Illyria

Më lindi Illyria

Në mes një drandofilje me gjemba,

Shiko  më tha bija ime ,

Me fat je dhe e mallkuar që linde këtu !

Jam e lashtë ,jam grykë pushke e ndryshkur,

Jam lahuta e trimit me brez dhe shokë,

Jam ninulla e djepit e vajit që vjen nga kullat ,

Jam kalaja e Rozafës që vuri themelin në trathëti, në tokën e vajtuar me lot !

Jam Shkodra,Presheva, Çameria e lotit,

Jam Kalaja Ulqinit e detit dhe kulturës Veneciane,

Jam vet hija e ullirit plak të Valdanosit 

Jam mali Rugovës me fyellin e çobanit qē ndegjohet nē Dukagjin !

Jam toka e pergjakur  e shkelur nga turku,

Jam ende gjak i freskët që nuk teret nga lotët e nanave ,

Jam plagë që nuk mbyllet nga plumi  i sërbit,

Jam varr masiv i trurit dhe vlerës  nga vet dora shqiptarit,

Jam kolerë Enveriane e mbytur në gëlqere,

Jam Driloni me damar plot vner ,

Jam Dajti ,Valbona,Berati magjepës dhe vet Perendija.

Shiko bijë ,ti ike larg por mua me morre me vehte,

Nuk u ndave nga unë kurrë,

Dhe nuk ta bëjë hallall po nuk më ktheve aty ku mua më lindi Zoti,

Me gjitha bekimet dhe mallkimet e mija !

Jam luftë me vetvehten dhe me plehrat që lindin si hithat,

Jam nana që flijoi bijën në Kalkutë dhe Vatikan,

Jam shpata e Gjergjit që po shkelqen në Vijenë

Po deshe,kthehu bija ime por atje ku je mos me mbajë !

Ta rëndon zemrën pesha ime e rëndë !

 Ta dini që nuk mërzitem të rri në prag të derës deri sa ju të ktheheni.

Sepse ju dikur i lani duartë nga unë,

E unë ju mbajē lot që nuk teret në shuplakēn time.

Jeni thesari im i humbur dhe pa ju nuk jam e qetë.

Jam pragu i vetëm që ju e shkelni pa frigë.

E mbaj derën e hapur për ju se aty është vendi i kockave tua.

Edhe nëse nuk ktheheni bija ime,

Çdo pëllembë e tokës është amaneti i styrgjyshrave, 

Ju duan apo nuk ju duan të tjerët aty është vendi i kockave tua.

Jam vet Penelopa që pret Odysseyn gjithë jetën !

Jam vet Odyssey që kërkon legjendat pa ndalë.

Jam Diogenes Cinik që pret ende njeriun me fenerin e ti !

Më kthe bija ime aty ku e kam vendin se nuk rri dot në vend të huaj ,

Eja të kthehemi së bashku bija ime dhe marrim gjithë tokat me vehte.

I pastrojmë plehrat  që më mbushën vner ,

Eja ,se më bukur se këtu nuk gjenë !

Është vend i bekuar kur jep amanetin dhe i pushimit të fundit 

Jam pragu juaj dhe derë e hapur gjithmonë 

Ju duan apo nuk ju duan të tjerët

Jam Illyria me zemër të madhe që loton,

Eja bija ime dhe shlirohesh nga barra që mbanë dhe shpirti që bjerret .

Mos më mbaj peng në  zemër ,

Por  kthehu moj bi t’më ulesh në prehër !

 

Scroll to Top