Yjet që shëndrisin botën dhe botën mbajnë plot dritë
Dielli që nxen votrën dhe kurrë nuk le me u fikë .
Arsye përse kjo botë ende ka ndriçim
Është gazi i juaj nga zemra që mban botën shkëlqim.
Jeni degë qershije, dhe shegës devedishe,
Jeni mëndafsh i lehtë jeni botë fildishe,
Jeni fresku i shpirtit , jeni syri i ballit
Jeni lule e çelun jeni borë e malit.
Jeni frymë për botën dhe gjithë njerzimin
Jeni arsye e parë kur lypim për ju shpëtimin.
Jeni dallandysha, bilbila dhe sorkadhe
Për disa jemi gjyshe për disa Nana e Madhe.
Për disa Nandaja dhe për disa Ije
Jeni rreze botës dhe çdo gja ju ka hije
Zoti ju bekoftë me fat edhe plot shëndet
Gjithmonë të lumtur qofshi Çamarrokat tonë si
Mbret.