron vet , dhe si don vet.
Trazon dhe qetëson zemra !
Shëron dhimbjet e veta me lotin e të tjerëve!
Ndriçon natën,dhe ndalë shkëlqimin edhe ditë me diell!
Behet mjek dhe shërues i dhimbjeve të veta!
Është mashtrues i jetës!
T’mashtron ty dhe vetvehten !

Ai që lexon , është edhe më shumë me fat!
Çel arkën e margaritarëve dhe me hajninë e vet,pasurohet me at që shkëlqen më shumë.

Por ai që shkruan ,dhe lexon ,e mban çelsin e arkës.
Vërtetë, ai është fatlum.

Vildana Dibra Zhubi

Urime ditë e penës 🖊️📖📚📗📕


Scroll to Top