Iftari 28-të
Ju baftë mirë kudo që jeni
🧕🏻Ju pastë Hankja ju pastë.
Kalej edhe nji Ramazan, me t’mira e me zemër t’mirë. Shpejtë vjen edhe tjetri , edhe tjetri mas ti edhe vjet shkojnë shumë shpejtë, çil e myll sytë.
Nuk qenka kallej me i dalë n’kry dyrnjallykut .
Gabojmë tanë e nuk ka njeri t’pa gabushëm.
Se veç ej i Madhnushmi isht me na gjyku e askush tjetër.
Ishalla ju lajmë mrapa!
Nji amanet pa ju la.
Mani traditat që kemi majtë na. Mas devijoni, mas u rreni me shku drejtim t’gabumun.
Traditat si na në Ulqin, nuk I ka majtë kush.
Na kanë pasë hije gjithmonë edhe na kanë taku me i majtë si gjyteti (qyteti)ma i vjetër.
Gatimet tona janë të rralla.
Kangtë tona janë unike veç Shkodra që na e di avazin.
Gjuha jonë isht ma e bukura në botë !
E kemi majtë e kemi me majtë deri sa t’jet njeriu fundit në këtë vend!
Amanet isht ky, e amaneti nuk shkelet!
👨🦳Çët gjet moj gru? A je mirë ?A ke pa anrra t’kqija? A da me vdek që pa i len amanetet?
Jam plakë me ty ,e se kam ditë që kaq shumë e dan vatanin!
🧕🏻Prit mer ma njihere, mas ma prit fjalën.
Shiko ti këtë njihere! Se paske ditë….?
Na i dojmë xhamijat e gjithmonë i kemi majtë të shenjta, par dojmë ma shumë shkolla , vende për f’mi me nevoja speciale.
A lehen mas dore ata ferishte e ata meleq t’Zotit?
Mani besimin ashtu si na ,që e kemi majtë.
Bukur ,me shpirt e zemër.
Mas ranoni ken me fjalë!
Rahmet pastë,Halla Kajmak nji plakë shumë e ambel e Gjakovës ka thanë “ pasha hallën fjalën e amël thoni gjithmonë sepse at çka ke n’zemër nuk e shef as nuk e din kush.
Pa sikur njeriut t’ia prejmë zemrën me pa se çka ka në te, vdekën menjëherë aty për aty kurse at çka nigjojmë prej gojës ,ose na degenis e na varfnen zemrën,ose na e zbukuron ditën .
E sevapi ma I madh isht mas me i ba keq kuj e mas me shpif për ken!
Me nimu ku muneni e sa ma shumë që muneni!
👨🦳Shiko ti njihere gruja jeme, fisnikja jeme ç’farë fjalimit.
Si me m’pas ble menimin tem.
Njashtu isht ju pastë gjyshi, njashtu. Topi se lun.
Zoti nuk flet as gjuhë latine, as arabe as hebreje.
Zoti flet gjuhën e qetsisë t’shpirtit, gjuhën e merhametit, gjuhën e mirsisë ,gjuhën njerzillykut.
Kur e kanë vet nji naučnik (shkenctar )a munet shkenca me egzistu pa Zotin, dhe a munet Zoti me egzistu pa shkencën, shkenctari isht përgjegj “veç nji Perendi e din se shkenctarin e ka kriju Zoti, e ja shkenctari Zotin.”
Mani besimin si udhëdrejtim me ec përpara pa shkel e pa e degenis at tjetrin!
E tesh lene lene se u permallova.
Pa , e tesh a pa na bani njat përpeqin e Jasminës sonte se diçka u përmallova e mu kujtun rrugtë kur kam ec e isht ni Ezani e era përpeqit kur kam hy në dere t’aborrit me la durtë e me shprish se ka kërsit topi!
E ç’farë mallit pa kam!
Kam qenë f’mi kur e kam ni Hoxhen e Mahalles Re ,Halil Millën rahmet pastë tuj thanë “doni at tjetrin, ma shumë se vejdin!”
Heeee ç’farë fjalë e madhe isht kja se, sa me u falë tanë jetën!
👩Ç’jeni çu peshë mere ju të dy , Hajtë se Ramazani tjetër vjen sa çil e myll sytë. Na keni shti edhe neve me qa!
Hajtë Aga ,e del na blej votë e mira se sonte ja veç perpeq, par prej sallate deri n’hashaf kemi me i ba!
Se nesër nata Bajramit e kemi punë sa dush….!
Na pret sarajlija, ka punë e marifet!
👨🦳Ja moj ja ,nuk jam tuj qa ,veç se di pse pa me shkojnë kta let.
Nuk isht çajre kanjiherë, zemra nuk isht prej gurit!
Janë t’përmallshme kta festa, ta çojnë zemrën peshë!
Ku me e marrë at kohë. Jemi mledh me nji valë , e me bukë kallamoqe, me mangalle t’prushit e me k’shtenja mas iftarit.
E sa muhabeti e sa gazi isht ba.
Ka qenë lezetllyk tjetër.
Nejse, nejse, se zemra diçka m’isht shterngu!
Ika, dola me ba pazarin!
Ma bani spisakun….
Përpeq motit
7 vo t’bekume,tunen bim e bam
4 lugë miell i qet n’sahan
3 gota tamël , prej lopës kuqaloshe
Djath i njomë ,si bora bardhoshe!
Tlynë i mirë tlynë si me qenë motit
Verdhina tlynit ,aman jarabi si nur i Zotit
Tun’et e bashkohet tanë bereqeti
Millin në fund , le t’mlidhet gjithë mileti!
Nji përpeq ,përpeq motit me namë
Na e ka ba gjyshja ,edhe e bardha nanë
Ezani ka k’nu e sofra tanë bereqet
Kemi prit topin, me shprish kur kërset !
I bukuri perpeq ,me erë deri n’Kala
I ka dalë zani deri në Mera
Në Krajë e Sukobinë kur ka terr akshami,
Kur je ul rreth sofre e u k’nu Ezani!
Hafiz Byzyku dijetar,me din e iman
Molla Ibrahimi njeri si nishan
Hoxhë Halil Milla njeri me kimet
E ka majtë xhematin me urtesi e marifet.
Ehhhh ç’mu kujtu fminija……
Përpeqi i ka fajet ,tavat edhe flija
Ehhhhh ky malli ,sa gja i bukur isht!
Ata jabanxhitë e kanë për gjithë ditë e marrin me vejdi tanë jetën,
Atje ku shkojnë e tresin dyrnjaje!
Lum ata që jetojnë me këtë bukuri, e me nji nur uzdaje!
Përpeq prej dorës Jasmina Hasa durtë ju plarofshin