Frika

Frika

Si pikat e vesës renditet vargu i frikës.
Frikë, për jetën
Frikë për vdekjen
Frikë për çdo hap që hecim,
Frikë mes rrugës mos t’ngecim .
E ç’kuptim na paska jeta
Kur me frikë jetojmë edhe në pikë të ditës.
Frikë mes territ , frikë mes dritës.

Për çdo gja që na pret nesër kemi frikë
E at nesër kush e di a asht e sigurtë që kemi me pritë.
Pse e gjithë kjo frikë na turbullon trut
Në këtë jetë kaq të shkurtë?
Kur pikat e vesës i zhduk dielli
Nga rrezet e flakta që vijnë nga qielli.

Me vargun e renditur rreth qafës tonë
Frika na nxen frymën, gjithë jetën gjithmonë,
Pse e kemi gjithë këtë frikë,
Kur gjithë nga kjo botë ikim nji ditë ?
A ju kujtohet para dy viteve që u mbyll gjithë bota e mjerë
Frika para trimërisë ka lind , se trimat kanë vdek kaherë!

  • Ah sikur mos të ishte frika e pa frikë të shijohet jeta
    Sa ma e lehtë o miq kishte me qenë edhe vet vdekja!
Scroll to Top