Dy peshore

I kam dy peshore në sh’pi
Veç për kurreshtje e për siguri
Vjen nipi im dhe peshohet nji ditë
Pak u habit e pak u mërzit
Peshorja e parë e qet disa kilogram ma pak
Mërzitet zemra gjyshes e nuk bahet rahat
Jo me thotë gjyshe, kjo peshore nuk vlen
Nji peshore tjetër pse nuk e blen?
Qe more I tham shko në dhomën tjetër
Asht edhe nji peshore asht ma e vjetër
Vrapon nipçe dhe peshohet përsëri
Bërtet nga dhoma me sa ka fuqi
Gjyshe o gjyshe ja kjo asht taman
Unë jam rritë dhe kaq kilogram i kam.
Peshoren tjetër e ke gabim
Ma pak qet dhe më dha shqetësim!
At peshore fallco mos e m’aj në sh’pi
Qet ma pak pasha k’ta dy sy!
Të pastë ty gjyshja ajo asht peshore ma e mirë
Gjyshja e ka për marak se peshë asht vështirë
Prej nji dhome n’tjetrën disa kilogram dallon
Asht peshore magjike dhe kjo më gëzon!
Ty ta falë gjyshja peshoren që qet taman
Unë mbaj këtë tjetrën se ma rahat më ban!
Asht magjike edhe pse trathton
Kurrë t’vërtetën nuk ma tregon!

Zemra gjyshes pak iku me habi
Ah sa lezet mendova,kur je f’mi!
Ai donte ma shumë unë dua ma pak
Peshoren rrence e kam për marak!

Scroll to Top