S’jam refugjatë, unë jam udhëtarë nga halli

S’jam refugjatë, unë jam udhëtarë nga halli

Udhëtarë hallit dhe pa dëshirë
Në vend të largët në dhe të huaj,
Aty ku lypa veç pak mëshirë
Me orë me ditë edhe me muaj !

Më dridhej zemra rrugës tuj hec
Nuk njifsha njeri , asnjë fytyrë,
Me gishta flisja sikur memec,
Me u gjetë duhej në çdo mynyrë.

Humba një natë,një natë vonë shumë
Sillesha vërdallë edhe pse afër isha,
Aq shumë u tremba e mjera unë,
M’u fshinë nga truni gjithë çka kisha!

Dy varza të mira aty afër kaluan,
Ato vërejtën trishtimin tim ,
Mos u tremb më thanë ,dhe në derë më çuan
Atëherë e lëshova një psherëtimë!

Sa fort u gëzova që derën e pashë,
Samiu përjashta me lot qëndronte,
Edhe lotët e mija rrjedhshin pa dashtë,
Fatin e gyrbetqarit ai e mallkonte!

“Jemi udhëtarë të hallit “ai thoshte.
Mos më quani refugjatë,
Lotët e mija nuk teren sonte,
As me dritë ,e as sonte me natë.

Zoti e fali këtë tokë të lashtë,
Që t’udhëtojmë ku dojmë edhe kudo,
S’është e imja edhe me e dashtë,
S’është edhe e ytja o njeri kupto!

Edhe vet Zoti askund s’ka tokë
Shkon shetrit kah ai dëshiron
Krijoi për gjithë të madhen botë,
Ndërsa kufirin njeriu ma cakton!

I lumi ai që vjen me dëshirë,
Me sy të shtrembër kush se shikon,
Kush vjen nga halli si një qelbësirë
Gjithkah sillet çdo kush e mallkon.

Samiu shante ,shante atë natë
T’parë e t’fundit që i mallkonte,
Mos me thuani refugjatë,
Gjumi s’më merr gjithë natën sonte !

E pata shtëpinë,e pata bukën,
Pata miq dhe pata shok,
Unë nga halli morra rrugën
Qesh njeri ,refugjatë jam sot .

Mos m’përbuzni se nuk iu fali,
Me dëshirë këtu unë nuk kam ardhë,
Nuk ka ditë që s’më këputi malli ,
E ti më përul ore fatbardhë!

Me lot dëneste, nuk fjeti at natë,
Unë isha e lodhur dhe në gjumë shkova,
Mbylla sytë si një zog i ngratë,
Nanë e babë atë natë ëndërrova!

Sikur më thonin mos ki frikë,
S’ka vend të vet as s’ka të huaj,
Moj bija jonë ,po edhe ju një ditë,
Do t’ ktheheni shpejtë në tokën e juaj !

Në ëndërr me dhimbje ata më ngushllonin
S’kisha dëshirë at natë të zgjohem,
Duart e mija fort m‘i shtërngonin,
Sa herë e kujtoj ende përmallohem!

E strukur në gjum si një zog i lagur,
Tanë natën e lume me ta në përqafim,
Herë me nanën e herë me babën ,
Herë me motrën dhe vllaun tim !

Hejret n’ mëngjez unë kur u zgjova,
Mallkimet sharjet nuk përfunduan,
Nga mërzia më tha ” unë marova”
N’varr sharjet me refugjatin n’vend t’vet shkuan!

Nuk qanë burri për çdo ditë ,
Veç nga halli i madh e pat,
Vatanin la dhe nisi mu mërzitë
Sa fort e urrente fjalën refugjatë!!!

Burri qanë veç njiherë në jetë
Tana hallet me zor ai i duron,
Vatanin me mbrojtë kur nuk ka kivet
Atëherë shanë me mllef dhe veç mallkon!!

M’vorrosni n’Prishtinë na tha një ditë
S’ju fali kurrë nëse atje s’më ktheni,
Nuk dua n’këtë vend me u mërzitë
Atje më çoni këtu mos m’leni!

Amaneti u kry ky amanet i ti
Atje pushon në Prishtinën që deshti
Ai në tokë të vet në paqë dhe qetësi
Dhimbjet i pushuan dhe loti mërgimtarit heshti.

Ah sa çmim .sa çmim të lartë,
E paguan me lot refugjati vjetër
Trupin veç e merr ai i ngratë
Zemrën e le në atë tokën tjetër!

 

Scroll to Top