Nata 26 e në shtetet islame mramja 27 lutjet e Nates Kadrit
Ju baftë mirë iftari kudo që jeni
👨🦳Sonte natë e Kadrit, çka pa na bani për iftar ?
🧕🏻Allah allah, pa prit mere burri dheut, se nuk pa ju lajmë pa hangër!
👨🦳Pa nata madhnume isht sonte moj, çka flet ti? Je ba si advokat!
Për sonte pa ta shtrojmë si na ka hije!
👨🏻🦰Interesant, ktu në këtë shpi, veç ju pleqt, nusja madhe, vendosni, na tjerët nuk egzistojmë hiç.
Zani nuk na nihet, as mu as vllejt tem, as nuses vogel, as f’mive !
Jeni ba si pogllavica !!!!!
👨🦳Mirë e ke ti ,par na e dijmë çka ju kane juve e nuk ju vesim. Sofra plet Ehamdurilal me tanë t’mirat!
E besa sonte Jasmina Hasa me Tixhen ma kanë shti n‘mend da recepta që ma ka ba gjyshja n’at vakt.
Nuk duhen me u harru ata recepta kurrë, e me i percjell brez mas brezit!
🧕🏻Hajde mere hall, çka t’pjell menja ty, veç nji Zat e din. Pa unë I kam harru mer ma !
👩U moj Hanko, Agej na ka pru receptin hiç mas ke gajle.
E ka marrë prej Jasmines e Tixhes.
👨🦳Pa pra!
Sonte isht Nata e Kadrit, e që dihet edhe si Shab-e-Kadr, Nata e Dekretit, Nata e Masave, isht dhe kremtimi islam që shënon përvjetorin e natës kur Muhammedi mori vargjet e para të Kuranit (Kur’anit).
Profeti Muhamed kaloi periudha të gjata, gjatë Ramazanit, tuj meditu rreth botës përreth tij dhe tuj kërku ndihmë për ta largu miletin e tij nga të këqijat morale dhe gjynahet .
Në disa raste, ai udhëtoi në Shpellën Hira, nji shpellë e vogël në kodrat afër Mekës, tesh në Arabinë Saudite. Besohet se në nji moment, ndoshta në vitin 610 të erës sonë, ai mori vargjet e para të Kuranit nga Zoti. Nata e Kadrit shënon përvjetorin e kësaj date. Par isht e paqartë se kur kanë ndodhë saktësisht zbulimet. Për at punë , shumë muslimanë i konsiderojnë të gjitha 10 ditët e fundit të Ramazanit si veçanërisht të shenjta dhe bajnë përpjekje për të vizitu nji xhami dhe për të lexu Kuranin në këtë periudhë.
Al-Kadr isht koncepti se Allahu di gjithçka dhe ka vendos gjithçka që do të ndodhë. Ky isht paracaktim.
Al-Kadr isht i lidhun me gjashtë besimet e Islamit. Kja isht që kallxen se Allahu isht i gjithëdijshëm, që thotë ‘di çdo gja’, dhe i gjithëfuqishëm, që do të thotë ‘ka fuqi të pakufishme’.
E na në Ulqin e kemi rujtë edhe puthjen e flokut të Pejgamerit në këtë ditë. Sat shkojnë burrat, nesër gratë.
Kemi edhe ata që myllen 10 ditë në xhami dhe i shkojnë çdo natë iftaret.Alfet i thojnë Alfet.
A jeni tuj ni ju të rite ,se me ju jam tuj folë.
Shkollen mas e leni kurrë, par feja isht filozofi, devotshmeri dhe sfidë.
Isht gja me zemër e me vullnet. Ju largen prej rrugës t’keqe.
E ju si doni bani ,ju pastë gjyshi.
Nuk isht gja me dhunë as me zor!
E as me ekstremizëm mas gaboni kurrë me u ç’orjentu!
Sonte Kurani knohet në çdo sh’pi e nihet prej xhamijave edhe rrugve.
Isht gja e madhnushme kush e kupten. Isht mall për jabanxhi, isht mall për ata që na kanë lanë, mall për fmini. Isht merhamet për fukaranë , për ata që janë tuj vdek n’luftë . Lene se diçka zemra m’u shtëngu. Isht natë e madhnushme jahu! Unë pisac nuk jam me ju kallxu ju pastë gjyshi, par ka me ju marrë malli edhe juve kur t’plakeni. Ka me ju kujtu gjyshi e tanë k’ta fjalë, keni me pa!
Nuk ka çerdak e avlli, nuk ka rrugë e shpi që nuk ndrit si nuri këtë natë t’madhnume. E era bereqet tanë antë . E ata lugë kur kërsasin n’iftar, ehhhh ç’farë shyretit. Ezani ka çu peshë zemrat e thojnë që kali ka qa kur ka knu Ezani, e ja s’pat qanë robi!
🧕🏻Hajt e burri botës çët gjet k’shtu ec tesh e mas na ban zemrën harap.
👨Mirë moj e urume mirë, hajt se dola unë , pa shkej pak deri n’bashbylyk e m’kalen koha. Mas qakuloni shumë tesh par perviluni! Na bani at iftar me tanë t’mirat a keni ni?
🧕🏻Pa pa ke me pa ç’farë sofre t’pret Zatnin tane, hajt tesh…..
👨Ika ,ika unë e tesh ju na bani at iftar me tanë t’mirat e na shyretoni shpinë !
Mulçinë e bardhë si motit e zijmë
Copa copa e blujmë ose e grijmë
3 Kokrra vo mrena me ja shtu
Krypë, biber , pak uj e miell moj gru.
I fërgen si duhet ,ashtu si e din vet
Qiren hudrat e bardha fletë me fletë
T’fërgume ,n’kas I qet kur t’ftofen
Pret iftarin rreth sofrës,që të gjithë gzohen!
Si dikur motit ,qofte me pazija
Me mill me vo e tana bekimet e mija
Gjyshja jeme dikur na i ka ba
T’pasun nuk kemi qenë, par as fukara!
Edhe da gjellna tjera…..
Pak grun I zimun I shtypun mirë
I qitet krypa dhe bajagi yndyre
Nuk asht i randë ,i mirë për Ramazan
Ka shumë merita ,lum kush e han.
Da bamje me namë e tavë Elbasan
Pa da kokrra japrak ,edhe petë iftari hiç nuk ban
Amëlcina e hashaf ,ashtu si dini ju vet
Sofra Iftarit, itibar e lezet!
👨🦳Na baftë mirë !
Na pa ja bajmë tanë adetet, e Ej I madhnushmi e din ku isht gjynahi e ku sevapi!,