Kush e ktheu Doruntinen

Urime Ulqin e gëzofshi nji rreze drejtësi

Kush na e solli Doruntinën tonë

Kush të solli mori pulëbardhë
I ardhësh Ulqinit me faqe të bardhë
Amanetin e duhur kush e kreu
Nuk ka me i qenë i randë kurrë dheu!

Kush të solli përsëri
Doruntina e jonë plot bukuri
Vllezërit e tu me vrapim të kalit
Afër hijes limonit dhe portokallit !

Kush të solli e plaroftë at trimin
Valdanosi sa shumë hijeshon Ulqinin
Aty ishe me shekuj I joni
Po pse të morrën aman më thoni !

Lot gëzimi sot ka ai vend
Drejtësija sot u vulos n’kuvend,
Me kambë të mbarë na i sjell edhe tjerat
Nuk shitet o burra Ulqini as blehet nga derrat!

Amanetin na e kanë lanë amaneti nuk shkelet,
Aty ku ishte çdo gja aty le të ngelet,
Mos lakmoni të mjer at çka na fali Perendija
Mos e kthefshin pleqërit dikur e kthen fëmija!

Photo: Valdanos 1976 ditëlindjen time me profat dhe shoqërinë

Scroll to Top