Një çelës i vjetër

I gjeta një ditë  ca çelsa të jetës,
Ishin të ri dhe shumë shkëlqenin,
Por disa ishin edhe  nga kohë e mesjetës,

Nga vlera e tyre  fort më pëlqenin .

E nxorra nga zemra  çelsin e parë ,
Mendova që shpejtë ka me e çilë derën
Nuk hecte hiç dhe u bana e marrë
E pashë menjehere sa e kishte vlerën !

E nxorra nga truri  çelsin e dytë ,
Shkëlqente si ari poashtu  i ri ,
Por shkëlqimi i ti m’i verboi sytë ,
U thy me shpejtë  dot s’hyra n’ shtëpi!

Hajte thashë ta provoj çelsin e tretë,
Majtas djathtas majtas përsëri,
Nuk u çel dera dhe në dorë më mbet,

Pse u mërzita aq shumë as vet se di!

I provova të  gjithë dhe i hyna rend,
Ai i mesjetes ende më kishte  mbetur,
E nxorra nga shpirti kur më ra ndër mend,

U gëzova që e gjeta dhe nuk e kisha tretur.

Sa shpejtë u hap kjo dera e jetës ,
Kur gjitha shpresat ishin fikur
Nuk humbet vlera e çelësit mesjetës,

Edhe pse koha mund t’i kish ikur  !

Një çelës i vjetër është një mik i vjetër,
Ta mbanë fjalën dhe kurrë s’ta qet,
Ta çelë rrugën dhe një derë tjetër,

Plakesh me te, dhe me te vdes!

Çelësin e fundit ruaje si sytë ,
Mbaje në gji ,se kurrë nuk të trathëton ,
Sikur gjithë shpresat t’i kishim mbytë,

Si hanë dhe diell rrugën ta ndriçon  !

E ruaj e mbaj me vehte  gjithmonë ,
Një çelës të vjetër nga mesjeta që vjen,
Pa shpresa s’ka jetë , ashtu më thonë ,
Se vetëm shpresa dritën na bjen !

Sa herë rrëzohesh dhe prap ngritesh ,
Shpresa e vetmja të mbetet besnike ,
Po nuk shpresove shuhesh dhe fikesh,
Kjo edhe për ty vlen e dashura mike

Kujtimet e vjetra na mbajnë gjallë

I ruajmë në zemër si një çelës të vjetër

Shpirtin na e ngrohin na e mbushin mallë,

Na e çelin derën në një botë tjetër!

I lumi ai për t’ kaluarën e bukur

I mjeri ai që nuk e pat kurrë

Çelësin e vjetër po ta ket zhdukur,

Kujtimet i humbin i digjen si n’furrë .

Kujtimet ma t’bukura me shoqërinë e vjetër

Nuk ka ma bukur kur i kujton

Ti permend diçka dhe ata diçka tjetër

T’i kujtojnë të gjithë që ti i harron .

Scroll to Top