O Zotni,
Prush e kalavesha bukurije
Buzë Temzës e buzë lumit
Kaq shpejtë i çove prej gjumit
Mbulove rrugën me hijeshi
T’u plaroftë dora , se kjo veç ty t’ban vaki !
Por sikur pak ia ke tepru
Syni tanë këtë bukuri pa shkrep a mundet me duru?
Nuk e di a je Zotni a Zonjë
Por gjithë këtë hijeshi
E gjithë këtë bukuri
Veç dora yte e qendisë
E syni im e begenisë
Tuj ec e tuj shkrep
Rrugën për vendlindje,nuk dita ma,me e gjetë !
Prush, prush e ke ba
Si nuse rrugtë e Londrës i ke stolisë
E unë tuj ec e tuj I thanë mërzisë,
Ik e shporru e më le rahat
Ta knaqi synin se asht sevap!
Pranverë bane o Zot gjithmonë
Bylyzyk e unaza na e ke mbush rrugën tonë!
Si kambrik e birali me pe mëndafshi bojë bakam
Mos e gjuj pa merhamet ,salltanetin n’kalldram!
Lulet me gjethet tuj vallzu
Bashkë tuj u knaq
E aq shumë tuj u dashtë
E synin tuj ma g’zu!
Dora tu plaroftë o Lartësi hyjnore!
