Gjuetija ulqinake

Fëllanza Shtojit fazani dhe shkurta,
Zbukurojnë qiellin si gurë margaritar ,
Pelikani dhe unë që më thojnë jam ma e urta
Lindim për gjuetarin jetën me na e marrë!

Petën dhe orizin sa shumë e hijeshojmë
Jetën na e marrin për shije të gojës
N’trathëti na vrasin kur lart fluturojmë ,
Dëshmore bijmë si luftëtare të Trojës !

Të shkruhet për gjuetarët e Ulqinit është histori në vehte.

Në kohën e tërmetit Vitin 1969, shtëpija e jonë në Gjerana peson bajagi plasaritje.
Ajo shtëpi ishte kujtimi gjyshes tande Memes, tezes teme, babës tand Xhavit, axhes Hodos, hallës Rukijes. Kujtimi Sahitit,Tofikut,Files, Fijes, Farijes, Times, Nures, Hibit. Ishe kujtimi i gjyshrave dhe styrgjyshrave tonë që ata kujtime na kanë lidhë shumë gjatë të gjithëve me nji dashuni të sinqertë .
Mirëpo ishte tash e pamundur at ditë termeti që e theu gjithë Ulqinin me jetu ma në at shtëpi me plot plasaritje.
Nuk ishte aspak e lehtë me lanë e mos me u kthy kurrë ma në at shtëpi.

Xhaviti, baba yt I thotë nanës teme, File tesh shpija jonë isht edhe e juaja dhe dera isht e hapun për të gjithë ju.Edhe ashtu ndodhi.
Ishim 6 antar por numrat atherë nuk kishin randësi. As koha që ishte gjysëm viti deri sa pritshin me hy në shtëpinë tonë.
Erdhëm dhe u bam si nji familje. Edhe pse at dashuni gjithmonë e kishim pasë prej vizitave në Gjerana.
Ishte ajo shtëpi e Xhavit dhe Hodos pak në kodër dhe dallohej me një madhështi.
Ende e kujtoj si një keshtjellë mbi kodër.
Mu edhe Danës na e patët dhanë bajagi nji rol të randë. U donte me ju ba me qesh të gjithëve.
Sa herë na kapte gazi edhe kur tezja Meme na thonte kish, kish, kish se Xhaviti isht në gjum..
Po ku ndalohet gazi i fëmijerisë.
Ku mshifet sinqeriteti i të rinjve?
E mbulojshim gojën si fajtor dhe nuk lejshim zani me u ndi por gazi nuk ndalej.
Prej Xhavitit pak e kishim nji frikë por gazi gaz.
Ai ishte shumë serioz.
Ishte burr I qytetit dhe katundit.
Ishte Anton Çeta para Anton Çetës.
Ishte Anton Çeta para se kishim ndëgjuar për Anton Çetën.
Nuk e di sa e dijnë të tjerët por ai pajtonte shumë feude dhe mosmarrveshtje në qytet dhe katunde.
Kishte miqësi me Malsorin, Anamalsin, Malaziun,Kranjanin, Kosovarin.

Biti , si e keni thirë,ka pas kumari (pobratim )Ali Çobën,nga Kraja ,Gjon Kaculin nga Shtoji dhe njerëz të panumërt që kanë qenë miq nderi në shtëpinë e ti.
Thojnë që Xhaviti ka pasë shumë veti të Ibrahim Husho Shurdhës, gjyshit tonë.
Xhaviti ka ba fejesa të shumta dhe të gjithë ato fejesa kanë qenë të skalitura me shumë nipa e mbesa që sot janë gjallë.
Ai ka pasë kumari edhe me shumë tjerë.
Ndersa Hodo Begu vllau i ti ka qenë ndihmes i redaktorit në radio Titograd , Gjelosh Gjokaj ,ka qenë kryeredaktor ,në gjuhë shqipe !
Ka qenë kryetar i komunës dhe flamuri shqiptar është vu me at jugosllav kur ishin pengesa të pa numërta gjatë kohës dhe mandatit ti.
Gjuhën shqipe e kanë folë aq bukur e pastër, sa qe të gjithë neve gjithmonë na keshillonte mos me përzi gjuhën se nuk është bukur.

Kishte miqësi me të gjithë pa dallim dhe fjalë e tija ishte e fundit.
Xhavit Beg që të gjithë e respektonin
I kishte fjala randësi. Misioni ti ishte me ndihmu aty ku ka nevojë.
Tregonte shumë tregime interesante prej takimeve dhe mikpritjeve të katundit që shpesh shkonte me mision.
Edhe kur tregonte tregime qesharake nuk guxonim me u zgerdhi shumë në pranin e tij.
I kishte hije sheshiri dhe çiftja Xhavit Begut.
Gjyetija nuk i ka pasë hije kuj si atyne dhe shumë ulqinakëve.
Por me gjueti e këndonin edhe kangën e Tahirit.
Të jesh gjuetar e mos me kendu Tahirin ku ka ?

At gaz at dashuni edhe pse larg edhe pse me vite nuk jemi pa unë nuk e harrej për jetë.
At dashuni të sinqertë që e kemi bajte na nipat e mbesat e Hushit e kemi kujtim të bukur të femirisë tonë.
Nuk ishte asgja tjetër veç vazhdim i dashunis të nanave dhe tezeve tona.

Ndalu o gjuetar o trimi pushkës ,
Vare at pushkë në murin me kashtë
Thëllëzën e malit dhe thëllëzën e fushës
Mos ja ndal kangën por këndoni bashkë!

Eh gjuetar e Ulqinit, si të shkruhet për Ulqin e mos me u përmend gjoja e çiftes ulqinake.
Me gjithë dashuritë që I kam për kafshë dhe shpez, ky ishte sport I mbretërive.
Atëherë ju kishte hije ajo çifte e Tahirit dhe kanga që shkon me te.

Qofshin në Parajsë kurse na i kujtofshim gjithmonë për të mirë.
Kujtimet e bukura qenkën infusion i jetës.
Sa mirë që i kemi dhe arsyen që i shkruaj janë që dikur mund të veniten fare.

Scroll to Top