Unë kurrë nuk vonohem sepse heci me dritën e Perendisë,
Kurrë nuk qajë sepse lotoj me ankthin e diellit,
Asnjëherë nuk pendohem për
Ëndrrat që më zgjojnë çdo mëngjez nga gjumi.
As dëshirat kurrë nuk i thëras
Por as nuk i kërkoj mbi
Trunin që më rëndon kaq shumë.
Asnjëherë nuk shkeli mbi valët që përplasen mbi retë e kohës.
As shiun kurrë nuk e ndaloj,por e la të bie mbi botën e mjerë
E mbushur plot me mllefe,nuk kërkoj mëshirë nga vehtja as nga bota,
As mekatet nuk i denoj sepse jane te mijat
As hanën se lypi në errësirë
Por as diellin se dëshiroj në dritën e rrejshme !
Nuk i numroj yjet ,i urrej numrat dhe si njoh fare,
Por pa u ndale shijoj bukurine e tyre
Dhe kurrë nuk e ndaloj erën që përplasë gjethet për tokë,
Sepse gjethet e lënduara lëmojnë tokën!
Nuk i ndaloj zogjët të fluturojnë në qiellin e tyre,
Edhe kur humben në bukurinë e reve!
As nuk ndëgjoj kurrë zërin e atyre që gjykojnë,
Se zëri tyre vret ndërgjegjen edhe të vet Perendisë i penduar qe i solli ne kete bote
Nuk kam mllef ndaj historisë dhe shekujve,
Sepse historinë vet e krijuam dhe shekujt vet i numruam!
Nuk mshefi dorën kur gjuaj gurin , sepse guri më kthehet mbrapa.
Nuk durojë dhimbjen e padrejtësisë sepse lëndon
Me shkatrrojnë lëndimet mbi supet e jetimit.
Nuk ndalem edhe kur pushoj sepse bota ka nevojë për mëshirën time.
Nuk shqirrem mbi kupën e qiellit,
Sepse ata që u shurrdhuan nuk duan të dëgjojnë !
Kurrë nuk e pyes njeriun që sheh
Përse është i verbër pranë mëkatit të vet !
Por as njeriun e verbër kurrë nuk e pyes përse sheh më mirë se unë
Dhe kurrë, kurrë nuk ndalem ta pyes vetëvehten,
Se ku shkoj një jetë,dhe pa u ndalë vjen një tjetër ,
Sepse bota mbet e shkretë dhe një mëkatare e vjetër!