Laroshi



Vendet tona dikur ishin ndryshe .
Buka dhe krypa ishte sofra e jonë.
Mikpritja ishte madhështija e jonë.
Ninullat ishin këngë e jona.
Dhe djepi nuk ndalej…..brez mbaz brezi shkonte prej një çatije në tjetrën, prej malit në det dhe prej detit deri në katund.
Kishte varfëri por mbi të gjithë ishte besa, ajo fjalë e shenjtë për të gjithë.

Respekti ishte plumi që të vriste dhe vinte nga ai që nuk respektohej.

Dikur çdo shkretëtirë ,çdo qytet, çdo katund dhe mal i kishte legjendat e veta.
Kishte rregullat dhe traditat që ishin të shenjta.
Çdo Kala dhe anije poashtu mburrej me detarinë e vet. Çdo katund mburrej me plakun e katundit me zakonet dhe bujaritë e veta.
Qyteti ishte larg prej fshatit , mali larg prej detit, deti larg për të gjithë, por kurrë nuk ishin më të dashur njëri për tjetrin se sa në ato kohra të lashta.
Respekti ishte i madh për mustaqekoshat por dashuria për ata që përkundshin djepin nuk ndalej dhe legjendat thureshin pa u ndalë.
E dinte çdo kush ku e ka vendin.
Të gjithë mburreshin me vehten.
Me anije nuk i hypej malit por as detit nuk i dilej deri në fund me kal .
Rruga deri ke deti ishte e largët për disa, kurse për disa të tjerë rruga për mal e pa arritshme.
Dhe ai që jetonte në katund kur e zinte nata ke ai që jetonte në det apo në shehër,hynte në konakun e parë që e zinte terri.
Një ditë të ftoftë dimri nga katundi ulet me kalin e vet Laroshin ,një burrë me musteqe , me koburen qeleshen dhe plot madheshti.
Ulet me ble pak krypë dhe pak harxh.

Rruga ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme.
Laroshi ishte plak shumë dhe ishte tepër i lodhur.
Burri me kobure në brez, musteqet që i pshtillte kohë pas kohe,herë i hipte kalit herë hecte në këmbë sepse nuk ia duronte zemra me e pa kalin e vet aq të lodhur.
E zuri terri dhe kali ma nuk hecte.
Ofrohet shtëpisë parë dhe bërtet:
-O i Zoti shtëpisë a ke konak sonte për mu?

Hajde, hajde mirë se vjen o malësor , eja he trim i malit.
Kush të solli vera a dera ia kthen me gaz i Zoti shtëpisë. Hajde hajde bujrum. Për musafir dera është gjithmonë e hapur. Po hyn, hyn mbrenda se na ka ba ftoftë.
Xhvishet mustaqekoshi, hjek koburen dhe ….dhe lyp një vend me lidhë Laroshin.
O i Zoti shtëpisë, ku ta lidhi Laroshin tim, është shumë plak dhe i lodhur dhe nuk lihet jashtë në këtë dimër?
Mendon i Zoti shtëpisë dhe i penduar deri në fyt që e ndali mustaqekoshin me bujtë në konakun e vet, ia kthen:
-Lidhe për gjuhë timen, që hangra mut dhe të ndala me bujtë !
Ehhhhe, aty ….aty krisi i gjithë sherri.
Ofendohet mustaqekoshi aq randë. I mbushen sytë lot. I bjen qeleshja nga koka. I dridhet trupi. Musteqet i çoroditen.
Laroshi lëshon një ulurimë të pa parë.Nisë i shkreti hedh shqelma dhe ati i del një lot i madh në sy.
Aty vërtetë krisi sherri.
Tradhëtija e traditës.
Mikpritja u njollos.
Merr mustaqekoshi, nxjerr koburen nga brezi dhe gjuan lartë në qiell.
U shpërthyen retë.Prej at ditë ma shumë shi se diell.

Nisi një erë murrani të çmendur që kurrë nuk kishte pasë më parë.
Një shqiponjë bie e plagosur mbi Laroshin nga plumi mustaqekoshit.
I Zoti shtëpisë i turpruar bahet si zeheri sepse atë kohë ende egzistonte turpi,Ah që nuk gjet vend ku të mshihet dhe ikën at natë në mal. Kurrë ma nuk kthehet.
Mustaqekoshi nga inati merr gurë, gëlqere disa tjegulla dhe mbaron shtëpi për Laroshin.
Nuk kthehet kurrë ma në katund .
Edhe pse vdiq Laroshi ai nuk kthehet kurrë ma.
Aty nisi e gjithë tragjedija jonë.
At natë të zezë.
Nga dhimbja për Laroshin të gjithë u bënë larosha.
Tradita dhe mikpritja mbaroi.
Besa u harrua. Mbet veç si një kujtim.
Ai i katundit erdh në shehër , ky i shehrit iku në mal.
Ata që nuk kishin as durim dhe ishin në hall ikën fare nga vendi, dhe në vend të huaj nuk kishte ma as shehërli e as katundar por jabanxhi !
As ai i malit nuk dinte me notu në ujrat e detit as ai i shehrit nuk dinte se si mbahet koburja në brez dhe besa në gjuhë.
Lamshi pa fije.
Ia nisën ofendimet, urrejtjet, përçarjet…..
Prej asaj ditë era nuk u ndalë kurrë ma.
Rana e Ulqinit , Sarandës, Durrësit, përhidhej nga era në gjitha anët. Tiranën, Prishtinën, Pejën e ngulfati betoni dhe dipllomat me germa shtypi të vogla!

Katundet disa mbetën të shkreta e disa u shëndrruan në Parajsë nga bijtë e mërgimit, kurse shehret u shëndrruan në sirena detit- as femër e as peshk . Ose ma mirë me thanë u shëndrruan në makabër!

Laroshi shkret vdiq me plagë në zemër dhe me ndjenjën që ai ishte fajtor që shumë u shëndruan në Larosha.Si ata të katundit si ata të shehrit .
Vdiq i shkreti kurrë pa iu ter loti nga syri i bukur si rrush.
Shqiponja mbet ende e lënduar herë në pëlhurë kuq e zi , herë kaltërt e verdha sikur i ka ra sarillyku e herë sytë i qesin xixa verdhë e kaltërt.
Ai i shehrit u pendua shumë që e ndali me bujtë mustaqekoshin por edhe në fund e ofendoi shumë randë pa ia marrë mendja se kur vjen vakti me qitë kobure, shehrlija nuk ka b…

Rahati nuk pat ma kurrë.Sepse edhe ai i katundit edhe ai i shehrit me nder m.. e bani prej ditës që Laroshi u ofendua keq.
Nuk shihte ma kush lara lara, veç bardhë e zi.
Tjera nijansa nuk egzistonin.
VEÇ BARDHË E Zi !
Ky i shehrit e priste at të katundit me krisë koburen kur vendi ishte në zorë dhe rrezik,sepse vet b…ë nuk kishte, kurse ky i katundit një herë kur e kriste koburen ma nga qyteti nuk ikte dhe e mbante at kobure për çdo kend që i dilte përpara pa dallim.
Era frynë dhe nuk ndalet,shiu të shpon me pikat e veta, mustaqekoshat tonë ofendohnë njani tjetrin pa u ndalë.
Parti mbas partie, zgjedhje mbas zgjedhjesh , cirkus mbas cirkusi.
Kush e pësoi?
Laroshi i shkret që kishte madhështinë e malit dhe detit por fatkeqsisht as të Zotin dhe as nikoqirin nuk i pat si duhet.
Kape njinit e mshoja tjetrit.
As vet na,as Amerika as Evropa nuk po e ndalë erën që nisi at natë kur Laroshi po jepte shpirt.
Era përzinte trunin, ndjenjat, shqisat, vetëdijen tonë.
Të nemurat e Laroshit nuk po kryhen ende sepse si vdiq i shkreti , patkonjët e tija i mathi gamari !
Gamarit po i bjen i madh samari dhe patkonjët dhe nuk po e duron dot madhështinë e Laroshit.
Lamshi pa fije!
Puna u ba kos!
Gjithkushi tuj fajsu çdo kushin !Fajin dhe përgjegjësinë tuj e marrë askushi!
Mësuesi del në shesh dhe shet cigare.
Çobani pren delet në fyt dhe ata vazhdojnë me ia dhanë votën.
Delet çoroditen dhe nuk i besojnë ma as fyellit, ikin dhe shkapërderdhen në gjithë botën.
Populli po i bjen kavallit!
Rahati nuk ka !
Secili gamar lypë patkonjët e Laroshit !
Jo jo patkonjët e Laroshit nuk i rrijnë dhe nuk i kanë hije secilit gamar që vjen në pushtet.

Po fundi fundit ku me gjet ma një kal që i rrijnë ato patkonj si duhet ?

Me sa duket, nuk ka ma…..vendin tonë nuk e dojmë ma edhe pikë !







Scroll to Top