Flakë ,
E mbyllun n’kafaz dridhet
Sy i akshamit plot nur
Digjet përvlohet n’vajgur ,
Me hanën garon sonte
Qetsinë n’kavaz e donte!
Natë,
E qetë,nji frymë e le’të,
Tullëkuqet e Temzës n’ World’s End
Në Kings Road me naltësitë si shpend!
Natë maji e freskët me heshtje të mbretit
Nesër ven kunorën , i betohet gjithë shtetit! Princi nesër ulet në karrikën e nanës
E nanat mbretnesha hedhin rrezet e hanës!
E unë….?
As vet ma nuk e di !
Vi nga vendi ku mbret kemi veç babën !
E kanaku i babës asht e vetmja mbretni
Që si qirini digjet për f’mitë e ti!
E sonte garon me këtë natë të qetë!
Më vjen si zog me t’bukurat kujtime
Më thotë ,unë jam m’reti yt moj Bardhja ime!
Shko pusho ,më thotë, bjer në gjumë
Flakë e qirinit dhe zemrës,fiket veç n’Bunë !
Natë ,
Veç erës lehtë ,askush nuk ndihet!