Zemra e harruar



Vrapova me zanë zilen e telefonit.
Nuk ndalej dhe unë tash nga inati e ngadalsova hapin .
Pak u nevrikosa .
Kush ka nevojë pret, mendova fshehurazi.
Dikur e kapa ndëgjuesen ,por një halloooo më mbet në fyt.
Një za aq i bukur , aq megjeps më la pa fjalë.
Ma morri frymën.
Nuk e di nga vinte dhe kush.

-Du me ta çu nji paket.
-Paket ?
-Pse?
-Jo të lutem mos.

-Pa pa ,unë e paketova dhe të vjen neser.
-Jo të lutem sepse më lëndon shumë… dhe kush je ti fundi fundit që ke guxim dhe thëret kaq vonë?

-Unë e kam nisë edhe pikë.
-Jo edhe pikë, unë nuk ia marrë postierit!
-E merr e merr edhe mirë bile,sepse ai postieri jam unë vet !

Morri fund biseda.
U ndal telefoni dhe zani që vinte nga ajo anë mbaroi me një ty-ty .

Nuk fjeta gjithë natën at natë.
Isha shumë e shqetsuar.
Ku nuk më shkonte mendja .
Sikur dikush po luan me mua.

Në mëngjez më zuri pak një gjum mashtrues , por prap u zgjova si e trishtuar.
Sikur kisha frikë me fjet , me hy në gjum të thellë .
Ka ora shtatë e mëngjezit ra zilja.
Shikova orën dy herë, dhe pak me ngurrim I nisa në drejtim të derës.
A thua kush mund të jet në këtë mëngjez kaq hejret, mendova pak si e shqetësuar?
E hapa derën.
-Kush je ti, e pyeta me çudi kur e pashë plakun me një mjekërr që i shkëlqente si florini ?
-Jam unë moj, Ulqini !
-Ulqini, Ulqini si emni qytetit…..? Ulqini?
U habita dhe deshta me vrull me e mbyllë derën por nuk e di pse m’u keput kiveti fare.

-Ta solla paketën që e ke lanë mas, më tha dhe solli shpinën.
-Ç’farë thua, ku e nxen gjithë at paket një banesë e ime e vogël.
-Jo jo, nuk e pranoj.
E zgjati dorën por për çudi….
-He more po çështë kjo pakkkket kaaaaq e vooooo….gël , mu murr goja nga çudija.
-Nuk e marrë sepse ajo që prita ishte shumë e madhe. Jo jo, nuk du asnjë paket!
-Merre me tha dhe mas ma çaj rrashtën. Isht ky emni jet ?Pa ! Atëherë…. ç’farë dan që unë të krijoj nji paketë të madhe. Vet e le mas dhe ike.
-Kush të ka faj ?!
-Po mirë, pse po ngutesh kaq shumë, eja eja të shoh pak se me paska marrë malli aq shumë për ty, për erën tande !
-Ja,ja ,jam shumë i lodhun. Kthehem nga Australia e largët, nga Amerika, Zvicër, Franca, Gjermanija.
-Më janë çil këmbët varrë sa vendet i paskëm pasë , as vet nuk e paskëm ditë.
Sa ulqinaku, anamalsi, kranjani, shestansi, shtojaku…..
-Simjet më mungoni aq shumë.E kam zemrën bash fare simjet. Nuk nigjej zanin e juaj, nuk me keni ardhë shumica. E ku ka lezet vera pa ju?
-A ka lezet qyteti pa ju ?

  • E kam nji shprazti aq të madhe !
    -Shkova vend më vend, qytet e shtet nuk kam lanë pa shku .

-Të gjithëve ia dërgova zemrat e harruara.
Sa gyrbetqarin e shkretë e paskam unë një qytet kaq i vogël. Më keni lanë dhe nuk jam idhnu me ju ,par hatri besa më ka met.

-Pse ikët dhe ala pa ikin?

-Po mirë më tregon pse mua më vizitove në fund, më le të fundit,sikur hupa muhabetin dhe nuk i dhashë përgjegjjen që e priste.
-Eh ti ….ti më lëndon aq shumë me ata nazet e tuja . Ti më mbush vaj çdo ditë gati prandaj…..
Ti më ban aq mendjemadh, ma rritë mendjen por edhe ma qet vajin, m’i mbush sytë lot.

-Mirë pra,nuk do të shkruaj më kurrë!
Po ndaloj dorën, mbasi të lëndon kaq shumë!

-Ja moj ja kurrsesi, kurrë dorën mas e ndalë sepse edhe kur premton ,ti rren .
Dora nuk shkruan par shkruan zemra moj vajza jeme .

-Çuditem që një ditë nuk kalen, dhe ti bile dy rreshta nuk e len pa i shkru. Vërtet më dan aq shumë? Pa pse nuk kthehesh ?
Mas prit të kthejnë të tjerët. Eja, eja.
Pse nuk ktheheni të gjithë?
-Pse nuk ktheheni sa jeni gjallë ? Nuk ju dua të ktheheni kur…..!

-Jo, jo nuk vi sepse shkrimet e mija nuk do jenë të njëjta sikur të kthehem !
-E kupton?
E kupton se nuk është njësoj ?
-E kupton që vlerat rriten veç kur e humbim diçka?
-Jo që nuk të kam dashtë gjithmonë, jo që nuk t’i kam ditur vlerat, taman puna,larg qoftë, por ndryshe, ndryshe kur të kaplon edhe malli .
Ika, ika tesh .
-Po mirë pra ….
I dridhej buza. Më shikonte me një mall , i përplaste qerpikët. Sikur e mshihte lotin !
Iku me vrap nuk e ktheu ma kokën.
Vrapova, e thira , bërtita me za, por u zhduk.
Edhe unë me kokë teposhtë hyna mbrenda .
E morra pakon.
Ishte aq bukur i paketum.
Me dridhje të zemrës e çela.
Ishte një zemër florini aty mbrenda.
Të gjithë dashuritë e mija të para ishin shkri në një copë zemre florini.Në mes e kishte një margaritar, simbolin e vet Ulqinit. Ishte i ngjitur me aq mjeshtri ai margaritar sa që nuk kishte kush që e largon nga ajo zemër.
Në një zemër florini pra gjithë dashuritë e mija të para.

Dashuria për detin, dashuria për diellin, për ranën, për gështenjat, për shegat, ullinjt dhe vajin e kulluar, për peshkun, guacat,për Kalanë mijra vjeçare, për mandarinat dhe kopshtin që e merrsha nga aty hiç pa dalë, për mandin e bardhë, për mollat japane, për gamarin, për benebrekt me bohçe të kuqe ose të bardhë, për hillallykun, zabelin dhe Gjeranat, për antenat në drejtim të mëmëdheut, për Vaçe Zhelën, për Bik Ndojën…..o Zoti jem sa ka. Si i duron zemra të gjithë këto bukuri që kurrë nuk fshihen ?
Ah thashë sa fatlume paskëm qenë !
E morra at zemër ,më dridheshin durtë,por shkova me vrap e bleva një zinxhir nga friga mos më shpëton nga dora , e vara për qafë dhe kurrë nuk e hoqa ma.
Bile thashë edhe pse e lashë e mbaj në rreth qafës gjithë jetën time, gjithë dashuritë e mija të para.
Po po isha fatlume që linda aty ku kurrë nuk e hjek at zemër dhe zinxhir nga qafa.
E ju që e lexoni keni një zemër dhe zinxhir që kurrë nuk e hiqni nga qafa?
Sigurisht që po ,por jo aq të bukur sa ky që e kam unë .
Sa fatlume jam të jetoj me këtë dashuri të parë gjithë jetën.
Takova edhe shumë dashuri tjera ,me famë botnore,por më kot !

E shkruar vitin e parë të Covidit kur bota perjetoi vetminë historike.
Kohnat ndryshojnë shkrimet mbesin…
Ju baftë mirë kafja kudo që jeni 🌞











Scroll to Top