Groshë me mish t’thatë
Perkthimi shqip shqip:
(Pasul me mish t’terun)
“Kanë thanë t’partë tonë, se pasuli òsht jemeku i mbretit !”
E unë kurrë ma groshë prej asaj ditë nuk kam ba!
Grosha ka lezet me kallabllyk, thonte plaku.
T’i mush tanë qoshet e barkut e ta mush tanë shpinë bereqet e musafir.
Bereqet sa dush I thojsha unë plakut,par musafir pak e ma pak çdo ditë…..as kivet e as lezet s’pa ka ma!
Largu fart dyrnjaja!
E ka kaplu dyrnjallyku, tullat e betoni !
Sa herë që shkonte me ra në gjum, thonte “ natën e mirë, kismet nesër ditë e re , nafakë e re.”
Ishte çu hejret prej gjumit.
-Bjer edhe pak, pse kaq hejret je çu, a ke me mih tokë a me mjel lopën?
Bjer edhe pak se edhe ashtu pa pritej me nez shporetin.
Ftoftë na ka ba simjet, ftoftë. Dru nuk kanë met edhe shumë.
-Mirë , mirë moj, par a pa na ven ti sat nji groshë me zi?
Taman ditë për groshë . Nuk na ke ba qyshkur e më paska marrë malli.
Hajtë se pa t’nigjej, qe u futa nën jargan edhe pak, e ti kur t’çohesh na ven at groshë kërrrrr kërrrrrr kadalë kadalë. A nn’jeve?
Edhe për shporet, mas ke gajle, se unë e nezi, si për ditë. Pse a ti je tuj e nez a ? Bile munin mas ma ha !
- Pa pa hajtë si urdhnen Zatnija jote! Groshë kemi sat, u kry !
Shporetin ti se nez për ditë, par hajtë se pa pritej edhe me folë. S’leverdis me ba fjalë me ty….Hajtë bjer edhe pak!
Dita nisi mu xe pak. U çova prej dyshekut, mezi tuj lujtë kryqtë e tuj shkun gjymtyr!
Neza shporetin, vuna xhezven, dhe morra filxhanat e ri prej kredencit.
Nuk e di pse veç ma desht qefi diçka me pi kafen me filxhana t’ri.
- Hajde me pi kafen, se gati isht, e thira nja dy herë.
- T’lumtë dora moj gru, par diçka si e ithtë pa m’duket, a i ke qitë sheqer?
- Pa he burri dheut, pa sat s’pari nuk pa baj kafe! Sheqer si gjithmonë që i qes!
- Nejse, nejse bela unë nuk jam mirë, pa me duket e ithtë . Groshën a ke vu?
Pa pse u n’gute me nez shporetin , a t’thash unë e nezi!
-Ftoftë , ftoftë shumë na ka ba simjet, nuk prita sa çohesh se mërdhifta bajagi.
Ja ala, groshën se kam vu,se ta pi kafen, ta baj pak valë e ma vonë e vej. Ka vakt sa dush! Bile kam edhe pak mish t’thatë . Pa ta baj për qef e për marak.
Para se me shku n’Amerikë djali madh ma ka mush frizhiderin. Ati ju baftë shnet, par dy gojë ma kemi met! Dy gojë e dhamë veç 7, ti kater e unë tre.
- Hajtë moj gru mas qesh ti me dhamt tonë.
A di at fjalën, plaka me nji dham ka hangër Kalanë tunjin ! - Pa lene mar burrë, pa ç’farë Kalaje? Ku na ka met kohë neve ma me hangër nji Kala ?
Dola n’abarr me mledh da karthija me xit zjarmin, i rashë pak me fshisë da gjetheve që kishin ra n’avlli.
M ‘lodha teshat prej telit dhe hyna me vazhdu me kafen që më kishte m‘et pa u kry.
- Pa ku je moj gru që ban vërrrrc e vërrrrrrc, nji kafe nuk ulesh me pi me mu si duhet?
A shef që kam m’et si gjytyrym? Tanë shoqnija ose janë plakë, ose kanë vdek, fmitë tanë na i hangri gyrbeti, motra e vllazni kush u plakë e kush ka vdek!
Ec moj ulu se puntë njaty I ke! Ec se ke me m’lyp ! - Pa, pa njaty I kam par mu m’presin. Pse a ke m’u çu ti me I ba ? Puntë e grave s’marojnë kurrë!
Hajtë, hajtë tesh t’çohem me vu at groshë se besa dan t’zimun kadalë kadalë. Mas me ngut se bahet ma mirë. Mishin e thatë që ta kane ty e shtina n’uj pak m’ja hjek at tym.
Çka thu a t’ju tham edhe motrave tuja le t’vijnë për misditë?
E madhja ka nusen n’shpi e bjen aja me tamabil, e vogla nuk e ka lerg, vjen n’kam. Edhe pse ftoftë, vjen aja isht e pa pritushme!
Eeeee,çka thu?
Diçka grosha e ka lezetin me kallabllyk. Edhe mishi fart I mirë kishte qillu. Prej Sarajeve kastanil na ka parasitë djali. E pastë nana e pastë.
A thu I shkreti lodhet? Nuk e ka at punë t’kallajshme. Lodhet, e tanë kasavet isht par kurrë s’ankohet.
Çka me ba pra? Njikshtu jeta e paska mer burr!
Ishalla i kemi me jetë të tanë se s’qenka kallej me i dishru për z’gjalli !
Ja ja aspak kallej! - Ja besa moj gru, kallej aspak. M’ka marrë malli shumë për ta. Se di, mramë diçka n’anërr herë njini e herë tjetri m’vijshin e ma puthshin ballin.
Bile edhe postieri më erdh në andërr sikur ma solli nji letër. E u ulem bashkë me e lexu.
Punë anrrash !
Hajr e baftë Zoti, hajr! Prej mallit e kam.
Qofshin mirë e Zoti ju faltë shneten, se ja ja nuk qenka kallej me i dishru z’gjalli! E shef moj gru merre Krajën, Zogajt, Sukubinën, Ulqinin, Krythën….. gati secila shpi dikend ka jashtë!
Çka isht kja punë me këtë popullin tonë?
Merri k’ta kajshit tonë t’Shkodrës, e marë Shqipnisë! Merri t’Kosovës, Maqedonisë e t’Preshevës.
Katunet e shpijat ose thatë ose me pleq kanë met.
Rinija ose n’qytete t’mdhaja, ose jashtë!
Gyrbet aty e gyrbet jashtë!
E ata ma kurrë nuk kthehen.
A shef ti njiherë, nipat e mesat tona mezi e flasin shqypen. Fmitë e tyne…..?
I ha toka huj e brez mas brezit harrohen.
Pse, kush pa t’kthet ma moj gru ?
A dolën njiherë, e pat puna!
Pa nejse, nejse se kur flas për këtë gja m’shtërngohet zemra. E s’pa du ma me u mêrzit!
-Pa, pa mirë e ke ,thiri edhe ata se nuk i kam pa qysh kur. Pa pa thiri me nuse se edhe ata t’nimojnë me shtru sofrën !
Thiri besa se bash m’paska marrë malli. Edhe ata me zebanit e vet e nuk vijnë me m’pa.
Isht largu dyrnjaja, isht largu.
Na myti vetmija.
Jemi mledh me nji groshë, e me da makalure. Me nji valë e me nji qull. Tesh tanë t’mirat pa i kemi, par vetmija na myti!
Bana brraf! U çova, pak prej mërzisë e pak që nisi me ec sahati .
Thira motrat e tija me nuse.
Nusja motrës madhe tha:
-a di çka, unë pa e baj nji tespixhe, ti mas u ladh hiç. Edhe nji bukë pa e xa shpejtë e shpejtë . Besa edhe nji bukë kallamoqe nuk na kishte ba keq!
Hajtë se I baj unë e mas u ladh. Pa valla pa vijmë se na paska marrë malli. Hankja sa morri avdes e i kallxej me u ba gati. Shifemi kismet!
Kur fola me nusen e kunatës vogel, edhe aja u shenu.
- U pa vijmë besa, pa vijmë ! Nuk ju kemi pa qysh kur, njikshtu mas fmive e punve e kemi met pa u pa. Besa na bani hallall se isht dashtë me ardhë me ju pa edhe pa na thirë!
Pa se di, se di as vet si shken dita. Edhe hankja ka nisë bajagi ankohet prej gjunjve e mezi ecën. Unë pa baj da haxhimakule ose nji kadaif.
Besa edhe nji pite me kumuj m’bahet e mirë shumë ! - Ja moj ja, mas ban se nusja madhe pa na i ban, e ball kemi! Na dalin e na teprojnë !
- Ja, ja hiç mas ke gajle ti! I baj sa ora! Vijmë ka 3 e shifemi kismet!
Rri pa kasavet, shyqyr mu mledh njaja isht kryesore. Bukë e krypë moj se kallej….
Bash m’paska marrë malli!
U çova. Glira groshën e lava mirë e mirë dhe e vuna me zi njiherë. Ja derdha nji uj.
E grina nji qepë bajagi t’madhe mirë e mirë ,e kaferdisa pak edhe e futa n’kusi bashkë me groshë e mish I perzina n’nji kusi t’madhe.
Edhe pse fart qepa nuk shken kur bahet grosha me mish, unë besa ja qita se ma kan’e!
I nep lezet!
U gjallnu muri, u gjallnu shporeti, u gjallnu shpija.
Era groshës nisi me dalë n’abarr,
Kërrrrrr e kërrrrrrr e tuj knu n’shporet!
- Oj burrë, pa vijnë edhe motrat me nuse, garant edhe denji nip vjen me ta ,me t’pa.
Ço e rruju e veshe kmishën e re që ta ka pru vajza prej Australije..
Edhe mas m’korit si e ke adet. Haje mishin me groshë bashkë ,e mas e le n’fund si e ke adet.
Njiherë e han groshën e ma vonë mishin. Ja ja haje bashkë me groshë se s’dihet.
Njihere nji plak n’Kosovë ,e kishte pasë marrë malli fart për nji groshë me mish t’thatë .
E lut grun me ia ba. Ia ban zavallja me mish ashtu si e deshti. E han I shkreti tanë groshën e n’fund len mishin. Z’di gja veç, tuj hanger e kap zemra, e shken plaku pa hangër mishin.
E lene që shkej plaku, par plaka tuj e qa e tuj e anku “ ah bre burrë bile at mish ta hajshe.”
Gati 70 vjet bashkë kanë jetu, e prej tanë ati rrugtim t’jetës, plakës i metet gaxharremç mishi që se ka hangër plaku!
- Hajtë moj gru, mas ban lojna me mu. E ha mishin e ha hiç mas ke gajle. Pa mirë që i thire edhe ata ,pa rri gzushëm…. Par eh medet t’i kishim edhe evlad tonë sat!
- Hajtë tesh, lene at mall, mas ma xen n’fyt! Shyqyr me familje t’veta tanë janë.
Shnash e mirë shyqyr! Hajtë se tana t’mirat i kanë ! Punë e madhe, Groshë ma, tespixhe e pite me kumuj. Ka edhe atje! - Pa moj gru par tjetër lezet ka buka jonë, a di ti që ata gjithmonë thojnë !
Grosha tuj u zi, bante punën e vet. Era gërgliste barkun, kërrrr kërrrrrrat e saja gjallën shpinë.
Ra edhe zilja!
U mush shpija!
Eja nji e eja nji ,e tenzhere e tepsija sa dush.
Bukë kallamoqe, bukë e xet gruni, pite, tespixhe e haxhimakule….
Çka pa t’dan shpirti.
Sofra plet Ehamdurilah.
Gaz e muhabet!
Era kaploi shpinë ,e berqeti nisi me u gjallnu aq shumë sa që më vinte keq për kajshitë pleq që nuk kishin askend dhe as kushte.
Musha da çinija e da tenxhera të vogla e shpejtë e shpejtë ia qita ka muri që na ndan.
U gzun, u gzun e me let durtë m’i mulun.
- Hajtë i thashë se nuk ju bana çirak!
Ju baftë mirë!
M’përcollën me sy me let!
Tanë m’vetën “ku hupe moj?”
-Qe qe veç pak groshe ja çova kajshive.
-Sa mirë ke ba ,mirë fart paske ba moj gru ,ma kthej plaku.Sevap t’madh ban ti që nuk i harren kurrë ata dy pleq!
Plaku nuk e nalte lugën ma. !
Ha groshë e ha mish.
Ma shlonte ka nji sy me demek me m’kallxu që isht tuj hangër mishin barabar me groshë !
N’fund nuk la pa m’koritë tuj ju kallxu tanve masllahatin e plakut që ka vdek me zhig t’mishit t’thatë !
Qeshën të gjithë.
Kërsitshin lugë e kërsitshin sahana.
Nuk metën edhe da let pa u derdh.
Plaku nisi me qa ,se ju kujtu që djalit t’madh ja kane fart groshën me mish t’thatë, vajzës n’Australi ja kane tespixhen, edhe asaj tjetrës n’Kanadë, vdes për haxhimakule e ky në Amerikë pika I bjen për pite me kumuj.
Loti lotin nuk e nali plakun deri sa nji ditë u shu kadalë pa iu ni zani me tespiq në dorë e me lutje në gojë: ZAT NA I RUJ EVLAD E JU ÇOFTË ZOTI KIVETIN ME MAJTË SHPIJAT E VETA EDHE NE PLEQVE QË NUK PATËM KIVET ME I NDALË E MAS ME I LANË ME NA IK !
Vdiq pa iu ni zani e pa ba njiherë offfff!
Si nji bumallë!
Vildana Dibra Zhubi
Painting : Eugenio Zampighi