Pa e postoj hejret se bela ka denji kubla n’mezgjah.
E ju që s’keni shkoni në Ulqin
Iftari 27-të
Ju baftë mirë të gjithëve
🧕🏻Jam çu sat diçka kpuçëm fart. Tiftik tanë trupi. Bela edhe kja kohë njikshtu, taman mat kublash !
Besa, edhe Ramazani qoftë i bardhë, veç ka pak marifet. E unë kam nisë me u plakë .
👨🦳U sa mirë ma kujtove moj gru, sonte na ban nji kubul me erza.
Nji bukë kallamoqe edhe teprica prej mramë. A sa mirë ma shtine mend.
Ma kan’e fart ma. E kam hangër ke Filja e bija Hush Shurdhës njiherë. Aman se si e ka ba. Nuk e harrej kurrë! Edhe ti ke qenë aty e ke hangër.
Dola unë n’pazar e ishalla pa gjij denji kubël.
Erza ke sa dush.
🧕🏻Qyqe ja si je ba si Hamoj’t, veç rri tuj menu ç’me hangër!
Unë u ankova se nuk jam mirë, e ti flet për kublat!
Si s’tra n’mend me vet bile çka ke?
…edhe ku bahet kubla për iftar, a t’kanë lujtë ment ?
S’ka ba vaki!
👨🦳Hajtë moj se mirë je ti .
Paaaa Ramazan moj kemi. Kur nuk t’kallxej çka me ba, ankohesh, kur t’kallxej m’thu je ba si Hamoj’t.
Sa tuhaf je. S’ka ba vaki!
Ankohesh tanë jetën.Źuti žutuju, crveni putuju.
Unë para teje shkej edhe pse kurrë nuk ankohem!
E pse nuk u hankan kublat për iftar, a m’ke le n’Pariz ti?
Shikoooo ti këtë, nuk hahen kublat për iftar!
Allah allah, me çka je rritë ti….?
Hajtë hajtë mas ë’m nervaza n’pik t’sabahit!
Ika, ika se pa ‘gutem me gjet kubla . Hajt se edhe ti ban mirë ishalla. Je f’su veç me u anku!
👩Agaaaa, edhe mu m’i kan’e kublat fart.
Ç’na shtini Hankja n’men’.
🧕🏻Unë u ankova moj, se nuk thashë çka me ba.
Aman kush s’ta din ma hallin!
👨🦳Hajtë ju, sa raspravljateni, unë dola. Edhe m’kalen dita n’mezgjah, fal me njinin e fal me tjetrin.
Edhe mas harra, putargat ja fërgen f’mive, a ke n’i? I dojnë shumë!
Na jemi me nefakë moj, a di sa shtrimte e blejnë ata n’zapad kavijarin?
🧕🏻Kavijarin….. e ku e msove tesh ti at fjalë me demek?
👨🦳Pse ç’pa t’ dukem unë ty, njeri pa shkollë?
Kubla me erza
Merr nji huder ,edhe pak spec te kuqe
2lugë ufull nji nji gotë me vaj ullini e kafërdis moj nuse.
Masanej i qet uj sa me mujt pretisi per nji sahat mas me shterr fare.
Deri sa të zihet ,nisja nji kangë e bjeri asaj dajre!
Kublës italiane,ferrat I zbuten fare
Denji ferrë shumë me met e vogël ,nuk isht çajre
E masanej merr 1 lug mill e shkrin me uj
Ia qet kadalë me avashllyk pa huj .
Merr nji tubë erza nji kokerr vo e tund
Fart me marifet mas me u njit mielli ,e lun edhe e shkund
Kur ata ja qet ,e zinë pak në zjerm të lehtë
Hapi sytë mas njitet milli, e din edhe ti vet .
Ma von nëse dan e shtjen nja 10 dekika në furrë.
T’marten në iftar hahet, gja nuk metën për ditën e mërkurë!
Gja ma t’mirë nuk ka, më besoni kur tham
Si e ka ba nana jeme moj loce,aman uh aman!
Me peshk detit nuk ka
Qefull, barbun, pak njala dhe levrek,
Me ufull e da hudra , pak nerden e qep,
Në tavë t’dhenit ,n’skarë apo peshk t’fërgum
Peshkatarin e Ulqinit e xen gjumi n’Bunë.
E lut peshkun me ardhë,dikur me grep e nxen,
Disa mushkaja me dorë ,pa ndalë i përzen,
Grepin prej sabahit ,gati e ka pregaditë
Ala pa e xanë peshkun ,na thret për misditë.
Si dikur motit ,pak peshk kapama,
Si në Ulqinin tonë ,nuk din kush me e ba
Tanë mahallën e lume ,shtrihet dhe nihet era
Hapen dyrtë e shpijave ,çilet edhe penxherja!
Eni, na urdhnoni kemi peshk t’fërgum ,
Ka edhe kapama, sa e pregaditëm në Bunë ,
Da kubla me erza ,sa të mira i kemi zi
Urdhnoni merrni ,e mas t’ju vjen sekëlldi.
Me sallatë jeshile ,sa shumë ka lezet
Me ufull t’rrushit ,edhe të njoma qep,
Da kërtolla t’reja ,sa i ka qitë pranvera
Urdhnoni miq të shpisë,juve ju rritë ndera !
Durtë të lumshin ,ty o peshkatar
Da kubla t’Ulqinit ,n’Londër a ban me i marrë
E ty shnet t’u baftë ,moj zonja kanakut
Tesh kush na njin ,me ujë të ftoftë bardakut!
Da shojza da gjela , lignje dhe ceraga
Nuse mas prita ,na i ban edhe da mullaga
Koshi i peshkatarit ,gjithmonë me bereqet,
Me krypë Solanës t’harrume at thesar t’vertetë .
N’sofër ulqinake ,mas t’ju vjen marre
Pak bukë kallamoqe ,s’paguhet me pare
Bereqet e t’mira ,gjithmonë na sjell deti,
Kush jeten aty ,isht ma i pasun se mbreti !
Byjrym o miq eni , n’kanak na urdhnoni
Sofrën me peshk moj Hanko ,a pa na shtroni
Peshku i artë në det ,e fëlterja n’shporet
Oohojaa qe mrriti ,peshkatari me koshin plet!
Byjrym o musafir ,mirë se na keni ardhë
Gjithmonë për t’mira ,e ardhshit faqebardhë!
Mirë se ju gjetëm ,aty me traditën e vjetër
Mrekullija peshkimit asht muhabet tjetër .