Gjeranat dhe Geranium, lulja Profetit Muhammed


Mbas çdo lule dhe çdo emni, qëndron edhe nji legjendë.
Zakonisht legjendat thuren nga populli apo nga vet individi për hir të dashurisë, admirimit, me ngritë edhe ma lartë diçka që njeriu ka për zemër .
Por ndodhë nganjëherë edhe nga urrejtja apo friga .

Shumë shpesh gjatë gjithë jetës time i kthehem Gjeranave.
Dhe nga admirimi për at vend, gjithmonë kam lidhë origjinën e emnit,me lulen Geranium.
A e dini pse?
Veç që ma don qefi me mendu ashtu.
Pa pikë bazë dhe pa pikë statistike.
Por diku në thellsi mendoj që emni Gjeranave vjen nga kjo lule. Vjen nga dashurija e pronarit për këtë lule!
Nji legjendë e bukur me Geranium ma shton dashninë edhe ma shumë për Gjerana por edhe për vet lulen.
Nuk është lulja ime e preferuar, sepse mes bukurisë tyne është e vështirë me zgedh. Por edhe për hir të hijeshisë tyne me vjen keq me ba diskriminim.

Legjenda thotë se profeti Muhamed shkoi një ditë në mal për t’u lutur.

Profeti Muhamed, mbas që kishte kry lutjen at ditë , ulet nga mali tepër i lodhur dhe këmisha e ti e bardhë,ishe djersitur shumë.U ndal dhe ndërsa pushonte pranë një lumi me nji bukuri të rrallë , vendosi të lante këmishën e tij në ujë në lumin që mahniti edhe vet Profetin me bukuri.
Por edhe lumi u mahnit me madhështinë e Profetit dhe gurgullima ndihej deri ke mali ku mbante lutjet vet Profeti.
Pasi e lau këmishën e bardhë bilur , ai shtriu këmishën e tij për tu ter në një shtrat kaçubash, dhe ferrash , dhe më pas u shtri por nga gurgullima e lumit e zuri gjumi .
Ndërsa flinte, ndodhi një transformim , ndodhi nji mrekulli .
Së pari ferrat u skuqën nga kënaqësia për mundësinë për t’i shërbyer njeriut të madh ,Profetit.
Ishin rritë dhe të gjitha ishin drejtu kah dielli me e ter kemishën e Profetit sa ma shpejtë që është e mundur.
Pasi u zgjua, të gjitha ferrat dhe kaçubat ishin shëndrruar në geranium.
Aty thuhet që lindi së pari kjo lule e quajtur geranium .
Ferrat u shëndrruan në mullagë me lule me tërli ngjyra por e kuqja scarlet e zjarrtë ,dominonte pran lumit që tashma gurgullonte plot lezet dhe naze,që aty ishte la këmisha e Profetit.
Ferrat dhe kaçubat ishin skuqur nga madhështija e Profetit dhe transformimi tyre zbukuroi edhe ma shumë lumin dhe qiellin mbi te. Të gjithë zogjët vrapuan me pa at mrekulli dhe me cicërimën e tyre shpërndanë lajmin përtej lumit.
Këmisha ishte mbush me aromën e luleve.

Përndryshe kjo lule ,lulja e barbarozës simbolizon lumturinë, shëndetin e mirë, dëshirat e mira dhe miqësinë.
Në Amerikë shumë e preferojnë si lule fati dhe harmonije në shtëpitë e veta.

Geranium me ngjyrë të bardhë largon gjarpnin dhe mushkajat.
Rrënjë e sajë ndihmon infekcione të ndryshme.

Geraniumi është me reputacion në shërimin e mavijosjeve, prerjeve dhe gërvishtjeve, ekzemës, hemorroideve, kërpudhave të thonjve dhe djegieve nga dielli, si dhe për të ndihmuar në pagjumësinë dhe venat me variçe. Thuhet gjithashtu se është një ilaç i madh kundër insekteve natyrore dhe është i njohur mirë në botën antike si ilaç kundër rriqnave për qen dhe njerëz.
E du shumë lulen e Profetit dhe lulen që më kujton Gjeranat e mija.
Në Ulqin e thërasim lule mullagë .

Natën e mirë kudo që jeni 🌗

Scroll to Top