Varzat tona na i martuan
Pragun e derës na e zaptuan
A është ky fati shqiptarit t’shkretë
Me na i nda malet, lumenj dhe det ?
E bukura ime e bukura Çame
U rrite atje pa dashuri nane
Të thëriste e heshtur me vaj n’kufi
Toka yte që humbe që i thojshin Arbëri !
Ti bija e ime ,e bukura ime
Me zemër të thyer ti e njoma jetime
Sokolesha ime ,si një perri,
Çamëria e ime , e imja Çamëri.
Ku të kam ty moj zemra ime,
Pa dashuri u rrite e imja trime,
Mblodhe bahçallykun dhe aty ke tret.
Në ishullin plak , dhe aty me vdek pret .
Të dridhet zani fisnikja ime
Me lot e tua zemrën ma fike,
Nusja ime me të kuqin duvak
Sa fort ke vuajtur na at ishullin plak.
N’at anë vëlla ,n’këtë anë një motër,
Kurrë pa u ngroh se bashku në një votër
Ti andej plot vner të vetmen kafshatë
Këndej vajtojshe Shqipërinë e ngratë!
Kur të shoh ty o zogëza e malit,
Arvanit more një lule djalit
Sa afër je ,sa larg më ike ,
Se shumë ke vuajtur n’at tokë antike.
Lëshoj zërin nga Shqipërija,
E ndëgjon edhe ti nga Çameria,
Si jehonë trishtimi gjithë malet shpon
Me bjeshkët e nemura nisë dhe vajton !
Sa e lashtë më je,e sa më je e bukur,
Si një zogëzë laramane që n’zemër është futur
Ilirja ime ,moj çupëza e ime Çame,
Si një yll qielli,si një dritë hane!
N’sofër t’qafirit,çdo ditë je ulë,
Lule e vyshkur shtatin përkul
Ma shumë lot se bukë ke ngrënë,
Lypsare u bëre për t’shkretën nënë !
Çamja ime moj gocë e heshtur,
Ngjyrat t’i morrën me të zeza t’kanë veshur
Gërshetë zezë moj e gërshetë verdha
Në prag të derës ,më prit se erdha !