Ledhatimet ….
Të gjata
Të bukura
Të ndjera
Të lidhuna me unazë
Me kunorë plot lule dhe ferra.
Përshpëritjet….
Në gjum
Në vesh
Në andërr diku tuj tret
Gruaja për burrin hyjneshë
Burri për gruan mbret
Martesa….
Gëzime
Besim
Mbështetje
Kur njani hithërohet
Tjetri pushton me heshtje!
Përqafimet….
Të ngrohta
T’sinqerta
Plot zjarr
Dashnija nuk fiket kurrë
Me vehte deri në amshim të marr!