E dashnija si kallxohet ndryshe

-S’di gja moj bi veç tan’ trupi tiftik si me m’pas rraf dajak. Ç’isht kja punë as vet se di.
S’ka rreshën n’trup qe nuk m’dhem. A pleqnija a çka dreqi isht as vet se di?!
Ky muji plakave, muji nanameneve,he plakat mas qofshin ma mirë.Herë di’ll e herë shi.

Kam prit e kam përcjell, kallabllyk e zebani sa dush.Kam shtru sofra, veç si unë maaaaa!
Ala përmenen gjellnat e mija!
E re moj loce. Kam shkun qylyma e kam shtru dyshek. Kam la jargana, e jestyk me lesh. Qiti prej ftyre e ter n’dill. Thaj fiq e kumlla e thaj terhan. Besa e re edhe n’ara kam punu, kam mjel edhe lopë.Sa nerdenin e sa shurupin e tranafileve e kanë ba k’ta durë t’shkreta veç nji Zat e din. Vakt ullishtave…. mlidh e shtyp ullinj. E çfarë lezeti ka qene edhe pse u kputshim na t’shkretat. Ban capenj e përzij kazana sa nuk kishim kivet ma.
Sa xhemin goja s’di me ta thanë. Me majtë shpi e me majtë kanak s’ka qenë kallej aspak. Kam ly me gëlqere si shtat burra secilën sene para Ramazanit.
Kam punu punë dore e qep e shkep xhempera.
Uj me kova n’pus e kam bajt si gamari.
Puntë mar i kam marr, e mramje kur tanë kan ra n’gjum, kam arnu teshat e ma von kam xan brumin për buk.
Kush pa m’vet nji herë a je lodhë.Njihere ke n’shpi t’babës e ma vonë n’shpi t’burrit.
Kurr pa u anku!
M’u anku? He prite Zat, pa ku kena guxu m’u anku! E tanë tuj i perbi n’bark.
Nji ditë maj n’men u pata çu telef. Ama e kputun fare që kamtë nuk majshin trupin.
Hajt thash pa rri rat e bela nuk m’trazojnë.
Kush?
Nja dhet her u çil dera odës tuj m’than ala nuk je çu ? Huj n’këtë shpi s’ka , a more vesht?!
Se di veç ashtu tuj u dridh m’kalej dita, tane zjermi e ethe kush pa ma dit.

N’gjini rrallë kam shku e rrallë i kam pa.
Vllaznit vijshin per Ramazan e Bajrame , elbete edhe denji here kur i binte rruga.
Vjehrrit si tenja gjithmonë me ankesa.
Ja se kanë qenë t’kqi, par merhamet s’kan pas.
Edhe kur kanë ra n’dyshek, të dyve j’u kam ba hyzmet. Jam plakë bashkë me ta.
Kur i vijshin varzat , merrshin me m’ba terbjet si duhet me I shiku pleqtë!
Hej kuku që donte gjuha me u kput tuj e shterngu me zor.
E prep i thojshe vejdit sa mirë që s’fola, e mesenej me thanë hyn gjuhë kah dole!
Kur u rritën f’mija nisën ata me folë për mu e unë teveqelja tuj j’u thanë “ rrini ju rahat se s’kam nevojë për sudi!”
Ej zabunqari jem rahmet i pastë shpirti ,nji herë nuk ka ditë me m’thanë bile a je lodhë, a je mirë?
Isht ditë kush knen kangen e gjelit prej sabahit deri n’iqini!
J’a ka pas frigën si hyqymetit gjinve t’vet.
Zahir ma i vogli e tane kohën tuj I thanë” rri ti aty se gja s’din!”
Fart m’ka dashtë i shkreti , sa herë mshifte hisen e bukës vet e binte n’odë gjumit.
Nji natë vere ma shtyni çininë e sherqinit e ma dha mu, me demek se ej ishte nji me bukë, se e dinte që ma kane fart sherqinin .
Qameti u ba at natë , pse a nuk me doli hisja jeme ball?
E dashnija ndryshe si me u kallxu. Me nji fele sherqi e merrshe vesht sa te donte burri.
Me çu dorë….he prite Zat, kurrë nji herë!
As shtremtë nuk m’ka shiku nafaka!
Ka pas njerzillyk për s’tepërmi!
I pastë hallall edhe pse nji herë s’ka ditë me m’dal zat!
Ashtu ka qenë at vakt. Tesh 90 vjet i bana e veç t’mirat pa m’kujtohen. Gazepin e kam harru veç k’ta dreq rreshna pa m’i kujtojnë tanë gazepet.
Ke heqimi se di a kam shku 10 here n’jetë?!
E tesh m’vesin mesat “ gjyshe a ke qenë e lumtun n’jetë?”
He çka s’nin robi!
“A ke qenë e lumtun n’jetë?”
E lumtun e stër-lumtun, kam qenë.
As kam ditë çka asht lumtunija e as çka asht jeta, ama ma lumtun se ju njiqindherë kam qene.
Pse?
As vet se di, ama sa ma shumë që luftonka insani për jetë e për at liri aq ma shumë ia dinka kimetin!
E tesh unë pa ju ves juve mesat e mija?
E ju a j’a dini kimetin tanë t’mirave e tanë ktyne kallejllyqe
A jeni t’lumtuna sa brezi jonë ?
Hmmmmm….?

Scroll to Top