Jam voglush nga Siria

Bota po thahet pa njeri mbeti ,
Loti fëmiut po e mallkon,
Nanë e babë i shkreti si gjeti,,
Zemra e ti me lot rënkon!

N’shpirt kjo fytyrê sa herë më ndjek,
Gjumin natën se ç’ma trazon,
Tmerrohet voglushi nuk don me vdekë,
I shkreti hesht dhe veç loton!

I humbur i trembur, i mjeri u zbeh,
Po pret botën t’a mëshiron,
Pa e ditur fare pikërisht kjo botë,
Drejtë vdekjes dhe ferrit po e dërgon !

A ka mëshirë edhe për mu,
Si për Francê dhe  Gjermani,
A ka Zot me më ndihmu
Nuk kam faj që jam fëmi !

Ah veç sonte lutuni për mu,
Dhe në gjumë kur të bini,
Do vijë në ëndërr me ju tregu,
Jam i pastër si florini !

A kam faj që unë kam le,
Në një tokë të mallkuar,
E du jetën , kam Zot dhe fe,
Jam i pastër si lot i kulluar!

Dikush i gëzohet tmerrit tonë,
Ai i mjerë që po m’urrenë,
Ia shtrijë doren që t’ma lëmon,
Se unë kam dinë, dhe unë kam fenë!

Unë nuk urrejë dhe as nuk di,
At mizor njeri të mjerë,
Më ndihmo o Perendi,
Shpirti më digjet u mbush plot vner!

Unë ëndërroj edhe çmallohem
Për çdo natë kur bie në gjumë,
Nanë e babë kur më ofrohen,
I trembur çohem me lot si lumë!

Tê përgëdheli babë dhe ty oj nanë,
Po frigohem sonte në gjumë,
Pse më latë si fukaranë,
Ju kërkoj pa nda, ju dua shumë.

Lojrat e mija a thu ku mbetën,
Shokët e rrugës a i kam  gjallë,
Sirinë pse edhe sonte e djegën
Për gjyshen time sa shumë kam mallë!

Po shkollën time pse e shkatrruan,
Librat e mija ku  me mbetën,
Ikëm aq shpejtë kur lajmruan,
Bile dikush ta shpëtonte jetën !

Po përse veç unë a thu shpëtova,
Të sillem rrugëve mbarë Evropës,
Uri dhe urrejtje veç përjetova,
Lëmoshë dhe strehë t’i kêrkoj gjithë botës?

T’jetoj dua se jam fëmi,
Jetim i mjerë gjithmonë në ferr,
Po si durohet as vet se di,
Kur gjumi kurrë më nuk më merr.

Derën mos ma mbyllni po ju tham,
Lotët i mija dikur ju nemin,
Loti jetimit është tepër i randë,
S’kam prind s’kam tokë, dhe askend temin !

Jam mbas dere fort po trokas,
E kam ftohtë dhe zemra më dridhet,
Nuk kam forcë as të bërtas,
Jam uritur shumë dhe ngadalë po ngrihem!

Derën ma çel se jam voglush,
Pa njeri jam dhe  pa vatan,
Siria digjet u bë prush ,
Mi ktheni ju lutem babë e nanë !

Hape derën se u ngrina,

Sot jam unë nesër mund t’jesh ti,

Kaq shumë ka bota zenjina,

Por vështirë me gjetë njeri!

Diogjeni njeri kërkonte,

Me fener n’Greqinë e vjetër,

Edhe unë njeri po lypi,

Një copë bukë dhe kurgja tjetër!

Bota po thahet sikur gjethi,
Bie për tokë dhe po rënkon,
Po zbehet nga turpi sepse  heshti,
Që fëmiu i vogël po e pëson!

Scroll to Top