Nji grusht fat

Hajt thashë nji grusht borë ta mbledh
E da lot t’i derdh
N’barthinë e borës
Mbi unazë t’kunorës,
Me qerpik t’lagun
Tuj numru dakikat e orës!

Hajt thashë di’llit t’ja vjedh da rreze
E t’kthehem mbrapa shumë breze,
T’ves ku shkun e ku ikën
Pse dritën asnjiherë se fikën
Devrin e dërnjasë tuj vazhdu
Brez i ri mban dritën!

E unë tuj vet
Pse asgja s’asht e vërtetë
As jeta as vdeka
Por kurrë pa fner t’jetës s’meta
At çka kam lypë
Gjithmonë e gjeta!

Nji grusht fat
E da rreze di’lli!!!!
Nji unazë t’besës t’dorës
E da flokë t’borës
Tuj I rujtë me dashni
Për hatër t’ktyne fmi!

Scroll to Top