Si m’ke nijef Ulqini im


Si m’ke nd’njef sot Ulqini im
I gjithë populli ka ra n’dëshprim,
E gjithë bota kemi një hall
Me dalë shëndosh dhe me dalë gjallë !

Të lëndonin dikur o zemra ime
Sot ulqinaku ka ra n’ mendime
Dikur ty të gjithë t’lëndonin
Hiç për ty disa s’mendonin.

Eh sot, populli yt është aq i friksuar
Është mërzitur aq rëndë i lënduar,
Sot je ti që shpresa i jep
Veç bukurija yte i kthen në jetë.

Një valë deti, një rreze dielli
Një erë e lehtë dhe kaltërsi nga qielli,
Pak aromë ulliri dhe hija Kalasë
E çon peshë shpresën gjithë dyrnjasë .

Sot je ti që i jep pak shpirt,
Me bukurinë tande dhe qiellin që ndrit
Mbaje të fort sot shpresën ulqinakut
Jepi shpresë në derë t’kanakut.

Edhe prej mbrenda të shijojnë ,
Valët e detit t’i ndëgjojnë,
Si Olimp i ngritur mbi det dhe gur
Ulqinakun tand e mbron n’pëlhurë .

E mban të mbështjellun në mëndafsh,
E mban në mbrotje si pëllumb gugash,
I jep shpresa i jep durim,
I jep dorë për një shpëtim.

Kurrë ma shumë nuk më ka marrë malli
I bukuri im me erë portokalli,
Ngjyrë i kaltërt me ngjyrë dukat
Ah medet që nuk të kam ma ngat.

Me t’a sjellë një pëllumb nga Londra
Për fëmi me t’i sjellë ca lodra,
Me të mbështjellë me gjithë zemrën time
Me të mbrojtë me të mijat kujtime!

Me të sjellë pak fortesë të murit ,
Pak durim me zemër t’gurit,
Me ta sjellë pranverën me plot lule
Ty i vogli im që kurrë nuk u përkule.

I vogël je por plot madhështi,
Valët tua pa u ndalë sa i kam lakmi
Ushtimën e tyre e ndëgjoj ke Temza
Sa herë të permendi a të zen lemza?

Me t’i këndu ca vargje të mija
Që nisën n’Gjerana nga e imja shtëpija,
Me të këndu këngën e vajit detarit
Me të mbrojtë për jetë me çelës të arit.


Scroll to Top