Fjalimi në promovimin e librit

Besoj që shumica e keni ndëgju at fjalinë
“Borxhi që kthehet vonë, e g’zon t’zonë!”
Ky pra asht borxhi që unë ia kam pas vehtes, sepse sot ishte dashtë me qene botimi 20, 21 22 ose edhe ma shumë,por unë sot promovoj librin e parë.
Ama me besoni,vërtetë unë sot ndihem shumë e lumtun si nji f’mi që së pari i bjen në dorë libri.

Të nderum miq dhe mikeshat e mia ,
Kam nderin dhe ndihem krenare t’ju shoh ju të gjithëve sot në këtë ditë.
Kemi nji ritëm të jetës shumë të shpejtë, me plot stres, informata zhurmuese sociale që po na shkurtojnë jetën,por ju sot ,keni nda kohën e juj aq të çmushme dhe unë ndaj gzimin tuj me ju dhe ky asht nderim i madh për familjen time .

Nuk i du bisedat e gjata dhe nuk dua me ju lodhë sot këtë ditë kaq të bukur ,por amaaaa ku t’i çoj 66 vitet e mija që kam aq shumë me folë.
Jo jo mos u frigoni…. nuk do ta zgjas shumë dua të la kohë dhe hapsinë për biseda të lira dhe jo zyrtare sepse më pëlqen shumë spontaniteti dhe nuk i du ato fjalime zyrtare të mërzitshme..

Kam pas fatin me lind në Ulqin,nji ndër qytetet ma të vjetër ilir , të jetoj në Sarajevë qytetin ma të bukur të ish Jugosllavisë, dhe sot jetoj në qytetin ndoshta ma të bukur në botë…në Londër.
Tre qytete me histori dhe bukuri që kam marrë shumë nga secili prej tyne.
Nga Ulqini kam marrë historinë e Kalasë gati 3 mi vjeçare,rrezet e diellit dhe detin që i mbaj në zemër , nga Sarajeva ditët ma të bukura studentore dhe ato me familjen ,kurse nga Londra, përveç mallit , dhimbjes, lotëve dhe bukurive kam grabit gjithë kulturat e botës dhe kam mësu shumë në jetë nga secila ajo kulturë.
Fati që punoj në GP dhe kryesisht jam ajo që regjistroj pacientet ,më mundesoi të njoh njerëz nga gjithë bota.
Kam taku gazetar dhe shkrimtar me famë, kam taku antar nga familja e Otto Von Bismarck, kursherinj të familjes Antoine de Exepury autorin e Princit të Vogël, antar të familjes të mbretnisë,artist të njoftun e ku ta di ma nga profile të ndryshme.
Por fakti që na takojmë ose rrijme me njerëz me famë, nuk na ban ata, nuk na rrit vlerat as famën.
Vlerat na i rrit, sinqeriteti, modestia , toleranca, mirkuptimi dhe mëshira ose si i thojmë merhameti!

Ehhhh tash për pasionin tim…..
Si të imagjinohet jeta pa art? Pa muzikë , pa nji liber, pa nji poemë, pa nji aforizëm…?
Paramendoni sa e kot do të ishte jeta!
A mund të imagjinohet?

Çdo kush ka pasion në jetë ,kurse mua Zoti më bekoi edhe me pasion për lexim edhe (modestinë anash )me dhuroi dhuntinë e penës..
Shpesh herë mendoj që poeti lind me penë në dorë, dhe shkruan para se nisë me mesu germat.
Siç e dini, vajza e vogël e Shakespeare, pa ditë me shkru, ka kriju disa poema që shpesh talenti saj i asht mvesh vllaut të vet sepse ai i ka qitë në letër mbasi dinte të shkruante.
Nuk do të thote që duhet me ditë me shkru me qenë poet, fjalët vijnë nga truni dhe zemra.
Asht diçka që vjen vet, diçka që të vjen në pik të gjumit dhe poqese nuk zgjohesh nga gjumi ajo humb. Prandaj dikush krijoi hireoglifet dhe germat për me mbet fjala e poetit e pa vdekun.
Por talenti don punë dhe përkushtim të plot .

Nëse më pyetni se cili poet , shkrimtar më pelqen ma shumë…. Nuk e tham fare sepse nuk e baj at padrejtesi.
Nga secili kam msu dicka, kam adhuru stilin e shkrimit, kam pasunu thellsinë e shpirtit.
Asht diçka që e du fort.
Kur kam nise me shkru?
Shumë hejret….shumë e re dhe kurrë nuk jam ndal.

Kush më inspiron ?
Çdo gja.
Por jeta o miq jeta.Jeta asht nji tren që udhton.
Në vagonat hyjne dhe dalin familja, miq, mikesha, periudha jetsore, dhe herë ato vagone rëndohen shumë me valixhe e herë ma pak .
Ato valixhe mbajnë letrat e kujtimeve tona.
Treni hec. Deri nji ditë vjetrohet dhe ndalet në destinacionin e fundit me nji histori njerezish që kanë hy dhe kanë dalë gjatë jetës tonë,dhe vende që kan lanë gjurmë ose diku janë harru pa dashjen tonë.

Kam lind në Ulqin dhe në studjime kam shku në Sarajevë ku aty më gjen fati ose unë e gjej at..

Periudha ma e vështirë e familjes time ishte dita kur kemi lanë Sarajevën me vitin 1992 dhe kemi ardhë në Angli.
Prej nji jete të mirë , të vish në kushte fare tjera dhe të lesh familjen ne mes zjarrit dhe luftes,përveç lot e dhimje nuk kishim tjetër gja.
Asgja të bukur nuk vërenim.
Të shohësh lot e burrit tim çdo ditë ishte tepër e vështirë.
Bota ….sikur u shemb..Asgja nuk kishte kuptim ma!
Jetën vazhduam pa asnji plan pa asnji qëllim pa asnji knaqsi.
Takimi me shqiptar ishte e vetmja knaqsi dhe nevojë shpirtit.Ishim ba familje e madhe,të gjithë në nji anije që nuk dinim a do ia dalim apo valët e jetës do të na përmbytnin.
Ditë kalonin, muaj dhe vitet dhe tash nisi ajo faza që më frikson, nisi faza adaptimit që çdo mergimtar e kalon .
Fillon adaptohesh por jo edhe të dorzohesh nga dëshira për kthim.
E amaneti jonë i fundit asht të na kthejnë në vendlindje sepse për së gjalli nuk kthehehemi , sikur nuk kemi guxim ma.

Po mirë, sikur nuk do të kisha ardhë, sot unë nuk kisha njoh asnjanin prej jush.
Shkrimet e mia kishin qene tjera, jo per mallin, jo per diasporë dhe ndamjet…..jo keto që me kane dale nga zemra..
Çfarë pra kishin qenë?
Nuk e di por sigurisht jo kaq të ndishme dhe kaq nga Shpirti!

Sa interesante asht jeta.
Të sjell pa dëshirë , nga halli në nji vend të huaj me gjuhë të huaj dhe pena ndrron drejtimin e vet.
Shkruan at çka dhemb ma se shumti. Pena të bahet mike e dhimbjes dhe flet për poetin , flet për hallet, flet për nanat që presin në prag të derës.
Pena pret dhe përcjell bijtë dhe bijat që vijnë dhe kthehen në dyrtë e botës.
Para 33 viteve nuk ishte kaq e lehtë si sot.
Harroheshin ftyrat, fjalët, vendet.
Sot mërgimi asht zbut .

Mos ta zgjas shume por për ju të gjithë këtu që jeni ma të ri:

….jo që nuk jam djeg në jetë, por nga jeta disa këshilla që mi mësoi mosha!

Na jemi borxhli ndaj vehtes, ndaj vendlindjes, ndaj tjerve, por edhe të tjerët na mbesin borxh..

Kurrë mos thoni: “jo unë kurrë- kjo fjala
“kurrë “duhet të sillet në at kuptimin tjetër “ kurrë si dihet jetës”

Kurrë mos e rritni mendjen sepse modestia asht petku ma i bukur i njeriut edhe kur arrin ne kulmin e suksesit, dhe nëse ai sukses të bjen poshtë nji ditë në jetë, modestia asht ajo shtylla ma e fort që të mban fort dhe nuk len të rrëzohesh që të tjerët të gëzohen dhe të thojnë pastaj “ah se mirë e ka gjet, nuk meritoi ma mirë !

Kur të jeni mirë: be humble, përmlidhu.
Kur të arrish sukses: be more humble,përmblidhu edhe ma shumë.
Kut të arrin kulmin e t’mirave dhe suksesit ,ulu në gjunj dhe shiko të tjerët nga poshtë, jo nga lart.
Be extremely humble!

“Mos e arrini lartësinë për të qenë mbi të tjerët, arrini lartësinë për të çel sytë dhe me pa botën” .

Mos kërkoni perfekcion, asht anmiku numer nji që shkakton stresin.
Perfekt nuk egziston.
Ajo që unë mendoj që asht perfekt ,nuk asht perfekt për të tjerët .
Nëse mua nuk më pëlqen diçka, nuk do të thotë që unë mbaj në dorë standardet e moralit, artit, bukurisë….

Mos randoni me fjalë.
Gojën e kemi në kontroll nëse nuk e kemi zemrën. Nji fjalë e randë shume vështirë harrohet ose kurre.
Kur then zemrën ma nuk njitet .
Mos lakmoni dhe mos e besoni lumtuninë shpesh her të rrejshme të internetit.
Lakmija ta han shpirtin dhe nuk të len me g’zu at që ke pran.
Dhe në fund , kurrë mos thoni gyrbeti asht i zi. Fort e urrej këtë fjalë.
Malli asht peshë që e bartim gjithë jetën mbi shpatulla, por asht pesha ma e bukur që nji njeri mund ta ket.

Miq të dashtun ,me zemër ju falem nderit, .
I falem nderit mikes të dashtun Linda Bazina që me kaq vullnet dhe kambngulje më ktheu andrrën time që kaherë ia kam dorzu sirtarit të mbyllun..
, dhe në këtë moshë mua diku në Bexleyheath më del nji Linda dhe gjen çelsin dhe drynin e arkës time dhe më jep kaq zor ,arrin t’më bind që duhet pa çajre të botohen gjithë shkrimet e mija.
Jo jo më thotë se s’bën, dhe pikë.
Ky fillim mos qoftë fundi.
Tash lus Zotin për disa vite extra me të njofshëm, sepse edhe Zotit I kam kushtu shumë poezi , dhe bile ndër ma të fuqishmet.

I falem Nderit Shkëlqesisë TI,Ambasadorit tonë Uran Ferizit, që bani të mundun kjo andrra ime të realizohet në Ambasaden e Shqipnisë.
në vendin ku bashkohen trojet e përhedhuna!

Ju të gjithë sot sa me keni g’zu dhe nderu dhe presence juaj e ban aq të madhnishme këtë rrugëtim të jetës time.

Zot sa shumë do të mburreshin sot baba , nana Sami shoku im i jetës….

I falem nderit gjithë familjes time, miqve dhe mikeshave, Zonjës Hatixhe Nela dhe kamermanit Bani Bajraktari.per videon që më gufoi zemra vaj , gjithashtu edhe dy si motra që I kam Suada Elezaga dhe Suada Milla Adzanel per video që pregaditen special per këtë ditë.
I falem nderit gjithë miqëve dhe mikeshave të mia qe I kam për marak, gjithë lexusve nga Ulqini, Kosova, dhe diaspora….
Nga frika mos t’ia baj dikuj padrejtë nuk doja të të përmend emna se kjo puna e nderimeve asht si puna darsmes që gjithmonë harron dikend të ftosh në at darsëm.
Faleminderit Snickers qenushi vogël që më qet çdo dite buzë lumit Temza dhe rrugës ndalem dhe shkruaj .
Më mungojnë shumë disa sonte, dhe ata e dijnë se cilet janë por shpresoj ky të jet nji udhetim i ri në moshë të vjetër që na bind se Zoti punon né mynyrë misterioze, kur don vet dhe si don vet!
Para se të botohet libri kjo mbramje poetike ishte deshirë e madhe e Luljeta Ceku mikes time por ja sonte ajo gjindet në Prizrenin e bukur.

Dhe për fund nji aforizem i publicistes amerikane Emma Bormbeck
Kur të qëndroj para Zotit në fund të jetës sime, do të shpresoja që të mos më kishte mbetur asnjë grimcë talenti, por do të mund të thoja se kam përdorur gjithçka që më dhe.
Stina Faton Gerbeshi qershija mbi tortë që na dha rënqethje me zanin e saj të mrekullushëm.

Lirka Kadriu, Anila Kadija , Linda Bazina ,Diellza Kepuska, dhe Shkëlqesia e ti Uran Ferizi ju faleminderit për interpretim të shkëlqyer të poezive të mia.
Sharmi kësaj mbramje pa punën tane profesionale Asdren Zhubi e pa ndihmën e Besart Zhubi dhe shpirtin tim Marsit nuk kishte qenë njisoj !
Vërtetë nuk kam fjalë…!

Ju Faleminderit te gjithëve
Rrnofshi

Scroll to Top