Nuk lodhem kurrë të shkruaj për ty
Edhe kur më thojnë që po ia tepron
Të kam xhanin tim të kam dritë në sy
Me dhemb shpirti shumë që vetmia t’lëndon.
Nuk jam aty por aq shumë po e vërej
Këtë qetsi dhe heshtje që simjet po të vret
Me shpirt dhe zemër deri në Londër e ndjej
Mos u mërzit mos u përkul mos u dëshpro o mbret.
Gjumin e ambël po t’tham dhe natën e mirë
Sy dehuri im i rrallë me valët e detit,
T’më zgjohesh n’kaltërsi ti o erëmirë
Këndoja popullit tand ninullën si i ka hije mbretit.
Përkundi sonte barkat në dritën e hanës,
Lëmoja ballin ngadalë gurit Gjeranave
Për mërgimtarin që qanë me lotin e nanës,
Ulur i heshtur nën hijen e kaçubës të thanave.
Më flej i qetë sonte me legjendat e tua,
Gjithë natën e lume përshpërit ngadalë
Gjithmonë të deshta dhe gjithmonë të dua
Ose unë t’grabis ty,ose nga malli ti ke me më marrë!
