Shkodra dhe Ulqini gjithmonë e kishin një lidhje shpirtrore ,një ngjajshmëri në karakter dhe dashuri mes veti që kurrë nuk këputej.
Dy prindërit e mij ,rininë dhe ditët më të bukura i kaluan në Shkodër.Baba im ke vëllau i vet,derisa nana ime pushimet i kalonte ke familja e Ismail Shurdhës ,djali axhës gjyshit tim.
Ishte një udhëtim shpeshherë në këmbë.
Mes kujtimeve më të bukura nana ime shpesh herë na e kujtonte një vajzë hebreje që fati e kishte sjellë si një refugjate në Shkodër. Nuk dinte shumë për te dhe jetën e sajë ,por dinte që Mimi e kishte zërin më të bukur që nana ime kishte ndëgjuar ndonjë herë.Ashu e kishte emrin,Mimi .E thirnin ndryshe .
-Ishte e bukur ,me thoshte nana ime.
-Kishte një zë të bilbilit.
-Ah sa bukur e këndonte këngën italiane,mama son tanto felice !Ah sa e mirë ishte sa mendje prehtë.
Sa qerpikët e gjatë dhe syrin si ulli i kishte ajo.
Dhe këta ishin fjalët e vetme që mua më kujtohen. I përsëriste nana ime shpesh,dhe sa herë edhe ajo vet këndonte këngën që ia kishte mësuar Mimi,”mama son tanto felice”.
Vitet kalojnë disa kujtime fshihen disa mbesin.
Sa herë që unë gëzohesha për kontaktet me miqt e mi të vjetër për mes Facebook , nuk lejsha pa ia përmend djelmve të mi shoqen e nanës time ,hebreje.
-Ah medet ,që shumë njerëz nuk u takuan kurrë më,me miqt e tyre të rinisë.Ah sikur nana ime të kishte kontaktuar me shoqen e sajë hebreje pas 50-60 viteve.
Dhe isha bërë si një papagaj i vërtetë disa herë duke përsëritë të njëjtën fjalë.Ah medet që nana ime dhe shumë ikën nga kjo botë pa pasë një shansë takimi me miqt e fëmijerisë dhe rinisë tyre.Vertetë ata gjithmonë mbeten kujtimet më të bukura dhe më të sinqerta.
Një ditë rastesisht shoh në VOAL një post për rrëfimet e të mbijetuarve të Holocaustit.Hyj the lexoj më thelësisht pasi aty dominon mbiemri Shurdha. Eh,mendoj me vehte kjo duhet të jetë dikush nga familjes Mimit .Në at event ishte Ita Drita Bartuv dhe menjiherë i lutem djalit tim të vogël të shkon në google dhe ta dërgon një email. Ishte diku muaji shkurt.
Djali e çon email,por nuk ka pergjigje. Sigurisht thashë nuk kemi gjetë Itën që menduam .Kaluan javë dhe muaj.
Me 14 gusht derisa isha në punë,djali më dërgon disa foto në Vyber dhe më thotë -mam mundesh t’më telefonosh ,nëse nuk je e nxanun?
Nuk më durohet edhe pse ishte një ditë e keqe në punë. Më tregon që email-in që ai e kishte dërguar në shkurt ,sot kishte marrë përgjigjen nga Ita.
Nuk më durohej .Si shkoj në shtëpi,e çoj friend request.Më vjen përgjigja menjëherë.
I dërgoj menjëherë porosi dhe ia spjegoj se kush jam.
-I always wanted to be in touch with one of the members of Shurdha family….I thought it was fanatsy,my mother always talked about Shurdha young daughters.më përgjigjet Ita.Biseda vazhdon ,me lot nder sy. Ah them kujtimet sa të bukura janë dhe sa emocione sjellin.
Më dërgon fotografi por asnjera nuk ishte me nanën time.Ende nuk isha e sigurtë që ishim në valë të njëjta.Dikur mbas një kohë të gjatë bisede me thotë,se nana e sajë Mimi,kishte kënduar shumë bukur dhe në darsmên e Muhamed Shurdhës,djalit të Ismailit e kishte kënduar këngën “mama son tanto felice “.
Bingo ! Nuk ka më dilemë ! Ishte ajo,shoqa e nanës time,një hebreje që pati një fat të refugjatit sikur vajza e Files.Sikur unë vet,por une me një fat të madh që as nuk përjetova luftën se ikēm me kohë nga Sarajeva,as nuk humba antar të familjes sikur Mimi. Unë humba vetëm të kaluarën e bukur .
Ita e bija e Mimit më dêrgon edhe një foto ku si dhuratë,(një punë dore)të fundit për martesë,njera nga bijat Shurdha ia kishte dërguar për martesë Dritës apo Ita siç e quajnë sot në Israel. Sigurish ajo dhuratë duhet të jetë nga varzat e Ismail Shurdhës,Belkizja apo Fetija .Nuk jam e sigurtë.Më tregon që kishte qenë në Shkodër dhe kishte takuar Ahmet Shurdhën.
Përjetimet më së bukuri i përshkruan nana e Itës ,Mimi , në librin “Jeta ime nën pushtimin nazist “.
Ita më premton që do t’ma dërgon librin të nesermen mbasi patem bisedë përsëri. Më thotë që duhet të arrij mbrenda 7 ditësh prej asaj ditë që ajo e dërgon. Përsëri,nuk më durohet. Dhe prap si një papagall pyes çdo ditë” mos ka ardhë sot post për mua”.
Mramë vonë mbasi erdha prej pune e pashë një zarf nga Israeli. Ishin dy librat e Mimit.
S’më pritet,marr dhe e lexoj. Një histori e hidhur ,një padrejtësi e çfrenuar,një anti humanizëm ,teror dhe veç dhimbje. Dhe në anën tjetër një dashuri një luftë për jetë,një Besë,që vjen si një kod që ështe ligj dhe nuk thyhet ! Besa shqiptarit.
Nuk më ndalen lotët.Një histori e Mimit me kthen kujtimet e nanës,më kthen dashurinë dhe besimin për kombin tim,më kthen ditën kur unë dhe familja ime ikëm nga Sarajeva. Shumë interesant që edhe unë isha martuar në shtëpinë ku vjehrri im e kishte ble nga një familje hebreje që ikën nga Sarajeva.
Ikën një dhe vjen një tjetër me fatin e ati që iku para nesh.Dhe të duket që të gjithë jemi shtegtar të lindjes, veriut, jugut apo perëndimit . Udhëtojmë me jetën dhe vdesim me valixhen në dorë.
Ishte një mëngjez i vrantë,ku qielli plot vaj kishte kapluar Sarajevën. Ishte mëngjezi më i vrazhdë në jetën time.Vetëm dy valixhe i morrëm nga jeta. Nisëm një jetë nga koka.Ashtu më dukej.Sikur dikush më hodhi në maje të kokës dhe më tha ” jeto po deshte,sepse ata që ke lanë pas ,mund të vdesin çdo ditë “.Je me fat ,më thoshte një zë çdo ditë.Unë sillesha gjitha anët por se shihja at fat. Kur udhētova pas 6 viteve dhe u takova me familjen dhe miqt në Sarajevë,e kuptova që kisha pasë fat. Secili tregim nga secili i perjetuar i luftës ishte një tregim në vehte.Ishte një Mimi’s Story .Ishte një dhimbje që më shponte si thika. Vjen dita dhe i tregoj një nga një ,tregimet e Bedrës.tregimi Edmondit,Virxhinës,Besnikut, Suadës,Fuadit,Nanijes,Sabrijes ,Enverit ,Sadije Hasa e qindra e qindra tjera tregime.Disave iu plasi zemra.Nuk i takova më.Agimin mikun tim të dashur kurrë se takova më.Tregimet e tija mi tregonin të tjerët. Derisa isha në Ulqin ai më thriste në telefon kur u lëshuan perseri lidhjet telefonike dhe me thoshte”lumja ti Vili që ke dalë,tash sigurisht je tuj hangër fiqa (ashtu i thojnë kosovarët fikut me shumicë)të freskët.Mendoja që zemra do t’më plasë sa herë që flitsha me te.Por jo .Zemra i plasi ati,Agim Zhubit,mikut dhe kusheririt të burrit tim.
Më kthehet një histori e bukur,nobel, hyjnore ,ku shumë familje shqiptare në Kosovë,Shqiperi,Maqedoni shpëtuan me qindra familje hebreje nga vdekja e sigurtë.Ishte familja Shurdha, Razniqi, familja Behluli,familja e Halim Spahisë,Faik Sharrit,Hasan Mulla Shabanit,Belegu e shumë e shumë familje tjera . Numri i madh i familjeve kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri dhe nuk ka asnjë statistikë që dikush i ka trathetuar bile edhe një familje të vetme.
Një civilizim ,një popull i civilizuar dhe shumë para nesh që gjithmonë ishin,sot mund të turperohen nga një komb i tërë që nuk then kodin.Nuk preu në besë asnjë familje hebreje. Ku ka më mburrje se sa të ndêgjoj këto tregime për këta njerëz fisnik ?
Kur një ç’njerëzim bie në duartë e njerzimit, ku një civilizim i ç’frenuar ,mbrohet nga një komb i prapambetur që na merrshin të gjithë për lojë.
Po sot ku na mbetën fisnikët tanë ?Lere, i them vehtes mos të mendoj fare,le të kthehem ku qesh.Në mburrjen .
Eh kush thotë që çastet e vështira dhe të bukura nuk kryqzohen në bunarin e kujtimeve dhe kur i nxjerrim nga thellësija e bunarit,ose dalin të pastra si uji kulluar,ose turbullohen dhe të helmojnë . Mund të zgjedhim vet mynyrën e filtrimit. Është jeta e ynë dhe kujtimet janë vetëm tonat.
Me plot mburrje dua t’i citoj disa porosi të Itës. Jam ende me emocione dhe më duket që nana ime po buzëqesh që po lexoj librin e Mimit ,shoqes që ka takuar diku viteve 1943, dhe kurrë se ka takuar më .Fliste me aq adhurim për te sa që gjithmonë me lente një shije të bukur në zemër.Por edhe të hidhur qe ata kurrë su takuan më .Dhe sot mbas gati 70 viteve edhe unë po e shoh foton e vajzës hebreje.
From my mother’s memoirs…
I want to share with all of you one emotional experience I had yesterday…. but first of all a brief quote from my mother’s memoirs,, during her years in Albania, escaping from the Nazi Occupation:….that explains my feelings.
“….opposite our house lived the Shurdha family. The young daughters felt curious and wanted to meet me…..and noticing my advanced pregnancy filled me with attentions….they prepared all kind of Moslem sweets for me, and when they saw I was sad, danced and sung to make me feel better…. and they gave me a silk gown, clothes for my husband and prepare things for the coming baby…… and when Drita , light in albanian was born, they sent each day fresh milk for her …..”
[The name of one of the Shurdha girls was File.
Yeaterday I had a long chat with her daughter Vildana Dibra Zhubi , for the firts time. I saw her son’s unfamiliar name in the facebook messages, I opened it …. I was curious and……
We talked about the past for a long time…. exchanging remembrances…..detais ….even the italian song my mother taught them.
Mimi Camhi and File Shurdha, good friends in times of sorrow would have been glad to know that by an incredible twist of life, a circle had been closed….but another opened.
In the photogrphs ….. with my mother, Skodra 1944….and File Shurdha/
” I always loved to sing and I think I did it quite well. Before the war i was asked to sing specially in donation events.
Many times i sang with my friends, the Shurdha daughters. They loved the song ” Mama son tanto felice ” and would hear me sing it over and over again.”