E dashura ime

E dashur,

Prej kur linda linda me emrin tënd.

Sa nisa me u rritë dhe fillova pak me kuptu ishe ti ajo që më rrije në dhomën time çdo kund.Me zërin , me ëndrrën , me misteret dhe sekretet, me habinë , me tingujt dhe çdo gjë që nuk e kisha të qartë për ty. Por kënga  yte ishte ajo që adhurova më së tepërmi. Ah jo jo , ishte të folurit që tingllonte si bilbil.

Dashurinë për ty e kisha të ndaluar por ende e re nuk e kuptoja arsyen pse ! Por më kot !

A ndalen dashuritë e ndaluara ?

E kisha ëndërr një takim me ty . Edhe ajo dëshirë ndodhi. Ishte për mua një përjetim që ende e kujtoj me plot dashuri .

Të takova.

Dashurija u rritë , u shtua sidomos kur e dija sa shumë veta të donin !

Të donin nga Kosova, Lugina, Shkupi, Ulqini.

Ndoshta nuk të donin të gjithë . Edhe sot. Nuk të don më kush me emocione si at vakt. Por sot të duam me interes. Duam që të zgjohesh !

Na shkëputën nga ti. Nuk jam e sigurtë sa dhimbje kishe atëherë. Por gjithmonë të krahasoj me at nanën që e ndajnë nga fëmiu.

Ose ia marrin me dhunë, ose ajo vet e len për disa arsye ekonomike,moshë adoleshente ,një dashuri të ndaluar, apo…

Por unë që vet jam nanë mendoj që një shkëputje nanë- fëmi , apo fëmi nanë është si shkëputje e zemrës apo syrit.

Nga shumë statistika të dhëna për këto fëmi dhe prindër është shumë i çuditshëm fakti që një ri- bashkim apo një ri-takim kërkohet më shumë nga fëmiu i “fërflluar “ , se sa nga vet prindi.Zakonisht nana është ajo që e pagëzon fëmiun me emrin jetim at moment kur e len. Shumë e dhimbshme por e vërtetë.

Sigurisht që ka të bëjë me ndërgjegjen. Me frigën apo turpin që një nanë e ndien mbas shumë viteve. Pra ky fakt që fëmiu kërkon më shumë nanën biologjike se sa nana fëmiun është vërtetë i dhimbshëm .

Ose që thojnë “ çka u huptë , mos u gjetë “

Ka shumë ,shumë arsye. Sa herë disa dëshira të dy palëve mbeten deri në grykën e varrit! Digjen zemrat sidomos të nanave të penduara.

Ka shumë histori të hidhura.

Por një komb i tëri të mbetet jetim ?

Viteve 1912 deri 1970  një dokument trishtues zbulohet në Angli ku  afër 7000 fëmijë jetim,jashtëmartese i dërguan   në Australi si të paketuar   me anije vet nga puntorët  social.Ishte emigracioni më i madh ndonjë herë i fëmijëve .

Në fillim të vitit 1912 Mbretëria e Bashkuar filloi eksportimin e fëmijëve ndërmjet moshës pesë dhe katërmbëdhjetë në Kanada, Australi, Zimbabve dhe koloni të tjera . Arsyetimi i tyre ka rrjedhur kështu: territoret kanë nevojë për fëmijë të bardhë për të mbështetur vendet, ka shumë fëmijë në institucione dhe jetimore në Britani të Madhe dhe ata do të kenë mundësi në këto vende dhe pas Luftës së Dytë Botërore në veçanti, Australia kishte shumë shtretër të zbrazët në institucionet e tyre kështu që pse të mos dërgojnë fëmijë në rrezik, të cilët mund ose jo të kenë qenë jetimët, të rriten këtu, në dritën e diellit? Dhe mendoni se sa para do të shpëtonin qeveritë? MB nuk do të duhet të paguajë për të mbështetur këta fëmijë dhe vendet pritëse do të kishin punëtorë – punëtorë të lirë.

Kur prindërit kërkuan fëmijët ata ju thanë se fëmijët kishin vdekur por edhe fëmijëve i thanë që prindërit kishin vdekur .

Sikur ju që mendonit që nuk ka shqiptarë përtej kufirit ! Ju thanë që kemi vdek.

I premtuan portokaj  dhe rreze dielli (oranges and sunshine )ku edhe një film fenomenal u inçizua bazuar në atë  ngjarje të vërtetë.. Të  gjithë ishin abuzuar aq keq sa disa prej tyre nuk u rehabilituan kurrë më . I gjithë misteri zbulohet kur një nga fëmijët kërkon nanën e vet dhe kupton që as çertifikatë lindje  nuk kishin pasë !

Njëra prej punetoreve sociale me emrin Margaret Humphreys i zbulon sekretet dhe nuk ndalet deri sa e qet në dritë  gjithë misterin e këtyre jetim të  shkretë.Është një ndër historitë e turpit dhe e hidhur  e atyre vite . Nanat kërkonin fëmijët  fëmijët kërkonin nanat .

Të njëjten e bënë   edhe Saroo djali që humbet në tren në Kalkota nga filmi dhe ngjarja e vërtetë . Nuk ndalet   deri sa e gjen nanën e vet edhe pse familja që e kishin adaptuar ishin një familje fenomenale , e përkryer dhe i dhuruan dashuri pa kusht . Por ai nuk ndalet dhe shkon në kërkim . Si shumica e tyre.

Është një kurreshtje,është një dashuri ,është një pashmangshmëri ,është një shkëputje e thonit nga mishi. Do kur do , nëse  jo bashkim një mirëkuptim,ri-takim dhe respekt për njëri  tjetrin është i pashmangshëm .

Ka shumë ,shumë arsye. Sa herë disa dëshira të dy palëve mbeten deri në grykën e varrit! Digjen zemrat sidomos të nanave të penduara .

Por …. ti e dashur , ku je ?

Të deshtëm, të gjetëm dhe të pamë !

E ke nga turpi, nga ndërgjegja apo edhe ti po pajtohesh me “ çka humbet mos u gjetë ! “

Pazaret në kurriz të fëmiut kush është ajo bi nane aq e fortë që ia banë zemra?

E ke nga turpi i një superlativiteti ndaj vehtes që mendon që je superiore, dhe mendon që nuk ju ofrohemi ne kokëderrat ? Apo e ke nga ajo që kokëderrat po udhëheqin gjithë Vilajetin që edhe ju i keni ca kokëderrë të tillë por paketim tjetër?

Ta kesh para syshë që shumë lot janë derdhur për ty. Shumë burgje dhe jetë të humbura me viktima të pa numërta. Shumë mallë dhe dashuri për ty.Po ti e dashur pse nuk vuajte aspak? A ishte Kosova dhe viset tjera një dështim , abortus apo kujtim i keq?Pse e dashur Kristaqi dhe disa te tjere ende po na shikojne si nje malle ne shitje .

Sot ajo dashuri nuk ka më emocione e dashur. U fikën nga gjitha anët . Edhe ne nuk u treguam fëmijë të mirë aspak dhe ju po turpëroheni nga ne!

E ne nuk u treguam të mirë sepse edhe neve na kapluan e njëjta sortë që ju kaploi edhe juve atje  . Gara e hithave si juve ashtu edhe neve.

Por ne  e kishim edhe ujkun në pyell  që mundohej vazhdimisht t’na rrëmben ! Sepse e dinte që dhija ka dalë në pazar dhe ka hallet e veta !

Ne sikur e patëm një rrugëtim fare tjetër prej jush por edhe ju edhe ne përfunduam me një kaos Les Miserable dhe sot  gjindemi në një cul de sac .

E ti e dashur që po mendon që je superiore, ule pakëz kokën se shumë lartë po e ngreh!

I sheh gjithë këto talenta nëpër botë, janë shumica nga Kosova, por edhe trojet tjera.

Por të gjithë kur duan të mburren dhe korrin suksese, ata i kryqzojnë duartë në shenj shqiponje! Sikur të lusin .

E dashur , disa ende të duan !

Jo me lot dhe emocione . Nuk është më kohë e lotëve dhe emocioneve. Është ultimatum i shekullit që ti të na pranosh ! Kur ti na pranon e gjithë bota na pranon !

Në pazar mos gabo me na qitë . Historia nuk ta falë më !

Epoka e  kokëderrave duhet të marrë  fund ! Po nuk mori , të ha dreqi edhe ty ! Jemi një trung me dy degë ! Këpute njërën , thahet trungu !
E dashur koha ka ardhë dhe po i kaloj afati nuk ta Falë as vet Perendija që ta fali gjithë at bukuri por nuk po e gëzojmë .

Scroll to Top