Sa shumë zbuten zemrat sonte.
Sa përmallohemi për të dashurit tonë ,për botën. Sa na vie gjyna për të gjithë.! Sa na merr malli për ata që nuk i kemi pranë! Po pse veç sonte ,pse veç ditën e festës ? Pse jo çdo ditë ? Ah sikur…
Sikur të shkruaj një letër ..?
Ku t’ia nisi? Se di,po ndoshta me vetëvehten,apo me tokën,ose ndoshta me njerëzimin?
Me qiellin,detin,krijuesin,frymën ose ndoshta me netët e pa gjumë ?
Kush e krijoi botën që nuk po i dihet krijuesi? Njeriun,ngjyrën,gjuhën,religionin ,kombin? Po sikur t’ia dërgoj një letër Muhamediane Papës se Vatikanit? Ose një tjetër Kristiane në Mekën e shenjtë.Po edhe Jesusit t’i drejtohem me një letër Hinduiste? Budistëve ndoshta me një letër Judaismi? Baha’i me një letër Shinto dhe kështu me radhë? Dhe veç për kurreshtjen time t’i pyes të gjithë . Kush i krijoi? Kush është ai që iu dha frymën,trunin,syrin,ngjyrën dhe vetëdijen?
Sot shkenca arriti të pamundurën.Bile edhe nostalgjinë e zbuti fare.
Por jetën e njeriut ende nuk arriti ta ndryshoj. Ende askush nuk arriti të feston ditëlindjen e dyqindtë! Nuk arriti që njerzimi të lirohet nga dhimbjet e trupit dhe ato të shpirtit .
Po ku ka fakt më të madh pra që Zoti egziston? Deri sa ai thotë mos beni shaka me mua ,ne vazhdojmë të lëndojmë çdo gjallesë në rruzullin e tokës dhe kërkojmë miq të ri në Mars dhe planeta tjera. Dhe sa herë e pyes vehten, po kuj i intereson një botë tjetër kur edhe këtë që kemi nuk kemi durim dhe aftësi me e dashtë! E kuj se i intereson a ka jetë në Mars ? Sigurisht që ata të Marsit erdhën fshehurazi na panë dhe ikën të trishtuar nga ne! Erdhën, na panë dhe ikën !
Dhe nuk kanë faj aspak.
Ne veç presim një ditë feste t’i zbusim zemrat!
Ne jemi ata që kërkojmë gjithë kohën dhe dojmë më shumë se sa kemi por nuk e vleresojmë ate që kemi !
Grabisim dhe nuk ngopemi, dhe mazalla ditën që ngopemi friksohemi se na qenka ofruar çasti frymës fundit!
Dhe veç dua të pyes vehten, juve, njerëzimin.
T’i pyes ashtu si e pyes çdo ditë vetëvehten edhe juve .
Po kush na ndau?
Kush na shtini luftrat dhe grindjet kur ju të gjithë thoni se është vetëm një Zot ,një qëllim,një rrugë?
Por kur ai Zot quhet Allah, God, Bog ose ndryshe, atëherë të gjithë bijme në telashe me urrejtë at Zotin që mendojmë që nuk është i joni!
Përse mos të besojmë në një krijues ashtu si besoj unë?
Në një të plotfuqishëm ,që don veç paqë e dashuri në këtë botë ? Mos të ketë kohë me ke të luftojë , të urrej Muslimani,Krishteri,Shinto,Bahai,Ortodoksi Jahudia,Budisti…sepse ai që i krijoi i don të gjithë njësoj dhe kërkon që edhe ne ta dojmë njëri tjetrin.
Përse Bajramin përveç meje nesër mos ta festojë edhe i krishteri,edhe evangjelisti edhe e gjithë bota? Dhe pastaj të festojmë Pashkët,Diwali,Guru,Festën e Ashureve Nevruzin,ditëlindjen e Haile Selassie ,Rosh Hashan e qindra festa tjera. Të festohet çdo ditë e mos të këtë kohë për luftë,urrejtje,tmerr e shkatrrime. Sa janë zemrat e zbutura ditën e festës,dhe sikur të kishim çdo ditë festa sa e mirë dhe e zbutur kishte qenë bota !
Sa gjyna që ne jemi të mirë veç kur festojmë ose kur friksohemi nga Zoti!
Fëmijët, ah fëmijët sa do t’gëzoheshin! Ah sikur po e shoh dhe po e ndiej secilin fëmi me një buzëqeshje të sinqertë. Dorën duke ia shtërnguar njëri tjetrit.
Ai i Afrikës me at të Evropës dhe ai i Palestinës me atë Izraelit. Dhe ai diku larg shumë larg me atê të Ulqinit. Po sikur ai jetimi nga Sirija ,Burma Avghanistani t’ma grabiste lapsin tim,dhe ta shkruante këtë letër?
Çelsi për derën e botës ishte gjetë,dhe askush nuk kishte pasë nevojë të trokas në atë derë.E hapur kishte qenë ajo derë sikur ai fëmi nga Sirija t’ma grabiste lapsin dhe të shkruante atë letër.
T’i pyeste të gjithë,po hej ju,me cilën fe po më vrisni?
Me atë që e përvehtësuat nga rastësija që keni lind në familjen e caktuar ,apo , po më vrisni me fenë e krijuesit?
Sigurisht jo me ate të krijuesit.
E di ,e di se cila fe,cila ngjyrë dhe cili tru më zhduk mua.
Syri grabitqar, mendja e vogël dhe zemra pa ndjenja më vret mua dhe botën.
Një dorë e vogël , një dorë fëmiu,ah sa mirë e kishte shkruajtur një letër.
E kishte shkruar sigurisht më mirë se unë.
Çdo ditë festë kishim pasë sikur ajo dorë e vogël t’ma merrte lapsin dhe të kishte fuqinë me shkru një letër sonte.
Edhe Muhamedit,edhe Jesusit ,Buddha-ës ,Abrahamit,Zoroaster,Krishna,Baha u llah edhe…..po të kisha fuqinë .Edhe vet Perendija do prekej nga ato germa të lagura me lotët e jetimit të pa faj, bredhacakut të vogël që lyp mëshirë dhe pak dashuri , fëmiut që nuk din urrejtje!
Ah ky gjumë i poshtër ,dhe sa i pa mëshirë është që kurrë s’më merr, por sonte që deshta ta shkruaj një letër ,po më kaplon pa mëshirë , sikur t’më thotê”shih ëndrra shih !”
Njerzimi kurrë nuk ka lind dhe kurrë nuk ka egzistu!
Ditën që krijoi njeriun,I Plotfuqishmi krijoi edhe iluzionin që ne si krijesë , mendojmë që jemi mbi vet Zotin !