Rranjë atje m’esin

Sot dhe nesër zbrastisen votrat e prindërve.
Rrugë e gjatë kur nisen,
por fluturon aq shpejtë kur kthehen ,
Disa përqafime në prag të derës
E disa zemra rrëmbehen.
Disa lamtumira e disa fluturime aeroplani
Disa kerre të reja që na përqeshine na thojnë “ Hajtë se nuk u ba nami.”
Da zemra plot e disa të zbrazuna nga ndamjet
Disa të ngrimuna akull
E disa që shofin shtëpitë e vjetra
që shemben nga çarjet!
Diasporë,
Rruga mbarë ju qoftë
E zemra juaj ju gzoftë
U kthefshi shëndosh e mirë
Udhëtimi mos ju qoftë i vështirë,
Vendi I lindjes ju bekoftë
Nga zemra kurrë mos ju largoftë !

Vendlindjes lamtumirë kur t’i thoni
N’valixhe me e marrë me vehte mos harroni!

Udha e mbarë e t’bekumun qofshi
Për t’mira ju raftë rruga e sa malet rrnofshi!
Rranjë atje mbesin
Deri sa të vdesim!

Scroll to Top