👩Sonte iftari fun’it, pa kafërdisemi me da teprica se na kanë m’et shumë prej mramë.
Nji çorbë me ariz pa ta bajmë e nji pite me erza.
Se kemi me hallu sat
🧕🏻Nuk duhet me thanë Iftari i fun’it moj Nuse, par duhet thanë i fun’it për këtë vit.
Mas qoftë i fun’it ishalla.
Pritshim edhe shumë tjera me gzime, me festa e me nefakë.
Harxhi isht gati për sarajli.
👦🏻Gjyshi,pse gjithkejt në botë i thojnë bakllavë, e na i thojmë sarajli.
A isht recepti Sarajevës gjyshi?
👨🦳hhhha edhe m’bane me qesh t’pastë gjyshi me jetë.
Ja, ja….!
Nuk isht njisej!
Sarajlija jonë isht unikat.
E mer t’pastë gjyshi ç’farë sarajlije bajmë na, nuk e ban kush.
Nuk pa tham se bakllavat nuk janë t’mira që i bajnë tjer’t, par sarajlija jonë isht…. eh ç’me thanë ma, se pa bjen se livdohemi.
Bahet n’fejesa, martesa, synetllyk, Bajrame!
Kur bahet sarajlija, tanë mahalla e nin hakllaginë e erën e saj.
Pa s’pa e gjatej tesh muhabetin se deri nesër kush duren?
E tesh ty 🧕🏻feleminerës shumë që na ke ba tanë ata gjellna.
Ty 👩që ke pasë durim me duru pleqtë se bahen kanjiherë si tenja.
Feleminerës shumë 👨🦳që na ke majtë masllahat e na ka shku Ramazani shpejtë, e na ke ba pazarin!
Feleminerës 👦🏻👨🏻🦰👧👱🏻♀️👩🏻🦰e tanve që nuk jeni ni aspak par veç keni hangër at çka kemi vendos na.
E unë….?
E unë nuk e di si ma bukur me ju uru ?
Ditëve t’madhnume i kam ba naze
Kam madhnu bereqetin
Qepen, hudrat, krypën, përpeqin,
Tavat e madhnume
E bamjet e fërgume i kam madhnu!
N’qi’ll e kam çu japrakun
Me madhnu sofrën e pragun!
Kam madhnu nanat tona
Ulqin e Shkodër
Prizren e Gostivar
Gjakovë, Preshevë e tanë vatanin mbarë!
Kam madhnu viçin e lopën
Peshkun e tanë botën
Për ata me miliona viktima që i hajmë
E Dua dhe lutje ,mbi ta duhet të bajmë!
Zotit Feleminerës me i thanë
Për këtë gjuhën shqipe që na e ka dhanë!
Unë tanë jetën e kam amë !
E si ma bukur me ju uru?
Pak me foto të gatimeve ju kam trazu
Par ma shumë vejdin e kam mashtru
Tuj i pa andërr e lang tuj më qitë goja
Nga fotot e ndryshme që më kanë çu shumë Zonja!
E si ndryshe me ju uru….?
Ma bukur se kaq nuk di!