Eh mori pare


Shumë vite më hejret, na ishte në Gjakovë një grua si edhe shumica e popullatës tonë, me shumë halle, kushte të vështira dhe sakrifica shumë.
Por fati dhe jeta sjellë shumë befasi dhe të mira edhe në kohën më të vështirë.
Djali i vet pasurohet shumë dhe plakës i vijnë ditë e mira dhe të bukura.
Çdo gja ndryshon edhe në jetën e sajë.
Respekti ndaj sajë rritet, nisë e zbukurohet në pleqëri dhe fatlumja tashma nisë edhe behet e mençme.
Dikur nuk e përfillte kush. Por tash edhe këshilla merrshin nga ajo.
Shkon në një mishliz të grave dhe si e ftuara më e nderuar e ulin në qoshe të minderit.
Vijnë gratë një nga një dhe të gjithë me adhurim e përshëndesin me respekt të veçant.
I rritë ajo vetullat, i rritë, i rritë sa nuk ka ku shkon më.
I përplas qerpikët e syrit pa u ndalë, sjell kokën majtas, djathtas dhe prap…. prap ngrit vetullat lartë lartë deri ke tepja e kresë !
Nisin gratë me komplimente.

  • Ah sa të bukur e paske unazën !
  • Sa të bukur xhemperin , vazhdon tjetra.
    -Ku i paske ble këto vathë , pyet tjetra dhe gratë e mishlizit presin me radhë se cila merr përgjigjen e para.
    Ata që ishin ulur në tokë nepër çilte as nuk ju vinte rendi por nuk ndaleshin me pësh pëshet e veta.
    Aty këtu ndonjë shkelje syri anash mes grave, por kush lodhej për at punë.
    Përshpëritjet mos vet, kësh kësh ngadalë mas dere ama ….
  • Eh mori pare, që më bane të bukur, më bane të mençme, të mirë, bujare, dhe me famë , ia kthen Zonja nga qyteti grave të mishlizit .
    Ma rujtë Zoti djalin se kurrë vetullat e mija ma nalt nuk janë çu!
  • Eh moj pare… vazhdonte gruaja e ulur në qoshe me kuletë që ia kishte sjellë djali nga Stamolli në at vakt kur shumë gra nuk e dinin se ku është Stamolli . E rrihte gjunin të mbuluar me kulet , benebrekët e bukura (edhe ato të sjellur materiali nga Stamolli )pa u ndalë!
    Dhe vdiq e lumja ,ajo e lumja me fjalën- Eh moj pare që ma rrite namin, që më bane të mençme,që më bane të bukur , që ma rrite itibarin ,që më përtrive dhe rinove,Zoti ma rujtë djalin. Eh kohë e bukur …Ishin të rrallë atëherë njerëzit me itibar !

Ditë sotit të gjithë duhemi me iu falemenderu Mark Zuckerberg-UT.
Eh more Mark , që na bane analista, që na bane mjek, poet,advokat, që na i fryne buzët, që na mbushe pjatat, na e fale botën në shuplakë të dorës, na bane të lumtur, të mirë…I tako dalje, i tako dalje.
Faleminderit Mark se edhe unë nuk e përjashtoj kurrë vehten nga kjo listë.
Eh more Mark …
Qofsh me jetë me të gjithë ne.
Paç faqen e bardhë e paç !
Kalofshi të gjithë një ditë të bukur kudo që jeni 🌞🌞🌞

Scroll to Top