Shurup Drandofili

A u ktheve përsëri 
Ti ,në trunin tim 
Gjurmë e mallëngjimit 
Valë e detit ,melodi Ulqinit?

Hiç pa lajmru më vjen,
Shpirtin ma then!
Me aq ngrohtësi!

Petalet e shurupit të drandofilit 
Të ftofta në buzën e djegun prej diellit,
Të ngrohta në zemër 
Përsëri m’i solle në andërr 
Letrat e mshefuna n’musandër !
Me aq freski !      

Edhe n’Tiranë , edhe në Shkup                        

Petalet kanë çel, fisniket tona i kanë m’jell 

Edhe për pak aromë n’oborr

Edhe për musafir shurup me bylyzyk në dorë,

N’kavanoza petale t’palume 

Me fresku buzët zjarr t’përvlume!

Me tabak me ojma birali 

Mikpritjen me dashni !

Valë e detit ,
Në Londrën e mbretit 
Më erdhe kaq larg 
T’më kujtosh kush asht i imi prag!
Sytë fërkova 
Nga gjumi u zgjova 
Dhe deti lum m’u kishte ba 
Temza e zhytun në Bunë 
Ashtu sonte e pashë unë!
Dritën e hanës sonte e kishte xh’vesh 
Mbas urës Battersea e kishte msheh !
Me aq  nostalgji

Andërr e mall!
Deri sa t’ jem gjallë !
S’ka kush ma vjedh bukurinë e mallit !
Asnji mallëngjim nuk asht mallkim!
Asht për penën bekim 
Për zemër asht bukuri 
Nuk zbehet ,ruhet me shumë mjeshtri !
Çastin kur malli zbehet 
Letra thahet pa lot , dhe pena nisë e thehet!

Ky shurup drandoles t’verdhë e t’kuqe 

Si faqet e nuses Burbuqe!

Mall,pa ty s’jetohet!
Ke madhështi !

Scroll to Top