Të gjithë jemi aq të mençur sa që po na vjen inati me pranu që jemi budallenj.
Na ka kaplu aq shumë budallallyku që vështirë të dalim nga kthetrat e rrenave ,mashtrimeve,
teorive konspirative , stigmave.
Ky vit është vit historik.
Kemi hy fatkeqsisht në një luftë të rëndë, psiqike, ekonomike, dhe teorive konspirative që kurrë ama kurrë ma shumë nuk na e kanë trrullu, habitur trunin !
Kuj ti besojmë ?
Ose të bëhemi të gjithë të mençur dhe të hecim mbas Mbretit lakuriq ?
Hans Christian Andersen autori Danez i lindur në 2 prill 1805 në Odense të Denmark,tregon ma së miri tragjedinë kur një udhëheqësi budallenjsh udhëheq një komb.
Ende aktuale dhe gjithmonë aktuale në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme.
Na ishte një herë një mbret, perandor,një kokrra budallës.
E gjithë çka kishte dëshirë ishte veshja e ti me harxhime pa kufi të paguara nga populli.
Dy mashtrues por shumë të mençur qesin fjalën që janë rrobaqepës të aftë dhe me namë .
Kanë zotësi me qep tesha të padukshme fare ,që vetëm njerëzit e mençur mund t’i dallojnë dhe t’i shohin me sy.
Budallenjtë nuk mund t’i shohin.
Ndëgjon mbreti dhe i thëret në pallatën e vet.
Urdhër jep mbreti që prej tashit vetëm këta dy të qepin teshat e tija dhe të mbarohet një fabrikë special për teshat e tija.
Ashtu edhe ndodhë.
E ku mos të plotsohet dëshirë e mbretit ?
Dërgon mbreti Ministrin e vet me pa se çka kanë qep dy rrobaqepësit.
Shkon ai dhe çuditet.
Nuk sheh asgja!
Ama hiç !
Por nga friga se mos e pushon mbreti nga puna sepse veç të mençurit mund të vërejnë ato kostume e rroba të padukshme, ai me plot gojë I thotë mbretit që ishte i kenaqur me punën e rrobaqepësve.
Vjen dita e madhe.
Lajmrojnë gjithë qytetin që mbreti sot ka paradën e vet.
Del mbreti me teshat e padukshme.
Hec gjithë qytetin , kokën lart, mburrja deri në qiell.
Të gjithëve i vjen me plas gazit por nga friga se mund të dalin budallenj askush nuk e çel gojën dhe vazhdojnë paradën duke e ndjejur mbretin.
Një fëmi del nga rendi , drejton gishtin nga Lartmadhërija e ti dhe bërtet me sa ka fuqi:
Mbreti nuk ka rroba, mbreti është i zhveshur, mbreti është lakuriq !!!
Të gjithë e shohin por nga friga që vërtetë vetëm duhet të jesh i mençur me verejtë teshat, nuk flasin dhe parada vazhdon.
Mbreti kurrë më krenar me vetvehten se sa at ditë ,vazhdon paradën kryelart dhe udhëheq një kope budallenjsh mbas vehtes I zhveshur lakuriq pa asnjë rrobe në trup.
Të gjithë po ndjekim hapat e gabuar po ngasim mbas atyre që janë të zhveshur lakuriq por ne nga turpi mos të dalim budallenj i kemi mbyllur sytë.
Nuk po besojmë asgja por po mashtrohemi me çdo gja.
Photo: Kings Road
Zoti na e rujtë Mbretëreshën tonë se e kemi të mirë.
Kalofshi nji ditë të bukur të gjithë kudo që jeni